185
- ruajeni karburantin në kontejnerët e krijuar
posaçërisht për këtë qëllim;
- rimbusheni me karburant vetëm në mjedise të
jashtme dhe mos pini duhan gjatë rimbushjes;
- hidhni karburant përpara se të ndizni motorin. Mos e
hiqni kurrë tapën e serbatorit dhe as mos hidhni
naftë kur motori është në punë ose kur është i
nxehtë;
- nëse derdhet nafta, mos u përpiqni ta ndizni
motorin, por largojeni pajisjen nga zona e derdhjes
dhe shmangni krijimin e burimeve të zjarrit derisa të
jenë larguar avujt e naftës;
- vendosini me kujdes tapat e serbatorit dhe të
kontejnerit.
• Zëvendësojini zhurmëmbytësit me defekt.
• Përpara përdorimit, inspektoni gjithnjë me sy për të
parë nëse tehet, vidat e teheve dhe grupi i kositjes
kanë shenja konsumi apo dëmtimi. Ndërrojini tehet e
konsumuara apo të dëmtuara dhe bulonat e grupeve
për të ruajtur drejtpeshimin.
Përdorimi
• Mos e përdorni pajisjen në hapësira të mbyllura ku
mund të mblidhen avujt e monoksidit të karbonit.
• Kositni vetëm në dritë të diellit ose në dritë të mirë
artificiale.
• Shmangni përdorimin e pajisjes në bar të lagur, kur të
mundeni.
• Shkelni gjithnjë mirë në zona të pjerrëta.
• Ecni, mos vraponi asnjëherë.
• Për pajisjet rotative me rrota, kositni përgjatë ballinës
së pjesëve të pjerrëta, asnjëherë lart e poshtë.
• Bëni kujdes të veçantë kur ndryshoni drejtimin në zonat
e pjerrëta.
• Mos kositni në zona me pjerrësi shumë të madhe.
• Bëni kujdes të veçantë kur shkoni mbrapsht apo kur
tërhiqni kositësen drejt vetes.
• Ndalojini tehet nëse kositësja duhet anuar për
transportim kur kaloni në sipërfaqe ku nuk ka bar dhe
kur e transferoni prej apo në zonën e kositjes.
• Mos e përdorni kurrë kositësen me mbrojtëse me
defekt ose pa pajisje sigurie, për shembull deflektorë
dhe/apo mbledhëse bari të vendosura në vendin e
duhur.
• Mos i ndryshoni cilësimet bazë që kontrollojnë motorin
apo ta përdorni së tepërmi atë.
• Çaktivizoni të gjitha tehet dhe friksionet e drejtimit
përpara se të ndizni motorin.
• Ndizeni motorin me kujdes sipas udhëzimeve dhe me
këmbët larg tehut(eve).
• Mos e anoni kositësen e barit kur ndizni motorin.
• Mos e ndizni motorin kur jeni duke qëndruar përpara
marmitës.
• Mos i vendosni duart apo këmbët pranë apo nën pjesët
rrotulluese. Qëndroni gjithmonë larg hapjes së
shkarkimit.
• Mos e ngrini dhe mos e mbani ngritur në ajër kositësen
e barit kur motori është në punë.
• Ndalojeni motorin dhe shkëputni telin e kandelës,
sigurohuni se të gjitha pjesët lëvizëse kanë ndaluar
dhe kur ka çelës të futur, hiqni çelësin:
- përpara se të pastroni pengesat apo të zhbllokoni
marmitën;
- përpara se të kontrolloni, pastroni apo punoni mbi
kositëse;
- pasi keni goditur sende të jashtme. Inspektoni
kositësen e barit për dëmtime të mundshme dhe
bëni riparimet përpara se ta ndizni dhe ta vini
kositësen në punë;
- nëse kositësja e barit fillon të dridhet në mënyrë
anormale (kontrollojeni menjëherë).
• Ndalojeni motorin dhe shkëputni telin e kandelës,
sigurohuni se të gjitha pjesët lëvizëse kanë ndaluar
dhe kur ka çelës të futur, hiqni çelësin:
- kur e lini kositësen e barit pa punë;
- përpara rimbushjes me karburant.
• Ulni cilësimin e shpejtësisë gjatë mbylljes së motorit
dhe, nëse motori ka valvulë mbylljeje, mbylleni
karburantin me përfundimin e kositjes.
• Përdoreni kositësen vetëm për qëllimin për të cilin
është projektuar, për prerjen dhe mbledhjen e barit.
Çdo përdorim tjetër mund të jetë i rrezikshëm dhe i
shkakton dëme makinës.
Mirëmbajtja dhe ruajtja
• Mbajini të gjitha dadot, bulonat dhe vidat të
shtrënguara për t’u siguruar që pajisja të jetë në kushte
të sigurta pune.
• Mos e ruani kurrë pajisjen me naftë në serbator në
ndërtesa ku avujt e karburantit mund të bien në kontakt
me zjarrin apo shkëndijat.
• Lëreni motorin të ftohet përpara se ta ruani në vende të
mbyllura.
• Për të zvogëluar rrezikun e zjarrit, mbajeni motorin,
zhurmëmbytësin dhe folenë e baterisë dhe hapësirën e
mbajtjes së naftës të pastër nga bari, gjethet apo
grasoja e tepërt.
• Kontrollojeni shpesh mbledhësen e barit për konsum
apo prishje.
• Për siguri, ndërrojini pjesët e konsumuara apo të
dëmtuara.
• Nëse serbatori duhet shkarkuar, bëjeni këtë në mjedise
të jashtme.
VINI RE:
Mos e prekni tehun gjatë rrotullimit.
VINI RE:
Rimbusheni në zona me ajrim të
mjaftueshëm dhe me motorin e fikur.
3. PËRSHKRIMI I PJESËVE
(Fig. 1 dhe 2)
Duke përfshirë
A: Çelësin e kandelës
B: Pyka e mulkimit
Содержание PLM4120
Страница 2: ...2 1 PLM4120 2 PLM4620 B A 1 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 3 2 B A 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 ...
Страница 3: ...3 3 4 5 6 7 8 9 ...
Страница 4: ...4 10 11 12 13 14 15 16 ...
Страница 5: ...5 17 18 19 20 21 22 23 24 1 2 3 14 15 ...
Страница 6: ...6 25 26 ...
Страница 260: ...ALA Makita Corporation Anjo Aichi Japan PLM4120 30L 0812 www makita com ...