![LG GBB548BLCZH Скачать руководство пользователя страница 513](http://html.mh-extra.com/html/lg/gbb548blczh/gbb548blczh_owners-manual_218742513.webp)
7
SQ
•
Nëse ka një rrjedhje gazi (isobutan, propan, gaz natyror, etj.), mos
e prekni pajisjen ose spinën e korrentit dhe ajroseni vendin
menjëherë. Kjo pajisje përdor një gaz shumë ambientalist
(isobutan, R600a) si lëng ftohës. Megjithëse përdor një sasi të
vogël gazi, përsëri është gaz i djegshëm. Rrjedhja e gazit gjatë
transportit, instalimit ose përdorimit të pajisjes mund të shkaktojë
zjarr, shpërthim ose lëndime nëse ndodhin shkëndija.
•
Mos përdorni ose ruani substanca që marrin flakë ose të
djegshme (eter, benzen, alkool, lëndë kimike, LPG, spërkatës i
djegshëm, insekticid, aromatizues, kozmetikë, etj.) pranë pajisjes.
•
Hiqeni menjëherë spinën e energjisë dhe kontaktoni një qendër
informacioni për klientin të LG Electronics nëse zbuloni ndonjë
zhurmë ose erë të çuditshme ose tym që del nga pajisja.
•
Mbusheni prodhuesin e akullit ose dispenserin e ujit vetëm me ujë
të pijshëm.
Mirëmbajtja
•
Shkëputeni kordonin e energjisë para se ta pastroni pajisjen ose
para se të ndërroni llambën e brendshme (ku është montuar).
•
Fiksojeni mirë spinën e energjisë në prizë pasi ta keni pastruar
nga lagështia dhe pluhuri.
•
Asnjëherë mos e shkëputni pajisjen duke tërhequr kabllon e
energjisë. Gjithmonë kapni spinën e energjisë fort dhe tërhiqeni
drejt nga priza.
•
Mos hidhni ujë ose substanca të djegshme (pastë dhëmbësh,
alkool, hollues, benzol, lëng të ndezshëm, material smerilues etj.)
mbi pjesën e brendshme ose të jashtme të pajisjes për ta
pastruar.
•
Mos e pastroni pajisjen me furça, lecka ose sfungjerë me
sipërfaqe të ashpra ose të cilat janë prej materiali metalik.
Содержание GBB548BLCZH
Страница 573: ...Anteckningar ...
Страница 574: ...Anteckningar ...
Страница 575: ...Anteckningar ...
Страница 576: ......