70
Shqip
-
Përdoreni këtë pajisje vetëm për qëllimin e saj të synuar për të shmangur rrezikun ose lëndimin e
mundshëm.
-
Mos e lini kordonin elektrik të varet në skajin e tavolinës apo banakut në të cilin qëndron pajisja.
-
Mos hidhni asnjëherë ujë në enën e kokrrave të kafesë, pasi kjo e dëmton makinën e kafesë.
-
Mos i prekni mekanizmat e blojës së pajisjes, veçanërisht kur ajo është e lidhur me një prizë në mur.
-
Mos i prekni sipërfaqet e nxehta të pajisjes kur është në punë.
-
Mos e boshatisni depozitën e ujit duke e anuar pajisjen, pasi kjo mund ta dëmtojë atë. Për të boshatisur
pajisjen, ndiqni udhëzimet për shpëlarjen e pajisjes (shih 'Shpëlarja e pajisjes').
-
Në rast të ndonjë problemi që nuk mund ta zgjidhni me anë të këtij manuali përdorimi, kontaktoni me
qendrën e kujdesit ndaj klientit në shtetin tuaj. Nëse problemi është i pazgjidhshëm, çojeni pajisjen në
një qendër shërbimi të autorizuar nga "Philips" për ekzaminim ose riparim. Mos tentoni ta riparoni
pajisjen vetë, përndryshe garancia juaj do të bëhet e pavlefshme.
Kujdes
-
Mos e vendosni pajisjen mbi sipërfaqe të nxehta dhe shmangni që kordoni elektrik të bjerë në kontakt
me sipërfaqet e nxehta.
-
Mos e vendosni pajisjen në dollap gjatë përdorimit.
-
Hiqeni pajisjen nga priza nëse ndodhin probleme gjatë bluarjes ose përgatitjes së kafesë dhe para se ta
pastroni atë.
-
Mbajini spinën dhe prizën në mur të thata.
-
Mos e ngrini dhe mos e lëvizni pajisjen kur ajo është në punë.
-
Kana është e nxehtë gjatë përgatitjes dhe pas saj. Mbajeni gjithmonë kanën nga doreza.
-
Mos e përdorni asnjëherë kanën në mikrovalë.
-
Prisni derisa pajisja të jetë ftohur përpara se ta vendosni atë në vendin e ruajtjes. Pllaka e nxehtë dhe
kana e kafesë mund të jenë të nxehta.
-
Pasi ta keni shpaketuar pajisjen, sigurohuni që të jetë e plotë dhe e padëmtuar. Nëse jeni të pasigurt, mos
e përdorni pajisjen, por kontaktoni qendrën e kujdesit ndaj klientit në shtetin tuaj.
-
Kjo makinë synohet vetëm për përdorim normal në shtëpi. Ajo nuk synohet të përdoret në mjedise të tilla
si kuzhinat e personelit të dyqaneve, zyrave, fermave apo në mjedise të tjera pune.
Fushat elektromagnetike (EMF)
Pajisja Philips është në përputhje me të gjitha standardet dhe rregulloret në fuqi për ekspozimin ndaj
fushave elektromagnetike.
Përpara përdorimit të parë
Caktimi i kohës automatike të fikjes
Ju mund të zgjidhni se për sa kohë dëshironi që kafeja të qëndrojë e ngrohtë pas përgatitjes, duke zgjedhur
pas sa kohe duhet të fiket pajisja. Koha automatike e parazgjedhur e fikjes është 30 minuta. Koha
automatike maksimale e fikjes është 120 minuta. Për të përshtatur kohën automatike të fikjes, ndiqni hapat
e mëposhtme.
1
Sigurohuni që pajisja të jetë fikur, por që spina të jetë e vendosur në prizën në mur.
2
Shtypni qendrën e çelësit të kontrollit derisa ekrani të nisë të pulsojë.
3
Rrotulloni çelësin e kontrollit për të shtuar ose reduktuar për të kohën. 1 korrespondon me 10 minuta, 2
me 20 minuta, 3 me 30 minuta e kështu me radhë, deri në 12 që korrespondon me 120 minuta.
4
Shtypni qendrën e çelësit të kontrollit për të konfirmuar kohën automatike të fikjes.
Содержание HD7767
Страница 1: ...HD7767 ...
Страница 2: ......
Страница 3: ...1 2 3 5 6 4 8 15 9 10 11 12 20 21 22 23 7 13 14 16 17 18 19 1 ...
Страница 4: ...emtypageinsideco ...
Страница 125: ...inside back page ...
Страница 126: ...2 3 4 5 6 2x 7 8 9 10 11 12 1x 13 14 15 16 4 sec 17 18 19 ...
Страница 127: ......