13
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo t'i
kontrolloni funksionet.
Veprimi i ndërrimit
Fig.1
KUJDES:
•
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin. Shpejtësia
e veglës rritet duke rritur presionin në çelës. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
Për përdorim të vazhdueshëm, tërhiqni çelësin dhe më
pas shtypni levën e bllokimit lart.
Për ta ndaluar veglën nga pozicioni i bllokimit, tërhiqni
plotësisht çelësin dhe më pas lëshojeni.
Çelësi i ndryshimit të veprimit
Fig.2
Vegla ka një çelës ndërrimi për ndryshimin e drejtimit të
rrotullimit. Lëvizeni levën e çelësit të ndryshimit në
pozicionin e
(ana A) për rrotullimin në drejtimin orar
(përpara) ose në pozicionin e
(ana B) për
rrotullimin në drejtimin kundërorar (mbrapsht).
KUJDES:
•
Kontrolloni gjithmonë drejtimin e rrotullimit para se
të nisni punën.
•
Përdorni çelësin e ndryshimit vetëm pasi vegla të
ndalojë plotësisht. Nëse drejtimi i rrotullimit
ndryshohet para se vegla të ndalojë, ajo mund të
dëmtohet.
Grepi
Fig.3
Fig.4
Kur përdorni grepin, tërhiqeni nga jashtë në drejtimin “A”
dhe shtyjeni në drejtimin “B” për ta siguruar në pozicion.
Kur nuk përdorni grepin, kthejeni sërish në pozicionin
fillestar duke ndjekur procedurat e mëposhtme
mbrapsht.
MONTIMI
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë
mbi të.
Instalimi i mbajtëses anësore
(dorezës ndihmëse)
Fig.5
Përdorni gjithmonë mbajtësen anësore për siguri në
punë. Instalojeni mbajtësen anësore në mënyrë të tillë
që dhëmbët në mbajtëse të përshtaten me pjesët e dala
në trupin e veglës.
Më pas shtrëngoni mbajtësen duke e rrotulluar në
drejtim orar në pozicionin e dëshiruar. Ajo mund të
rrotullohet 360° që të sigurohet në çdo pozicion.
Instalimi ose heqja e puntos së shpimit
Për modelin DP3003, DP4001, DP4003
Fig.6
Mbani unazën dhe ktheni bokullën në drejtimin
kundërorar për të hapur nofullat e mandrinës. Vendosni
punton në mandrinë deri në fund. Shtrëngoni unazën
fort dhe ktheni bokullën në drejtimin orar për të
shtrënguar mandrinën.
Për të hequr punton, shtrëngoni unazën dhe ktheni
bokullën në drejtimin kundërorar.
Për modelin DP3002, DP4000, DP4002
Fig.7
Vendosni punton në mandrinë deri në fund. Shtrëngoni
mandrinën me dorë. Vendosni çelësin e shtrëngimit në
secilën nga tre vrimat dhe shtrëngojeni në drejtim orar.
Sigurohuni të shtrëngoni të tre vrimat e mandrinës
njësoj.
Për të hequr punton, ktheni çelësin e shtrëngimit në
drejtimin kundërorar vetëm në një vrimë, më pas lirojeni
mandrinën me dorë.
Pasi të keni përdorur çelësin e shtrëngimit, sigurohuni
që ta ktheni në pozicionin fillestar.
Matësi e thellësisë (aksesor opsional)
Matësi i thellësisë është i përshtatshëm për shpimin e
vrimave me thellësi uniforme. Lironi mbajtësen anësore
dhe fusni matësin e thellësisë në vrimë në mbajtësen
anësore. Rregulloni matësin e thellësisë në thellësinë e
dëshiruar dhe shtrëngoni mbajtësen anësore.
SHËNIM:
•
Matësi i thellësisë nuk mund të përdoret në
pozicionin ku matësi i thellësisë godet trupin e
veglës.
Fig.8
Содержание DP3002
Страница 47: ...47 ...
Страница 48: ...48 Makita Corporation Anjo Aichi Japan www makita com 884328 963 ...