22
ENG
SHQIP
MONTIMI DHE PËRGATITJA
Kamerë për thirrje me video
Përdorimi i produktit
y
Shmangni lagien e kamerës. Lëngu që futet në
kamerë, mund të shkaktojë qark të shkurtër.
y
Pastrojeni lehtë kamerën me një leckë të
thatë për të hequr pluhurin ose papastërtitë.
Nëse produkti është shumë i ndotur, spërkatni
fillimisht mbi leckë një detergjent të butë.
y
Mos e pastroni me hollues, alkool, benzol apo
me solucione të tjera të avullueshme.
Kjo mund të dëmtojë sipërfaqen e produktit ose
mund të ndikojë te funksionimi i tij.
y
Mos e çmontoni, riparoni dhe mos e ndryshoni
produktin. Çmontimi i gabuar mund të
shkaktojë zjarr, goditje elektrike ose lëndim.
y
Mos e shkundni kamerën.
y
Mos e tërhiqni kabllon.
Udhëzimet për instalim
y
Sigurohuni që të keni hapësirë të mjaftueshme
për lidhjet gjatë instalimit të produktit.
y
Mos e instaloni në një vend me pluhur, të
ndotur apo me lagështirë.
y
Mos e instaloni në diell ose pranë një burimi
nxehtësie.
y
Objektet magnetike, siç janë altoparlantët,
mund të ndërhyjnë te funksionimi i kamerës.
y
Instalojeni produktin në një vend me
temperaturë dhe lagështirë mesatare.
Temperatura e rekomanduar varjon nga 0 °C
(32 °F) në 40 °C (104 °F).
y
Valët e forta elektromagnetike të pajisjeve
të tjera mund të ndërhyjnë te funksionimi i
kamerës.
y
Hiqni të gjitha paketimet plastike mbrojtëse
(vinil) përpara se ta përdorni.
Emrat e produktit dhe të kompanisë që gjenden në
këtë manual mund të jenë ose jo marka tregtare
të regjistruara ose të mbrojtura nga e drejta e
autorit dhe përdoren vetëm për qëllime identifikimi
ose shpjegimi. Të gjitha markat tregtare janë të
rezervuara.
Përmbledhje
Mbështetësja
Lente
Mikrofonat
Treguesi i
aktivitetit
Kablloja
USB
Fundi i
mbështetëses
Krahu i m
bështetëses
Mbajtësi i kabllos
së mbështetëses