
28
Shqip
Montimi
(shih faqen 32)
Udhëzime sigurie
Përdorimi sipas rregullave
“HG water supply kit” lejohet të përdoret vetëm për qëllime prezantimit.
Ky produkt nuk lejohet të përdoret në mënyrë të paautorizuar! “HG water
supply kit” lejohet të përdoret vetëm me produkte Hansgrohe! Garancia bëhet
e pavlefshme nëse përdoret me produkte të prodhuesve të tjerë!
Përdorimi jo për qëllimin e duhur
“HG water supply kit” nuk lejohet të përdoret për qëllime larje, higjiene ose
pastrimit të trupit!
Çdo përdorim tjetër ose që shkon përtej këtij qëllimi specifik do të konsiderohet
si në kundërshtim me përcaktimet. Rreziku merret përsipër vetëm nga
përdoruesi. Në përdorimin sipas përcaktimit llogaritet gjithashtu edhe veprimi
në përputhje me udhëzuesin e përdorimit/montimit, si dhe ndjekja e
përshkrimeve për pastrimi dhe riparimin.
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët mbi 8 vjeç si dhe nga persona me
aftësi të kufizuara fizike, sensorike ose mentale ose me mungesë përvoje dhe
diturie, nëse ato vëzhgohen ose nëse janë instruktuar në lidhje me përdorimin e
sigurt të pajisjes dhe kuptojnë rreziqet që rezultojnë nga përdorimi. Fëmijët nuk
lejohen të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga ana e përdoruesit
nuk lejohen të kryhen nga fëmijët nëse nuk ndodhen nën vëzhgim.
Prodhuesi/shitësi i këtij produkti nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi për lëndime
ose dëmtime, të cilat lindin si pasojë e montimit të gabuar/përdorimit të gabuar.
Instalimi elektrik
Elektricisti
Instalimi dhe kontrolli bëhen nga elektricisti i autorizuar duke respektuar DIN
VDE 0100-718.
Duhet kryer një kontroll sigurie në përputhje me DGUV V3.
Lidhja me rrjetin elektrik
Ushqimi me tension: 230 V/N/PE/50-60 HZ
Lidhja e “HG water supply kit” duhet kryer nëpërmjet një prize që është
lehtësisht e aksesueshme ose në për mjet një çelësi me shumë pole..
Pajisja mbrojtëse kundër rrjedhjes së rrymës
Sigurimi duhet të kryhet nëpërmjet një pajisjeje mbrojtëse nga rrjedhja e rrymës
(RCD/ FI) me një rrymë të përcaktuar diferenciale ≤ 30mA.
Mbrojtja duhet të kontrollohet në hapësira të rregullta kohore për funksionimin e
tij.
Udhëzime për montimin
• Duhen mbajtur pajime personale mbrojtëse (PPM) (këpucë sigurie, doreza etj.)
• Të gjitha punët duhet të bëhen vetëm në një gjendje pa ushqim me tension. Për
këtë duhet që ushqimi me tension të shkëputet në mënyrë të sigurt përmes
çelësit kryesor ose duke hequr spinën.
• Të gjithë komponentët duhet të jenë të arritshëm.
• Futeni spinën në prizën e rrjetit vetëm pasi të keni montuar plotësisht dhe ta keni
vendosur në vendin e duhur.
• Një kabull ushqimi me energji elektrike i dëmtuar nuk lejohet të ndryshohet, ai
duhet të zëvendësohet nga prodhuesi.
• Dyshemeja duhet të ketë një aftësi mbajtëse minimale prej 100 kg/m².
Bazamenti duhet të jetë i niveluar mirë, d.m.th. bazamenti duhet të jetë
horizontal dhe i rrafshët.
• Pjesët e monitorit nuk lejohen të montohen në mënyrë fikse me pjesë të
ndërtesave!
• Rrugët e daljes nuk duhet të kufizohen ose të bllokohen!
• Mbrojeni nga ngricat!
• Pas instalimit të burimit duhet kryer një kontroll i rrjedhjeve. Kontrolli në
përputhje me rregullat duhet konfirmuar në faqen e parashikuar për këtë gjë në
udhëzimin e montimit dhe i duhet dërguar kompanisë Hansgrohe SE.
Të dhëna teknike
Tensioni nominal:
230 V AC 50 Hz
Konsumi i punës:
530 W
Klasa e mbrojtjes:
I
Lloji i mbrojtjes:
IP54
Temperatura e ujit:
30°C maks.
Numri i serisë:
91219000 (shikoni etiketën e modelit)
Përmasat
shih faqen 36
Pesha:
20 kg
Emetimit të zhurmës:
< 75 dB(A)
Përshkrimi i simbolit
Mos përdorni silikon që në përbërje ka acid acetik.
Jo të pijshëm
Përmasat
(shih faqen 36)
Pjesët e servisit
(shih faqen 37)
Pastrimi
(shih faqen 34)
• Ruajtja e cilësisë së ujit është përgjegjësi e përdoruesit! Substanca e lëvruar për
këtë gjë duhet të përdoret në përputhje me të dhënat e prodhuesit. Pas
përdorimit të substancës, përdoruesi duhet të kujdeset vetë për të zëvendësuar
atë! Burimi i furnizimit për substancën e trajtimit të ujit: www.katadyn.com
• Niveli i ujit duhet kontrolluar çdo ditë!
• Uji duhet ndërruar rregullisht (çdo javë)!
• Për të garantuar një funksionim të përkryer të vrimave të daljes së ujit duhet që
rezervuari i ujit të pastrohet rregullisht (çdo javë).
• Në rastin kur rrjedhja e ujit është e vogël duhet pastruar filtri.
Skica elektrike
(shih faqen 38)
Hedhja e baterive-mbetje dhe e pajisjeve të vjetra
elektrike dhe elektronike
(gjen zbatim në Bashkimin
Evropian dhe në shtete të tjera evropiane me sisteme të
diferencuara grumbullimi).
Ky simbol mbi bateri, produkt apo paketim tregon se bateria apo produkti
nuk administrohet si mbetje shtëpiake. Duke u siguruar që bateria apo
produkti të hidhen në formën e duhur, ju ndihmoni në parandalimin e
pasojave të mundshme negative ndaj mjedisit dhe shëndetit të njeriut.
Riciklimi i materialeve ndihmon në ruajtjen e burimeve natyrore. Për t'u
siguruar që bateria apo produkti të administrohet siç duhet, dorëzojeni
produkti në fund të ciklit jetik në pikën përkatëse të grumbullimit për
riciklimin e baterive dhe të pajisjeve elektrike e elektronike. Për më shumë
informacion të detajuar rreth riciklimit të këtij produkti apo baterie, jeni të
lutur të kontaktoni zyrën tuaj të shërbimit qytetar, shërbimin tuaj të hedhjes
së mbeturinave shtëpiake ose dyqanin ku e keni blerë produktin.
Содержание 91219000
Страница 32: ...32 1 3 2 ...
Страница 33: ...33 4 SW 17 mm 4 Nm SW 19 mm min 15 l max 20 l 1 2 3 4 5 ...
Страница 34: ...34 1 3 2 Filter ...
Страница 35: ...35 SW 19 mm 4 5 6 min 15 l max 20 l ...
Страница 37: ...37 92585000 ...
Страница 39: ...39 ...