28
GEA010-1
Paralajmërimet e përgjithshme
për sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM Lexoni të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për sigurinë.
Mosndjekja e
paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë në
goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtim serioz.
Ruajini të gjitha paralajmërimet dhe
udhëzimet për të ardhmen.
GEB019-4
PARALAJMËRIME SIGURIE PËR
MAKINËN BUZËPRERËSE
1.
Mbajeni veglën elektrike nga sipërfaqet
mbajtëse të izoluara, sepse prerësi mund të
kontaktojë me kordonin e tij.
Prerja e një teli
me rrymë mund të elektrizojë pjesët metalike të
veglës elektrike dhe mund të shkaktojnë goditje
elektrike te punëtori.
2.
Përdorni morseta ose ndonjë mënyrë tjetër
praktike për ta siguruar dhe për ta mbështetur
materialin e punës në një platformë të
qëndrueshme.
Mbajtja e materialit me dorë ose
përkundrejt trupit tuaj e lë atë të paqëndrueshëm
dhe mund të shkaktojë humbje të kontrollit.
3.
Mbani mbrojtëse për dëgjimin gjatë
periudhave të tejzgjatura të përdorimit.
4.
Mbajini puntot me shumë kujdes.
5.
Kontrolloni punton me kujdes për krisje ose
dëmtim përpara përdorimit. Zëvendësoni
menjëherë punton e krisur ose të dëmtuar.
6.
Shmangni prerjen e gozhdëve. Kontrolloni për
gozhdë dhe hiqini të gjitha nga materiali i
punës përpara përdorimit.
7.
Mbajeni fort pajisjen.
8.
Mbajini duart larg pjesëve rrotulluese.
9.
Sigurohuni që puntoja nuk e prek materialin e
punës përpara se të ndizet çelësi.
10.
Përpara se të përdorni veglën mbi një material
të vërtetë, lëreni të punojë për pak kohë. Bëni
kujdes nga dridhjet ose lëkundjet që mund të
tregojnë se puntoja nuk është vendosur siç
duhet.
11.
Bëni kujdes nga drejtimi i rrotullimit të puntos
dhe nga drejtimi i shtyrjes.
12.
Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
vetëm duke e mbajtur në dorë.
13.
Gjithmonë fikeni veglën dhe prisni që puntoja
të ndalojë plotësisht përpara se ta hiqni
veglën nga materiali i punës.
14.
Mos e prekni punton menjëherë pas punës;
mund të jetë shumë e nxehtë dhe mund t’ju
djegë lëkurën.
15.
Mos e lyeni me pakujdesi bazën e veglës me
hollues, benzinë, vaj ose të tjera si këto. Ato
mund të shkaktojnë krisje të bazës së veglës.
16.
Përdorni punto me diametër të duhur të bishtit
që i përshtatet shpejtësisë së veglës.
17.
Disa materiale përmbajnë kimikate që mund të
jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni
thithjen e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën.
Ndiqni të dhënat e sigurisë nga furnizuesi i
materialit.
18.
Përdorni gjithmonë maskën kundër
pluhurit/respiratorin e duhur për materialin
dhe për aplikacionin me të cilët po punoni.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni që njohja ose familjarizimi me produktin
(të fituara nga përdorimi i shpeshtë) të
zëvendësojnë zbatimin me përpikëri të rregullave të
sigurisë për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna në këtë
manual përdorimi mund të shkaktojnë dëmtime
personale serioze.