14
PËRDORIMI
Mbajtja e veglës
1
1
2
3
Mbajtja me gozhdë
003076
1
2
Mbërthimi në dysheme
003077
Përdorni gjithmonë mbajtësen anësore (dorezën ndihmëse)
dhe mbajeni fort veglën dhe nga mbajtësja anësore dhe nga
doreza e çelësit gjatë kohës që është në punë.
Kur shponi një vrimë të madhe me sharrë për vrima, etj.,
mbajtësja anësore (doreza ndihmëse) duhet të përdoret
si mbrojtëse për të ruajtur kontrollin e veglës.
Kapni fort dorezën e pasme dhe dorezën e përparme
kur ndizni ose fikni veglën, sepse ka një reagim fillimi
dhe përfundimi.
Kur veprimi i shpimit bëhet përpara (në drejtim orar),
vegla duhet të mbahet fort për të parandaluar reagimin
me drejtim kundërorar nëse puntoja ngec diku. Gjatë
punimit mbrapsht, mbajeni fort veglën për të
parandaluar reagimin në drejtim orar. Nëse punoja
duhet të hiqet nga një vrimë e shpuar pjesërisht,
sigurohuni që veglën ta keni kapur mirë përpara se të
kryeni procedurën mbrapsht.
Funksionimi i shpimit
Shpimi në dru
Gjatë shpimit në dru arrihen rezultate më të mira me
përdorimin e puntove për dru me vidë udhëzuese. Vida
udhëzuese lehtëson shpimin sepse tërheq punton në
objekt.
Shpimi në metal
Për të parandaluar daljen e puntos kur bëni një vrimë,
bëni një shenjë me bulino dhe çekiç në vendin ku do të
shpohet. Pastaj në vendin e shënuar vendosni punton
dhe filloni shpimin.
Gjatë shpimit të metalit përdorni lubrifikuesin për prerje.
Përjashtim bën shpimi i hekurit dhe bronzit që duhet të
shpohen në të thatë.
KUJDES:
•
Shtypja e tepërt e veglës nuk do të shpejtojë
shpimin. Në fakt, shtypja e madhe do të dëmtojë
majën e puntos, zvogëlon efikasitetin e veglës dhe
shkurton afatin e përdorimit të veglës.
•
Gjatë depërtimit të puntos në anën e kundërt të
objektit mbi vegël/majë ushtrohet një forcë e
madhe përdredhëse. Mbajeni veglën fort dhe bëni
kujdes kur puntoja fillon të depërtojë përmes
objektit që po punohet.
•
Një punto e ngecur mund të hiqet thjesht duke
vendosur çelësin e ndryshimit në rrotullimin e
anasjelltë për ta nxjerrë jashtë. Megjithatë, vegla
mund të dalë papritmas nëse nuk e mbani fort.
•
Siguroni gjithmonë që objektet më të vogla të
përpunohen në morsë ose pajisje të ngjashme për
shtrëngim.
•
Shmangni shpimin në materiale ku dyshoni se
ndodhen gozhdë të fshehura ose gjëra të tjera që
mund të shtrembërojnë ose thyejnë punton.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe të jetë
hequr nga korrenti përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
•
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe BESUESHMËRINË,
riparimet, inspektimet dhe zëvendësimet e karbonçinave
dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen kryer nga
qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s, duke
përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
•
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen për
përdorim me veglën Makita të përcaktuar në këtë
manual. Përdorimi i aksesorëve apo shtojcave të
tjera ndryshe nga këto mund të përbëjë rrezik
lëndimi. Aksesorët ose shtojcat përdorini vetëm
për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me
aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
•
Puntot e shpimit
•
Sharrë për vrima
•
Mandrino shpimi pa çelësa
•
Çelësi i mandrinos
•
Grupi i mbajtëses
•
Matësi i thellësisë
•
Kutia mbajtëse plastike
SHËNIM:
•
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund
të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
1. Përpara
2. Reagimi
1. Reagimi
2. E anasjelltë
3. Përpara
Содержание DP3002
Страница 47: ...47 ...
Страница 48: ...48 Makita Corporation Anjo Aichi Japan www makita com 884328 963 ...