larja e një ngarkese me rroba
_27
02 LARJ
A E NJË NGARKESE RROBASH
Larja e rrobave me dorë
Ju mund të lani rrobat me dorë pa përdorur Zgjedhësin e Ciklit.
1.
Hapni furnizimin me ujë.
2.
Shtypni butonin
Power (Energjia)
në makinën larëse.
3.
Hapni derën.
4.
Vendosni artikujt lirshëm në centrifugë një nga një, pa e ngarkuar atë tepër.
5.
Mbyllni derën.
6.
Shtoni detergjentin dhe, nëse është e nevojshme, zbutësin ose detergjentin e larjes paraprake
në ndarjet e duhura.
7.
Shtypni butonin
Temp.
për të zgjedhur temperaturën.
(Ujë i Ftohtë, 30 ˚C, 40 ˚C , 60 ˚C dhe 95 ˚C).
8.
Shtypni butonin
Rinse (Shpëlarje)
për të zgjedhur numrin e kërkuar të cikleve të shpëlarjes.
Numri maksimal i cikleve të shpëlarjes është pesë.
Kohëzgjatja e larjes rritet siç duhet.
9.
Shtypni butonin
Spin (Centrifuga)
për të zgjedhur shpejtësinë e shtrydhjes.
Funksioni “Rinse hold” (mbajtja e shpëlarjes) ju lejon të hiqni gjërat që janë ende të qullura nga
makina larëse. (
: No Spin (asnjë shtrydhje),
: Rinse Hold (mbajtja e shpëlarjes)
10.
Shtypni butonin
Delay End (Përfundimi i vonuar)
vazhdimisht për të kaluar përmes
opsioneve të disponueshme të Përfundimit të vonuar (nga 3 orë në 19 orë me rritje prej një
ore). Ora në ekran tregon kohën në të cilën cikli i larjes do të përfundojë.
11.
Shtypni butonin
Start/Pause (Nis/Ndërprit)
dhe makina larëse do të fi llojë ciklin.
UDHËZIMET PËR LARJEN E RROBAVE
Ndiqni këto udhëzime të thjeshta për rrobat më të pastra dhe larjen më të efektshme.
Gjithnjë kontrolloni etiketën e Kujdesit të rrobave përpara larjes.
Klasifi koni rrobat sipas kritereve të mëposhtme:
•
Etiketa e Kujdesit: Ndajini rrobat në të pambukta, fi bra të përziera, sintetike, mëndafsh, të
leshta dhe mëndafshe artifi ciale.
•
Ngjyra: Ndani rrobat e bardha nga ato me ngjyra. Lani artikujt e rinj dhe me ngjyra veçmas.
•
Madhësia: Vendosja e artikujve të madhësive të ndryshme në të njëjtën ngarkesë do të
përmirësojë veprimin e larjes.
•
Ndjeshmëria: Lani artikujt delikatë veçmas, duke përdorur ciklin e larjes Delicate (Delikate) për
të leshtat e reja të pastra, perdet dhe artikujt prej mëndafshi. Kontrolloni etiketat e artikujve që
lani ose referojuni skemës së kujdesit për materialet në shtojcën.
Zbrazni xhepat
Përpara çdo larje, zbrazni të gjithë xhepat e rrobave tuaja. Objektet e vogla, të forta dhe me
forma të parregullta, të tillë si monedha, thika, karfi ca dhe kapëse mund të dëmtojnë makinën
tuaj larëse. Mos i lani rrobat me tokëza ose kopsa të mëdha ose metale të tjera të rënda.
Metali në rroba mund të dëmtojë rrobat tuaja, si dhe kazanin. Kthejini rrobat me kopsa
dhe ato të qëndisura mbrapsht përpara larjes së tyre. Nëse zinxhirët e pantallonave ose
xhaketave janë të hapura gjatë larjes, centrifuga mund të dëmtohet. Zinxhirët duhet të
mbyllen dhe të fi ksohen me një lidhëse përpara larjes.
Rrobat me lidhëse të gjata mund të përzihen me rroba të tjera duke i dëmtuar ato. Sigurohuni që
t'i fi ksoni lidhëset përpara fi llimit të larjes.
Larja paraprake e të pambuktave
Makina juaj e re larëse, së bashku me detergjentet moderne, do të japë rezultate të përsosura të
larjes, duke ju kursyer energji, kohë, ujë dhe detergjent. Megjithatë, nëse të pambuktat tuaja janë
veçanërisht të pista, bëni një larje paraprake me një detergjent me bazë proteine.
WF1802LSW-03265B-01_SQ.indd Sec5:27
WF1802LSW-03265B-01_SQ.indd Sec5:27
2013-02-20
9:47:14
2013-02-20
9:47:14