21
8.
Mbani veshur pajisje
mbrojtëse personale. Në
varësi të aplikacionit, përdorni mbrojtëse për
fytyrën ose syze sigurie të mëdha ose të vogla.
Sipas rastit, mbani
maskë kundër pluhurit,
mbrojtëse për dëgjimin, doreza dhe përparëse
mbrojtëse që mund të ndalojë copëzat
abrazive ose
të materialit të punës.
Mbrojtësja
e syve duhet
të ketë aftësi të ndalojë copat
fluturuese
që prodhohen nga veprimet e
ndryshme. Maska
kundër pluhurit ose respiratori
duhet
të jenë në gjendje të filtrojnë grimcat e
prodhuara nga funksionimi i pajisjes. Ekspozimi
për një kohë të gjatë në zhurma me intensitet të
lartë mund të shkaktojë humbjen e dëgjimit.
9.
Mos i lejoni personat
të afrohen në zonën e
punës. Kushdo që hyn në zonën e punës
duhet
të mbajë veshur mjetet mbrojtëse
personale.
Copëzat e materialit të punës ose të
një aksesori të thyer mund të fluturojnë larg dhe
të shkaktojnë dëmtime përtej zonës ku punohet.
10.
Mbajeni
veglën elektrike vetëm te sipërfaqet e
izoluara, kur
të jeni duke kryer një veprim në
të cilin aksesori prerës mund të kontaktojë me
tela
të fshehur ose kordonin e vet.
Nëse
aksesori
prerës prek një tel me rrymë atëherë
pjesët metalike të veglës elektrike elektrizohen
dhe mund
t’i japin punëtorit një goditje elektrike.
11.
Vendoseni kordonin larg aksesorit rrotullues.
Nëse humbisni kontrollin, kordoni mund të pritet
ose
të ngatërrohet dhe dora ose krahu juaj mund
të shkojnë drejt rrotës rrotulluese.
12.
Mos e
lëshoni veglën elektrike nga dora deri
sa aksesori
të ketë ndaluar plotësisht.
Aksesori
që rrotullohet mund të prekë sipërfaqen
dhe mund ta
nxjerrë veglën elektrike jashtë
kontrollit.
13.
Mos e ndizni
veglën elektrike kur jeni duke e
mbajtur anash trupit tuaj.
Kontakti aksidental
me aksesorin rrotullues mund ta
ngecë atë në
rrobat tuaja, duke e
tërhequr aksesorin drejt trupit
tuaj.
14.
Pastroni rregullisht vrimat e ajrosjes
së
veglës elektrike.
Ventilatori i motorit do ta
tërheqë pluhurin brenda folesë dhe akumulimi i
tepërt i pluhurit të metalit mund të shkaktojë
rreziqe elektrike.
15.
Mos e
përdorni veglën elektrike pranë
materialeve
të ndezshme.
Shkëndijat mund t’i
ndezin
këto materiale.
16.
Mos
përdorni aksesorë që kërkojnë ftohës të
lëngshëm.
Përdorimi i ujit ose i ftohësve të tjerë
të lëngshëm mund të rezultojnë në goditje ose në
goditje elektrike.
Kundërveprimi dhe paralajmërimet lidhur me të
Kundërveprimi është një reagim i shpejtë që ndodh kur
disku
prerës, mbështetësja e diskut, furça ose çdo
aksesor
tjetër bllokohet ose ngec. Bllokimi ose ngecja
shkaktojnë një ndalesë të menjëhershme të aksesorit
rrotullues e cila shkakton
që vegla elektrike të dalë
jashtë kontrollit dhe të shkojë në drejtim të kundërt të
rrotullimit
të aksesorit në pikën e lidhjes.
Për shembull, nëse një disk abraziv ngec ose bllokohet
nga materiali i
punës, tehu i diskut që hyn në vendin e
bllokimit mund
të godasë sipërfaqen e materialit duke
bërë që disku të ndërrojë drejtim ose të vijë mbrapsht.
Disku mund
të kërcejë në drejtim të punëtorit ose larg tij,
në varësi të drejtimit të lëvizjes së diskut në momentin e
bllokimit. Disqet abrazive edhe mund
të thyhen në këto
kushte.
Kundërveprimi është rezultat i keqpërdorimit të veglës
elektrike dhe/ose procedurave ose kushteve
të pasakta
të përdorimit dhe mund të shmanget duke marrë masat
parandaluese
të dhëna më poshtë.
a)
Mbajeni
veglën elektrike fort dhe vendosni
trupin dhe krahun
në mënyrë që të pengoni
forcat
kundërvepruese. Përdorni gjithmonë
dorezën ndihmëse, nëse mundësohet, për një
kontroll maksimal mbi
kundërveprimin ose
reagimin rrotullues
gjatë ndezjes.
Përdoruesi
mund
të kontrollojë reagimet rrotulluese ose forcat
kundërvepruese, nëse merren masa parandaluese.
b)
Mos e vini
kurrë dorën pranë aksesorit
rrotullues.
Aksesori mund
të kundërveprojë mbi
dorën tuaj.
c)
Mos e poziciononi trupin tuaj
në zonën ku
vegla elektrike do
të lëvizë nëse ndodh
kundërveprimi.
Kundërveprimi do ta dërgojë
veglën në drejtimin e kundërt të lëvizjes së diskut
në pikën e ngecjes.
d)
Tregoni kujdes
të veçantë kur të punoni në
cepa,
anë të mprehta etj. Shmangni kërcimet
dhe ngecjen e aksesorit.
Cepat,
anët e mprehta
ose
kërcimet kanë një tendencë për të shkaktuar
ngecjen e aksesorit rrotullues
që shkakton
humbjen e kontrollit ose
kundërveprimin.
e)
Mos vendosni
një fletë sharre me zinxhir për
drutë ose një fletë sharre të dhëmbëzuar.
Fletët
e tilla
krijojnë kundërveprime të shpeshta dhe
humbje kontrolli.
Paralajmërimet
për
sigurinë
specifike
gjatë
veprimeve
të lëmimit dhe prerjes abrazive:
a)
Përdorni vetëm llojet e disqeve që janë të
rekomanduara
për veglën tuaj elektrike dhe
mbrojtësen specifike të projektuar për diskun e
zgjedhur.
Disqet
të cilët nuk janë projektuar për
veglën elektrike nuk mund të mbrohen dhe nuk
janë të sigurta.
b)
Sipërfaqja smeriluese e disqeve të shtypur
qendrorë duhet të montohet poshtë rrafshit të
buzëve mbrojtëse.
Një disk që është montuar
keq dhe që del nga rrafshi i buzëve mbrojtëse, nuk
mund të mbrohet siç duhet.
c)
Mbrojtësja duhet të lidhet në mënyrë të
sigurt me pajisjen elektrike dhe
të pozicionohet
për siguri maksimale, në mënyrë që një pjesë
shumë e vogël e diskut të jetë e zbuluar nga
Summary of Contents for 9556HN
Page 86: ...86 ...
Page 87: ...87 ...
Page 88: ...88 Makita Corporation Anjo Aichi Japan 884836A964 www makita com ...