197
ALBANIAN
Duke përdorur përshtatësin në
formë konike
KUJDES:
Tregoni kujdes të mos e fryni
kamerdaren më shumë sesa duhet.
Për të fryrë kamerdare, përdorni përshtatësin në formë
konike.
1.
Bashkoni përshtatësin në formë konike me
mandrinon pneumatike.
►
Fig.15:
1.
Mandrinoja pneumatike
2.
Përshtatësi në
formë konike
2.
Futeni përshtatësin në formë konike në vrimën e
kamerdares.
3.
Ndizni veglën.
4.
Fryjeni kamerdaren duke tërhequr këmbëzën e
çelësit teksa kontrolloni statusin e kamerdares.
VINI RE:
Kur fryni një kamerdare, mos iu
referoni vlerës së presionit aktual në manometër.
Manometri nuk afishon vlerën e presionit aktual
kur presioni i kamerdares është më pak se 35 kPa
(5 PSI).
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual.
Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
•
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM:
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.