Shqip
- 8 -
Butoni i kontrollit të televizorit dhe përdorimi
Shënim:
Pozicioni i butonit të kontrollit mund të ndryshojë
sipas modelit.
Televizori juaj ka një buton të vetëm kontrolli. Ky buton
ju lejon të kontrolloni funksionet e gatishmërisë / burimit
/ programit dhe volumit në televizor.
Përdorimi me butonin e kontrollit
•
Shtypni butonin e kontrollit për të shfaqur menynë e
opsioneve të funksionit.
•
Më pas shtypeni butonin në vazhdim për ta
kaluar fokusin te opsioni i dëshiruar nëse është e
nevojshme.
•
Mbani të shtypur butonin për rreth 2 sekonda për të
aktivizuar opsionin e zgjedhur. Ngjyra e ikonës së
opsionit ndryshon kur ai aktivizohet.
•
Shtypni përsëri edhe një herë butonin për të përdorur
funksionin ose hyni në nënmeny.
•
Për të zgjedhur një opsion tjetër të funksionit, do
të duhet të çaktivizoni në fillim opsionin e fundit të
aktivizuar. Mbani të shtypur butonin për ta çaktivizuar
atë. Ngjyra e ikonës së opsionit ndryshon kur ai
çaktivizohet.
•
Për ta mbyllur menynë e opsioneve të funksionit, mos
e shtypni butonin për një periudhë prej 5 sekondash.
Menyja e opsioneve të funksionit do të zhduket.
Për të fikur televizorin:
Shtypni butonin e kontrollit
për të shfaqur menynë e opsioneve të funksionit,
fokusi do të jetë tek opsioni i
Gatishmërisë
. Mbani të
shtypur butonin për rreth 2 sekonda për të aktivizuar
këtë opsion. Ngjyra e ikonës së opsionit ndryshon kur
ai aktivizohet. Më pas shtypni përsëri edhe një herë
butonin për ta fikur televizorin.
Për të ndezur televizorin:
Shtypni butonin e kontrollit
dhe televizori do të ndizet.
Për të ndryshuar volumin:
Shtypni butonin e kontrollit
për të shfaqur menynë e opsioneve të funksionit dhe
më pas shtypni butonin në vazhdim për ta kaluar
fokusin tek opsioni
ose
Volumi -
. Mbani të
shtypur butonin për rreth 2 sekonda për të aktivizuar
opsionin e zgjedhur. Ngjyra e ikonës së opsionit
ndryshon kur ai aktivizohet. Më pas shtypni butonin
për të ngritur ose për të ulur volumin.
Për të ndryshuar kanalin:
Shtypni butonin e kontrollit
për të shfaqur menynë e opsioneve të funksionit dhe
më pas shtypni butonin në vazhdim për ta kaluar
fokusin tek opsioni
Pr
ose
Programi -
.
Mbani të shtypur butonin për rreth 2 sekonda për të
aktivizuar opsionin e zgjedhur. Ngjyra e ikonës së
opsionit ndryshon kur ai aktivizohet. Më pas shtypni
butonin për të kaluar te kanali tjetër ose i mëparshëm
në listën e kanaleve.
Për të ndryshuar burimin:
Shtypni butonin e kontrollit
për të shfaqur menynë e opsioneve të funksionit dhe
më pas shtypni butonin në vazhdim për ta kaluar
fokusin tek opsioni
Source (Burimi)
. Mbani të shtypur
butonin për rreth 2 sekonda për të aktivizuar këtë
opsion. Ngjyra e ikonës së opsionit ndryshon kur ai
aktivizohet. Më pas shtypni përsëri edhe një herë
butonin për të shfaqur listën e burimeve. Lëvizni
në burimet e disponueshme duke shtypur butonin.
Televizori do të kalojë automatikisht te burimi i
theksuar.
Shënim:
Ekrani OSD i menysë kryesore nuk mund të shfaqet
me butonin e komandimit.
Funksionimi me pult
Shtypni butonin
Menu
në pultin tuaj për të shfaqur
menynë kryesore. Përdorni butonat e drejtimit dhe
butonin
OK
për të naviguar dhe për të caktuar. Shtypni
butonin
Return/Back
ose
Menu
për të mbyllur një
ekran të menysë.
Zgjedhja e hyrjes
Pasi të keni lidhur sistemet e jashtme me televizorin
tuaj, mund të kaloni te burime të ndryshme të hyrjes.
Shtypni vazhdimisht butonin
Burimi
në telekomandë
për të zgjedhur burimet e ndryshme.
Ndryshimi i kanaleve dhe volumit
Ju mund të ndërroni kanalin dhe të rregulloni volumin
duke përdorur butonat
Pr/-
dhe
/-
në telekomandë.
Montimi i baterive në telekomandë
Në fillim hiqni vidhën që mban kapakun e ndarjes së
baterive në anën e pasme të telekomandës. Ngrijeni
me kujdes kapakun. Vendosni dy bateri të madhësisë
AAA
. Sigurohuni që shenjat (+) dhe (-) të përputhen
(kini parasysh polaritetin e saktë). Mos përzieni bashkë
bateri të vjetra dhe të reja. Zëvendësoni bateritë vetëm
me bateri të njëjta ose ekuivalente. Vendosni përsëri
kapakun. Më pas vidhoseni përsëri kapakun.