49
2.
Këndi i prerjes së pjerrët
(1) Këndi i prerjes së pjerrët 0°
Fig.43
Shtyjeni shasinë drejt rigës udhëzuese dhe
shtrëngoni vidën bllokuese për të siguruar
shasinë. Uleni dorezën plotësisht dhe
bllokojeni në pozicionin e ulur duke futur
kunjin bllokues. Lironi levën në pjesën e
pasme të veglës.
Fig.44
Rrotulloni bulonin hekzagonal në anën e
djathtë të krahut me dy ose tre rrotullime në
drejtim kundërorar për ta anuar diskun në të
djathtë.
Fig.45
Me kujdes formoni këndin e drejtë midis
anës së diskut dhe sipërfaqes së sipërme të
bazës së rrotullimit duke përdorur vizoren
trekëndore, gonenë metalike etj., duke e
rrotulluar bulonin hekzagonal në anën e
djathtë të krahut në drejtim orar. Më pas,
shtrëngojeni fort levën.
Fig.46
Sigurohuni që treguesi në krah të tregojë 0
gradë në shkallën e prerjes me kënd të
pjerrët që gjendet në mbajtësen e krahut.
Nëse nuk tregojnë 0 gradë, lironi vidën që
siguron treguesin dhe rregullojeni në mënyrë
që të tregojë 0 gradë.
(2) Këndi i prerjes së pjerrët 45 gradë
Fig.47
Rregullojeni këndin e pjerrët 45 gradë vetëm
pasi të keni rregulluar këndin e pjerrët 0
gradë. Për të rregulluar këndin e pjerrët 45
gradë në të majtë, lironi levën dhe anoni
diskun plotësisht në të majtë. Sigurohuni që
treguesi në krah të tregojë 45 gradë në
shkallën e prerjes me kënd të pjerrët që
gjendet në mbajtësen e krahut. Nëse
treguesi nuk tregon 45 gradë, rrotulloni
bulonin e rregullimit të këndit të pjerrët 45
gradë në anën e djathtë të mbajtëses së
krahut, derisa treguesi të tregojë 45 gradë.
Për të rregulluar këndin e pjerrët 5 gradë në
të djathtë, kryeni të njëjtën procedurë si
përshkruhet më sipër.
Zëvendësimi i karbonçinave
Fig.48
Hiqini dhe kontrollojini rregullisht karbonçinat.
Zëvendësojini kur të konsumohen deri në 3 mm në gjatësi.
Mbajini karbonçinat të pastra dhe që të hyjnë lirisht në
mbajtëset e tyre. Të dyja karbonçinat duhen zëvendësuar
në të njëjtën kohë. Përdorni vetëm karbonçina identike.
Fig.49
Përdorni kaçavidë për të hequr kapakët e mbajtëseve të
karbonçinave. Hiqni karbonçinat e konsumuara, futni të
rejat dhe siguroni kapakët e mbajtëseve të tyre.
Pas përdorimit
•
Pas përdorimit, hiqni ashklat dhe pluhurin e mbetur te
vegla me anë të një lecke ose diçkaje të ngjashme.
Mbajeni mbrojtësen e diskut të pastër sipas
udhëzimeve në seksionin e trajtuar më sipër të titulluar
“Mbrojtësja e diskut”. Lubrifikoni pjesët rrëshqitëse me
vaj makine për të parandaluar ndryshkjen.
•
Gjatë ruajtjes së veglës, tërhiqeni shasinë
plotësisht drejt vetes.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
PARALAJMËRIM:
•
Këta aksesorë ose shtojca Makita
rekomandohen për përdorim me veglën Makita
të specifikuar në manual.
Përdorimi i aksesorëve
ose shtojcave të tjera mund të shkaktojë lëndim të
rëndë personal.
•
Përdorini aksesorët ose shtojcat Makita vetëm
për qëllimin e tyre të synuar.
Keqpërdorimi i
aksesorëve ose i shtojcave mund të shkaktojë
lëndim të rëndë personal.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me
aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
•
Disku i sharrës me maja çeliku dhe karbiti
Disqet e sharrës
për prerje me kënd Për prerje të lëmuara dhe të sakta në materiale të ndryshme.
Kombinimi
Fletë për përdorim të përgjithshëm për grisje të shpejta dhe
pa probleme, prerje tërthore dhe prerje me kënd të drejtë.
Prerje tërthore
Për prerje tërthore më të lëmuara.
Pret pastër në copa, kundër fijes së drurit.
Prerje të pastra tërthore Për prerje pa smerilim rrafsh mbi strukturë
Disqe sharre për prerje me
kënd të metaleve joferrozë
Për prerjet me kënd prej alumini, bakri, tunxhi,
tuba ose metale të tjera jo ferrozë.
006526
•
Morsa vertikale
•
Çelësi hekzagonal mashkull me çelësin
hekzagonal femër nga skaji tjetër
•
Mbajtësja
•
Qese e pluhurit
•
Vizorja trekëndore
SHËNIM:
•
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund
të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.