40
PËRSHKRIMI I PUNËS
PARALAJMËRIM:
•
Gjithmonë sigurohuni që vegla të jetë e fikur dhe e
hequr nga priza përpara se të rregulloni ose të
kontrolloni funksionin e veglës.
Nëse vegla nuk
fiket ose nuk hiqet nga priza, ndezja aksidentale mund
të shkaktojë lëndim të rëndë personal.
Mbrojtësja e diskut
Fig.4
Kur ulni dorezën, mbrojtësja e diskut ngrihet
automatikisht. Mbrojtësja e diskut kthehet në pozicionin
fillestar kur prerja përfundon dhe doreza ngrihet.
PARALAJMËRIM:
•
Mos e shtyni kurrë me forcë ose të hiqni
mbrojtësen e diskut ose sustën që ngjitet me
mbrojtësen.
Një disk i ekspozuar si rezultat i
mbrojtëses së larguar mund të çojë në lëndime
personale serioze gjatë përdorimit.
Në interes të sigurisë suaj personale, mbajeni gjithmonë
mbrojtësen e diskut në kushte të mira. Çdo funksionim
jo i rregullt i mbrojtëses së diskut duhet të korrigjohet
menjëherë. Kontrolloni që të siguroheni për veprimin e
kthimit të sustës në mbrojtëse.
PARALAJMËRIM:
•
Mos e përdorni kurrë veglën nëse mbrojtësja e
diskut ose susta janë dëmtuar, kanë defekt ose
janë hequr.
Përdorimi i veglës me një mbrojtëse
të dëmtuar, me defekt ose të hequr mund të çojë
në dëmtime personale të rënda.
Nëse mbrojtësja transparente e diskut bëhet pis, ose në të
hyn tallash dhe pengon shikimin e qartë të diskut dhe/ose
materialit të punës, hiqni sharrën nga priza dhe pastroni
me kujdes mbrojtësen me një copë të njomur. Mos
përdorni tretës ose pastrues me bazë nafte në mbrojtësen
plastike, sepse kjo mund të dëmtojë mbrojtësen.
Nëse mbrojtësja e diskut bëhet pis ose ka nevojë të
pastrohet që të punojë siç duhet, ndiqni hapat e
mëposhtme:
Me veglën të fikur dhe të hequr nga priza, përdorni çelësin
hekzagonal mashkull të dhënë për të liruar bulonin
hekzagonal që mban kapakun në qendër. Lironi bulonin
hekzagonal duke e rrotulluar në drejtim kundërorar dhe
ngrini mbrojtësen e diskut dhe kapakun në qendër.
Fig.5
Me mbrojtësen e diskut në këtë pozicion, pastrimi mund
të jetë më i plotë dhe më efikas. Pasi ta pastroni,
përsërisni procedurën e mësipërme në mënyrë të
anasjelltë dhe siguroni bulonin. Mos e hiqni sustën që
mban mbrojtësen e diskut. Nëse mbrojtësja dëmtohet
me kalimin e kohës ose nga ekspozimi ndaj rrezeve UV,
kontaktoni qendrën e shërbimit Makita për një mbrojtëse
të re.
MOS E SHTYNI KURRË ME FORCË
MBROJTËSEN DHE MOS E HIQNI ATË.
Pozicionimi i dërrasës me kanale
Fig.6
Fig.7
Kjo vegël shitet me dërrasa me kanale në bazën e
rrotullimit për të minimizuar çarjet në anën dalëse të një
prerjeje. Dërrasat me kanale janë rregulluar në fabrikë
në mënyrë të tillë që disku i sharrës të mos prekë
dërrasat me kanale. Përpara përdorimit, rregulloni
dërrasat me kanale si më poshtë:
Si fillim, hiqni veglën nga priza. Lironi të gjitha vidat (3
në secilën anë, majtas dhe djathtas) që sigurojnë
dërrasat me kanale. Shtrëngojini ato sërish deri në
masën që dërrasat me kanale të lëvizen lehtësisht me
dorë. Ulni plotësisht dorezën dhe shtyni kunjin ndalues
për të bllokuar dorezën në pozicionin e ulur. Lironi vidën
që siguron shufrat rrëshqitëse. Tërhiqni plotësisht
shasinë drejt jush. Rregulloni dërrasat me kanale në
mënyrë të tillë që dërrasat me kanale të prekin anët e
dhëmbëve të diskut. Shtrëngoni vidat e përparme (mos i
shtrëngoni shumë). Shtyni shasinë plotësisht drejt rigës
udhëzuese dhe rregulloni dërrasat me kanale në
mënyrë që ato të prekin pak dhëmbët e diskut.
Shtrëngoni vidat e pasme (mos i shtrëngoni shumë).
Pasi të keni rregulluar dërrasat me kanale, lëshoni
kunjin bllokues dhe ngrini dorezën. Në vijim shtrëngoni
mirë të gjitha vidat.
NJOFTIM:
•
Pasi të keni përcaktuar këndin e prerjes së
pjerrët sigurohuni që dërrasat me kanale të
rregullohen siç duhet.
Rregullimi i saktë i
dërrasave me kanale do të ndihmojë në sigurimin
e mbështetjes së duhur të materialit të punës duke
minimizuar çarjen e materialit të punës.
Ruajtja e kapacitetit prerës maksimal
Kjo vegël është prodhuar nga fabrika që të ofrojë një
kapacitet prerjeje maksimal për një disk sharre 216 mm.
Hiqni veglën nga priza përpara se të përpiqeni të bëni
ndonjë rregullim. Kur instaloni një disk të ri, kontrolloni
gjithmonë pozicionin e kufirit të poshtëm të diskut dhe
nëse është e nevojshme, rregullojeni si më poshtë:
Fig.8
Fig.9
Si fillim, hiqni veglën nga priza. Shtyni plotësisht
shasinë drejt rigës udhëzuese dhe ulni dorezën deri në
fund. Përdorni çelësin hekzagonal për të rrotulluar
bulonin e rregullimit derisa periferia e diskut të dalë pak
poshtë sipërfaqes së sipërme të bazës së rrotullimit në
pjesën ku pjesa e përparme e rigës udhëzuese takohet
me sipërfaqen e sipërme të bazës së rrotullimit.
Me veglën të hequr nga priza, rrotulloni diskun me dorë
ndërkohë që mbani dorezën të ulur poshtë fare që të
siguroheni që disku të mos prekë asnjë pjesë të bazës
së poshtme. Rregullojeni pak, nëse është nevoja.