10
SHQIP
Ngritja dhe zhvendosja e
tv-së
Gjatë lëvizjes apo ngritjes së TV-së, lexoni në vijim se si të parandaloni
gërvishtjet apo dëmtimin e TV-së, si dhe në lidhje me transportin e
sigurt pavarësisht llojit dhe madhësisë.
t
Rekomandohet ta lëvizni TV-në në kuti ose në materialin e
paketimit me të cilin erdhi fillimisht.
t
Përpara se ta lëvizni apo ta ngrini TV-në, shkëputni kordonin
elektrik dhe të gjitha kabllot.
t
Kur mbani TV-në në krah, ekrani duhet të jetë në drejtim të
kundërt me trupin tuaj në mënyrë që të mos gërvishtet.
t
Mbajeni fort pjesën e sipërme dhe të poshtme të kornizës së TV-së.
Sigurohuni të mos e prekni pjesën transparente, altoparlantin ose
zonën e rrjetës së altoparlantit.
t
Gjatë transportit të një TV-je të madh duhet të jenë të paktën 2
persona.
t
Gjatë transportit të TV-së me duar, mbajeni TV-në sipas ilustrimit
të mëposhtëm.
t
Gjatë transportimit të TV-së, mos i shkaktoni tronditje apo dridhje
të tepërta.
t
Gjatë transportimit të TV-së, mbajeni drejt, mos e ktheni nga anët,
as mos e anoni majtas apo djathtas.
t
Mos ushtroni presion të tepërt që shkakton përthyerjen/përkuljen
e kasës së kornizës, sepse mund të dëmtohet ekrani.
t
Kur ta mbani televizorin, bëni kujdes të mos dëmtoni butonat e
dalë për jashtë.
KUJDES
t
Shmangni gjithmonë prekjen e ekranit sepse mund të dëmtohet.
t
Mos e lëviz televizorin duke e mbajtur nga lidhëset e kabllove, pasi
lidhëset mund të këputen dhe mund të lëndohesh apo të dëmtosh
televizorin.
Përdorimi i butonit
(Në varësi të modelit)
Mund thjesht të përdorësh funksionet e televizorit, duke shtypur ose
lëvizur butonin.
SHËNIM
t
Seria 43/49UH61, 43/49UH62 nuk ka buton leve, por vetëm butona
ndezjeje/fikjeje.
<Lloji A>
Butoni i levës
Butoni kupë
ose
<Lloji B>
Butoni i levës