informacioni i sigurisë
_11
Mos përdorni sapun natyral për larje duarsh për makinën larëse.
- Nëse ajo ngurtësohet dhe grumbullohet brenda makinës larëse, mund të rezultojë në
probleme me produktin, çngjyrosjen, ndryshk ose aroma të këqija.
Mos lani rroba të mëdha si shtresa në rrjetën e larjes.
- Vendosini çorapet dhe sutjenat në rrjetën e larjes dhe lajini ato me rrobat e tjera.
- Në rast të kundërt mund të shkaktojë dëmtim për shkak të dridhjeve anormale.
Mos përdorni detergjent të ngurtësuar.
- Nëse ai grumbullohet brenda makinës larëse, mund të rezultojë në rrjedhje uji.
Për makinat larëse me hapje të ajrimit në bazën e tyre, sigurohuni se hapja nuk është e
bllokuar nga qilimi ose ndonjë pengesë tjetër.
Sigurohuni se xhepat e të gjitha rrobave që do të lahen janë të zbrazët.
- Sendet e fortë dhe të mprehtë, të tillë si monedha, kapëse të sigurisë, gozhda, vida ose
gurë mund të shkaktojnë dëmtim të konsiderueshëm në pajisje.
Mos i lani rrobat me tokëza ose kopsa të mëdha ose metale të tjera të rëndë.
SHENJAT E PARALAJMËRIMIT TË RREPTA PËR PASTRIMIN
Mos e pastroni pajisjen duke hedhur ujë direkt mbi të.
Mos përdorni solucion pastrues acid të fortë.
Mos përdorni benzol, hollues ose alkool për të pastruar pajisjen.
- Kjo mund të rezultojë në çngjyrosje, deformim, dëmtim, zjarr ose goditje elektrike.
Para pastrimit ose kryerjes së mirëmbajtjes, hiqeni pajisjen nga priza në mur.
- Në rast të kundërt mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
UDHËZIME NË LIDHJE ME SHENJËN WEEE
Eliminimi i duhur i ketij produkti
(Pajisje mbeturine elektrike dhe elektronike)
(Vlen për shtetet me sisteme të veçuara grumbullimi)
Kjo shenjë që shfaqet në produkt, pajisjet shtesë ose literatura tregon se produkti dhe pajisjet e tij
shtesë (p.sh. ngarkuesi, kufjet, kablloja USB) nuk duhet të hidhen së bashku me mbeturinat e
tjera shtëpiake në fund të jetës së tyre të punës. Për të parandaluar një dëm të mundshëm ndaj
mjedisit ose shëndetit njerëzor nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ju lutemi ndajini këto
artikuj nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini ato në mënyrë të përgjegjshme për të
mbështetur ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.
Përdoruesit në shtëpi duhet të kontaktojnë ose shitësin me pakicë ku e blenë këtë produkt ose
zyrën e pushtetit vendor të tyre për hollësi se ku dhe si mund t’i dërgojnë këto pajisje për riciklim
të sigurt mjedisor.
Përdoruesit e biznesit duhet të kontaktojnë furnitorin e tyre dhe të kontrollojnë kushtet dhe afatet
e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe pajisjet e tij shtesë elektronike nuk duhet të përzihen me
mbeturina të tjera tregtare për eliminim.
PARALAJMËRIM
WF1802LSW-03265B-01_SQ.indd Sec2:11
WF1802LSW-03265B-01_SQ.indd Sec2:11
2013-02-20
9:47:09
2013-02-20
9:47:09