74
Shqip
çmërsin, pasi produktet e tjera mund ta dëmtojnë makinën e kafesë. Për më shumë informacion lidhur me
pastrimin e çmërsit, shihni
www.philips.com/descale-coffeemaker
.
Paralajmërim: Mos përdorni asnjëherë uthull me përmbajtje acidi acetik prej 8 % ose më
shumë, uthull natyrale, pastrues çmërsi në formë pluhuri apo tablete për të pastruar
pajisjen, pasi kjo mund ta dëmtojë atë.
1
Hapni kapakun e depozitës së ujit.
2
Mbusheni depozitën e ujit me uthull të bardhë deri në treguesin që përkon me 10 filxhanë (4 % acid
acetik).
3
Vendosni një filtër prej letre (lloji 1x4 ose nr. 4) ose filtrin e përhershëm në koshin e filtrit dhe mbyllni
mbajtësen e koshit të filtrit.
4
Vendoseni kanën e boshatisur në pajisje.
5
Futeni spinën në prizën në mur.
6
Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të ndezur pajisjen (Fig. 4). Ekrani ndizet.
7
Shtypni butonin e zgjedhjes së fortësisë dhe rrotulloni çelësin e kontrollit për të zgjedhur cilësimin e
kafesë së bluar paraprakisht (Fig. 6).
8
Shtypni dy herë qendrën e çelësit të kontrollit për të konfirmuar dhe për të nisur procesin e përgatitjes
(Fig. 7).
9
Prisni derisa në kanë të jetë hedhur gjysma e sasisë së uthullës. Për të ndërprerë procesin e përgatitjes,
shtypni butonin e ndezjes/fikjes. Lëreni uthullën të veprojë për të paktën 15 minuta.
10
Për të ndezur përsëri makinën e kafesë shtypni butonin e ndezjes/fikjes.
11
Shtypni dy herë qendrën e çelësit të kontrollit për të lejuar pajisjen që të përfundojë procesin e
përgatitjes (Fig. 7).
12
Boshatisni kanën dhe hiqni filtrin prej letre ose filtrin e përhershëm me mbetje çmërsi.
13
Mbusheni depozitën e ujit me ujë të pastër të ftohtë dhe shtypni dy herë qendrën e çelësit të kontrollit
për të nisur një tjetër proces përgatitjeje (Fig. 7). Lëreni makinën e kafesë që të përfundojë të gjithë
procesin e përgatitjes dhe boshatisni kanën.
Shënim: Nëse është e nevojshme, përsëriteni hapin 13 derisa uji që del nga pajisja të mos ketë më shijen
apo erën e uthullës.
14
Pastroni koshin e filtrit dhe kanën me ujë të nxehtë dhe me pak detergjent të lëngshëm enësh.
15
Shtypni butonin e ndezjes/fikjes në pjesën e përparme të pajisjes për të fikur pajisjen (Fig. 15).
Garancia dhe mbështetja
Nëse ju nevojitet informacion ose mbështetje, ju lutemi vizitoni
www.philips.com/support
ose lexoni
fletëpalosjen e garancisë ndërkombëtare.
Porositja e aksesorëve
Për të blerë aksesorë ose pjesë këmbimi, vizitoni
www.philips.com/parts-and-accessories
ose drejtojuni
shitësit tuaj për "Philips". Mund dhe të kontaktoni qendrën e kujdesit për klientin të "Philips" në vendin tuaj
(shikoni fletëpalosjen e garancisë ndërkombëtare për të dhënat e kontaktit).
Riciklimi
-
Ky simbol do të thotë që produkti nuk duhet të hidhet me mbeturinat normale të shtëpisë (2012/19/EU)
(Fig. 19).
Содержание HD7767
Страница 1: ...HD7767 ...
Страница 2: ......
Страница 3: ...1 2 3 5 6 4 8 15 9 10 11 12 20 21 22 23 7 13 14 16 17 18 19 1 ...
Страница 4: ...emtypageinsideco ...
Страница 125: ...inside back page ...
Страница 126: ...2 3 4 5 6 2x 7 8 9 10 11 12 1x 13 14 15 16 4 sec 17 18 19 ...
Страница 127: ......