10
25.1.2010
000230
Tomoyasu Kato
Director
Makita Corporation
3-11-8, Sumiyoshi-cho,
Anjo, Aichi, JAPAN
GEA010-1
Paralajmërimet e përgjithshme
për sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM Lexoni të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për sigurinë.
Mosndjekja e
paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë në
goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtim serioz.
Ruajini të gjitha paralajmërimet dhe
udhëzimet për të ardhmen.
GEB001-6
PARALAJMËRIME PËR
SIGURINË E MAKINËS SHPUESE
1.
Përdorni dorezën(at) ndihmëse nëse jepen
bashkë me pajisjen.
Humbja e kontrollit mund të
shkaktojë dëmtime personale.
2.
Mbajeni veglën elektrike te sipërfaqet kapëse
të izoluara kur të jeni duke kryer një veprim në
të cilin aksesori prerës mund të prekë tela të
fshehura ose kordonin e vet.
Nëse aksesori
prerës prek një tel me rrymë atëherë pjesët
metalike të veglës elektrike elektrizohen dhe
mund të shkaktojnë goditje elektrike te punëtori.
3.
Gjithmonë sigurohuni që të keni mbështetje të
qëndrueshme të këmbëve.
Sigurohuni që të mos ketë njeri poshtë
ndërkohë që e përdorni pajisjen në vende të
larta.
4.
Mbajeni fort pajisjen.
5.
Mbajini duart larg pjesëve rrotulluese.
6.
Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
vetëm duke e mbajtur në dorë.
7.
Mos e prekni punton e shpimit menjëherë pas
punës; mund të jetë shumë i nxehtë dhe mund
t’ju djegë lëkurën.
8.
Disa materiale përmbajnë kimikate që mund të
jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni
thithjen e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën.
Ndiqni të dhënat e sigurisë nga furnizuesi i
materialit.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni që njohja ose familjarizimi me produktin
(të fituara nga përdorimi i shpeshtë) të
zëvendësojnë zbatimin me përpikëri të rregullave të
sigurisë për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna në këtë
manual përdorimi mund të shkaktojnë dëmtime
personale serioze.
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo t'i
kontrolloni funksionet.
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
•
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Për modelin DS4010
Fig.1
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni këmbëzën e
çelësit. Shpejtësia e veglës rritet duke rritur presionin në
këmbëzën e çelësit. Lëshoni këmbëzën e çelësit për ta
fikur.
Për punë të vazhdueshme, tërhiqni këmbëzën e çelësit
dhe shtyni brenda butonin e bllokimit dhe më pas
lëshoni këmbëzën e çelësit.
Për ta nxjerrë veglën nga pozicioni i bllokimit, tërhiqni
këmbëzën e çelësit plotësisht mbrapa dhe më pas
lëshojeni.
Për modelet DS4011 dhe DS5000
KUJDES:
•
Ndryshoni drejtimin e rrotullimit vetëm pasi vegla
të ketë ndaluar plotësisht. Ndryshimi përpara se
vegla të ndalojë mund ta dëmtojë veglën.
Fig.2
Çelësi është i kthyeshëm, duke siguruar rrotullim në
drejtimin orar dhe kundërorar. Për të ndezur veglën,
thjesht tërhiqni pjesën e poshtme të këmbëzës për
ndezje në drejtimin orar ose pjesën e sipërme në
drejtimin kundërorar. Lëshoni çelësin për ta ndaluar.
MONTIMI
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë
mbi të.