54
Shqip
Udhëzime sigurie
Për të evituar lëndimet e pickimeve ose të prerjeve gjatë procesit të montimit
duhet që të vishni doreza.
Produkti duhet të përdoret vetëm qëllimet e banjave, të higjienës dhe të larjes së
trupit.
Fëmijëve duhet t’u lejohet përdorimi pa mbikëqyrje i produktit vetëm atëherë kur
atyre u janë dhënë udhëzimet e duhura, të cilat bëjnë të mundur që fëmija ta
përdorë produktin në mënyrë të sigurt dhe që të ai të kuptojë rreziqet nga
përdorimi i gabuar.
Në lidhjet përçuese elektrike të armaturës mund të lidhet vetëm kutia e baterisë
CR-P2 respektivisht priza HG-Nr.30589310 e ofruar nga Hansgrohe.
Kabllo për lidhjen me rrjetin e rymës e këtij transformatori nuk mund të
zëvendësohet. Në një rast të tillë, transformatori nuk mund të përdoret më.
Transformatori, duke përfshirë kabllon lidhëse mund të montohet, respektivisht të
vendoset vetëm në ambiente të mbrojtura dhe pa lagështirë.
Transformatori nuk duhet të montohet në zonën mbrojtëse 0 ose 1.
Priza elektrike duhet që të jetë jashtë zonave mbrojtëse.(shih faqen 64, Fig. 5)
Pajisja duhet të instalohet në zonën mbrojtëse 2.
Ndryshimet e mëdha të presionit mes lidhjeve të ujit të ftohtë dhe atij të ngrohtë
duhen ekuilibruar.
Udhëzime për montimin
• Përpara montimit duhet që produkti të kontrollohet për dëmtime nga transporti.
Pas instalimit nuk do të njihet asnjë dëmtim nga transporti ose dëmtim i
sipërfaqes.
• Tubacionet dhe rubinetet duhet që të montohen, të shpëlahen dhe të
kontrollohen sipas standardeve në fuqi
• Duhet të respektohen linjat udhëzuese të instalimit, të vlefshme për vendet
respektive.
• Duhet të ketë hapësirë të mjaftueshme për punime servisimi në valvul. (min.
200 mm)
• Armatura nuk duhet të montohet në lavamanë me qoshe të larta. (shih faqen 64)
• Kur vihet në punë për herë të parë ose pas punëve të mirëmbajtjes, për shkak të
pasqyrimit të dritës ose reflektimeve mund të ndodhë që funksionaliteti i
armaturës të funksionojë me vonesë për shkak të çrregullimeve të rrezes
përfshirëse elektronike. Në këtë rast duhet bërë një justim i ri i elektronikës
përmes kalibrimit të vetvetishëm i cili zgjat rreh 10-15 minuta.
Instalimi elektrik
Elektricisti
Punimet e instalimit dhe të kontrollit duhet të realizohen nga një elektricist i
autorizuar, duke marrë në konsideratë standardin DIN VDE 0100 Pjesa 701 dhe
standardin IEC 60364-7-701.
Lidhja me rrjetin elektrik
Ushqimi me tension: 230 V AC ± 10 %/ 50- 60 Hz
Sigurimi duhet të kryhet nëpërmjet një pajisjeje mbrojtëse nga rrjedhja e rrymës
(RCD/ FI) me një rrymë të përcaktuar diferenciale ≤ 30mA. Mbrojtja duhet të
kontrollohet në hapësira të rregullta kohore për funksionimin e tij.
Të gjitha punët duhet të bëhen vetëm në një gjendje pa ushqim me tension. Për
këtë duhet që ushqimi me tension të shkëputet në mënyrë të sigurt përmes çelësit
kryesor ose duke hequr spinën.
Priza elektrike duhet që të jetë jashtë zonave mbrojtëse.(shih faqen 64, Fig. 5)
Justimi
Kjo armaturë elektronike ka një sfumim të sfondit me përshtatje të rrezes së veprimit,
dmth. sistemi i armaturës justimin e bën automatikisht duke iu përshtatur ambientit
(madhësia e lavamanit, drita e ambientit, reflektimet). Nuk është i nevojshëm justimi i
sensorit infra të kuq.
Funksionimi me bateri
Kur është i nevojshëm ndërrimi i baterive, sinjalizohet përmes diodës përkatëse.
Tensioni i baterisë ≤ ca. 5,5 V: Dioda ndizet dhe fiket në dritaren e sensorit kur
aktivizohet armatura. Rrjedhja e ujit është megjithatë e mundur edhe më tej.
Tensioni i baterisë ≤ ca. 5,5 V: Dioda qëndron e ndezur. Tani nuk ka mundësi të
rrjedhë më uji dhe duhet ndërruar bateria
Kujdes! Pas vendosjes së baterisë, armatura nuk duhet aktivizuar për afro 30 s. Kjo
kohë i nevojitet asaj për vetë rregullim.
Kur zëvëndësoni bateritë, ato duhet të jenë në pajtim me dispozitat për instalim
EN 60335 të Aneksit 3, Neni 7.12
Funksionimi me prizë
Procedura e ndërrimit të prizës është e njejtë me procedurën e ndërrimit të baterisë.
