Shqip
- 19 -
Përmbajtja e menysë së instalimit
Skanimi automatik
i kanaleve (ri-
sintonizimi)
Shfaq opsionet automatike të sintonizimit.
Antena dixhitale:
Kërkon dhe ruan stacionet DVB me
antenë.
Kabllo Dixhitale:
Kërkon dhe ruan stacionet DVB me kabllo.
Analoge:
Kërkon dhe ruan
stacionet analoge.
Sateliti:
Kërkon dhe ruan stacionet satelitore.
Skanimi manual i
kanaleve
Kjo veçori mund të përdoret për hyrjen në transmetimin direkt.
Skanimi i kanaleve
të rrjetit
Kërkon për kanalet e lidhura në sistemin e transmetimit.
Antena dixhitale:
Kërkon për kanale të
rrjetit të antenës.
Kabllo Dixhitale:
Kërkon për kanale të rrjetit të kabllorit.
Sintonizimi i
përsosur analog
Ju mund të përdorni këtë parametër për sintonizimin e përsosur të kanaleve analoge. Kjo veçori nuk
është e disponueshme nëse nuk është ruajtur asnjë kanal analog.
Parametrat e
satelitit
Shfaq parametrat e satelitit.
Lista e satelitëve:
Shfaq satelitët e disponueshëm. Mund të
shtoni
,
të fshini
satelitët ose
të modifikoni
parametrat e satelitëve në listë.
Instalimi i antenës:
Mund të
ndryshoni parametrat e antenës satelitore dhe/ose të filloni një skanim satelitor.
SatcoDX:
Mund të
ngarkoni ose të shkarkoni të dhënat e SatcoDX duke përdorur opsionet përkatëse.
Parametrat
e instalimit
(opsionalë)
Shfaq menynë parametrave të instalimit.
Kërkimi në modalitetin e gatishmërisë:
Televizori
juaj do të kërkojë kanale të reja ose që mungojnë kur është në gatishmëri. Do të shfaqen vetëm
transmetimet e reja të gjetura.
Pastro listën e
shërbimit (*)
Përdorni këtë parametër për të hequr kanalet e ruajtura. Ky parametër është i dukshëm vetëm kur
opsioni i
Shtetit
caktohet si Danimarkë, Suedi, Norvegji ose Finlandë.
Zgjidh rrjetin aktiv
Ky parametër ju lejon që të zgjidhni vetëm transmetimet brenda rrjetit të zgjedhur për t'i renditur
në listën e kanaleve. Kjo veçori është e disponueshme vetëm për opsionin e shtetit të Norvegjisë.
Informacionet për
sinjalin
Mund të përdorni këtë element të menysë për të monitoruar informacionet në lidhje me sinjalin, si
p.sh. niveli/cilësia e sinjalit, emri i rrjetit etj. për frekuencat e disponueshme.
Instalimi për herë
të parë
Fshin të gjitha kanalet dhe parametrat e ruajtura, rikthen televizorin në parametrat e fabrikës dhe
fillon instalimin për herë të parë.