Shqip - 13
01 vendosj
a
drain (Shkarkimi)
Samsung-u rekomandon një tub qëndrimi me lartësi 65 cm. Tubi i shkarkimit duhet të kalojë
përmes kapëses së tubit të shkarkimit te tubi i qëndrimit. Tubi i qëndrimit duhet të jetë aq i madh
sa të pranojë diametrin e jashtëm të tubit të shkarkimit. Tubi i shkarkimit bashkohet në fabrikë.
nivelimi
Për funksionimin më të mirë, makina juaj larëse duhet të instalohet në një dysheme të
qëndrueshme. Dyshemetë prej druri mund të duhet të përforcohen për të minimizuar dridhjen
dhe/ose ngarkesa jo të ekuilibruara. Sipërfaqet prej qilimi dhe pllaka të buta janë faktorë që
kontribuojnë ndaj vibrimeve dhe tendencës që makinë juaj larëse të lëvizë disi gjatë ciklit të
rrotullimit.
Mos e instaloni kurrë makinën tuaj larëse në një platformë ose strukturë me qëndrueshmëri të
paktë.
temperatura e mjedisit
Mos e instaloni makinën tuaj larëse në zona ku uji mund të ngrijë, meqenëse makina juaj larëse
gjithnjë duhet të mbajë pak ujë në pjesët e valvulës, pompës dhe tubit të ujit. Uji i ngrirë në
tubacione mund të shkaktojë dëmtim të rripave, pompës dhe elementëve të tjerë.
instalimi në mur ose dollap
Për të funksionuar në mënyrë të sigurt dhe të përshtatshme, makina juaj larëse e re kërkon një
mjedis të hapur minimumi prej:
Anët – 25 mm
Pjesa e pasme – 50 mm
Pjesa e sipërme – 25 mm
Pjesa e përparme – 465 mm
Nëse makina larëse dhe tharëse instalohen se bashku, pjesa e përparme e vendosjes në mur
ose dollap duhet të ketë të paktën 465 mm të hapjes së penguar të ajrit. Vetëm makina juaj
larëse nuk ka nevojë për një hapje të posaçme të ajrit.
inStAlimi i mAKinëS tUAj lArëSe
hapi 1
zgjedhja e vendit
Përpara sesa të instaloni makinën larëse, sigurohuni se vendi:
• Ka një sipërfaqe të fortë, të niveluar pa qilima ose dysheme që mund të bllokojë ajrosjen
• Është larg nga drita e drejtpërdrejtë e diellit
• Ka ajrosje të përshtatshme
• Nuk do të ngrijë (nën 0˚C)
• Është larg nga burimet e zjarrit, të tillë si vaj ose gaz
• Ka hapësirë të mjaftueshme, në mënyrë që makina larëse të mos qëndrojë mbi kabllon e
saj të korrentit
WF906U4SA-03147S-02_SQ.indd 13
2014/12/24 15:33:22