Funksionimi normal
Rrezja e përfshirjes respektivisht distanca nga pika e ndezjes dhe fikjes së armaturës
varen nga kushtet optike të ambientit (p.sh. nga forma dhe reflektimi i lavamanit dhe
ndriçimit të ambientit) si dhe nga forma, madhësia, shpejtësia dhe reflektimi i objekti
të sjellë në rrezen e reagimit. Rrezja e përfshirjes respektivisht distanca nga pika e
ndezjes dhe fikjes së armaturëse është në rrethana normale në zonën mes 160 deri
200 mm. Objektet e errëta (p.sh. ngjyrë hiri-të zeza) dallohen me vështirësi për
shkak të reflektimit të tyre të dobët. Rrezja e përfshirjes, respektivisht distanca nga
pika e ndezjes dhe fikjes mund të jetë më e vogël se 160 mm. Objektet e me ngjyra
të hapura dhe ato reflektuese dallohen shumë mirë nga armatura për shkak të
reflektimit të tyre të lartë. Rrezja e përfshirjes, respektivisht distanca nga pika e
ndezjes dhe fikjes së armaturës mund të jetë më e madhe se 200 mm. Dritarja e
sensorit të armaturës nuk duhet të ballafaqohet me burime të forta të dritës. Pikat e
ujit apo uji i kondensuar në dritaren e sensorit të armaturës mund të shkaktojnë një
rrjedhje të paqëllimshme të ujit.
Rregullimi i rrezes së përfshirjes së sistemit elektronik
infra të kuq
Nëse armatura vendoset në lavamanë shumë të vegjël ose me reflektim shumë të
fortë, atëherë mund të lindë nevoja që manualisht të bëhet një reduktim i rrezes së
përfshirjes së sistemit elektronik infra të kuq. Mund të bëhen ndryshime vetëm mes
këtyre dy alternativave:
• „Përfshirja maksimale“ (Përzgjedhja në fabrikë)
• „Përfshirja e reduktuar“ (përfshirja maksimale e reduktuar për rreth 50 mm)
Se cila alternativë është e programuar në rastin tuaj mund ta dalloni në dritaren e
sensorit.
• Ndezje dhe fikje e shkurtër gjatë mbylljes së Armaturës = „përfshirje e
reduktuar“
• Nuk ka ndezje dhe fikje të diodës = „përfshirje maksimale
Për të ndërruar „përfshirjen maksimale“ në atë të „reduktuar“, respektivisht të
kundërtën duhen ndërmarrë këta hapa:
• Shkëputni prizën elektrike ndërmjet valvulës dhe kutisë së baterisë ose njësisë së
furnizimit me energji. Gjatë kësaj kohe lëvizni dorën në zonën e mbulimit të
dritares së sensorit në mënyrë që kondensatori të shkarkohet Rivendosni lidhjen
elektrike pas 10 s.
• ndezja dhe fikja e diodës tregon se cili verzion i programit është duke u përdorur
(p.sh. 1 x ndezje dhe fikje = verzioni 1 i programit)
• Prisni për kalibrimin (Dritat e vazhdueshme LED ndizen për 10 s)
• atëherë mbulojeni komplet dritaren e sensorit me dorë ose me një letër të bardhë
(Shkarkimi i ujit fillon për 5 s)
• Lironi përsëri dritaren e sensorit
• dioda me ndezjet dhe fikjet e saj sinjalizon funksionin momental: 1 x =
„përfshirje maksimale“, 2 x = „përfshirje e reduktuar“
• pas kësaj dioda mbetet e ndezur deri sa të përfundojë kalibrimi i rrezes së
sistemit elektronik infra të kuq
• Mund të kryhet një konfigurim i ri i rrezes së veprimit brenda 10 s të ardhshme
• fikja e diodës sinjalizon që armatura mund të përdoret përsëri
Të dhëna teknike
Presioni gjatë punës
maks. 0,8 MPa
Presioni i rekomanduar:
0,1 - 0,5 MPa
Presioni për provë:
1,6 MPa
(1 MPa = 10 bar = 147 PSI)
Temperatura e ujit të ngrohtë
maks. 60°C
Temperatura maksimale e ujit në dalje për 50 K dallim temperature dhe 0,3 MPa
presion rrjedhjeje
maks. 42°C
Kohëzgjatja e lëvizjes për inerci:
1 - 2, s
Fikja automatike:
pas 10 s
Bateri:
CR-P2 / 6 V litium
Trafo:
230 V AC ± 10 % / 50 – 60 Hz / 20 mA
Lloji i mbrojtjes:
IPX5
Vendi i vendosjes së etikës së parametrave:
shih faqen 71
Produkti është projektuar ekskluzivisht për ujë të pijshëm!
Përshkrimi i simbolit
Mos përdorni silikon që në përbërje ka acid acetik.
Funksionet e sigurisë
(shih faqen 65)
Falë Safety Function mund të përcaktohet temperatura maksimale e dëshiruar, p.sh.
38°C.
Mirëmbajtja
(shih faqen 67)
Penguesit e rrjedhjes në drejtim të kundërt duhen kontrolluar rregullisht në bazë të
normave EN 806-5 konform normave nacionale dhe regjionale (së paku një herë
në vit).