AL
89
PARA SE TË THËRRISNI SHËRBIMIN E PAS SHITJES
Nëse frigoriferi juaj nuk punon mirë, mund të ketë një problem të vogël, prandaj kontrolloni të mëposhtmet
para se të thërrisni një elektriçist për të kursyer kohë dhe para.
Çfarë të bëni nëse pajisja nuk punon ;
Kontrolloni nëse;
• Që të ketë rrymë elektrike,
• Çelësi i përgjithshëm në shtëpinë tuaj është shkëputur,
• Priza të ketë tension të mjaftueshëm. Për të kontrolluar këtë, futni një pajisje tjetër në të njëjtën
prizë të cilën e dini që punon.
Çfarë të bëni nëse frigoriferi funksionon dobët;
Kontrolloni nëse;
• Që të mos keni ngarkuar tepër pajisjen,
• Temperatura e frigoriferit është vendosur në 2.
• Dera është mbyllur perfekt,
• Që të mos ketë pluhur në kondensator ,
• Që të ketë hapësirë të mjaftueshme ndërmjet pjesës së pasme dhe mureve anësore.
Nëse frigoriferi juaj punon me shumë zhurmë;
Zhurmat normale
Zhurmë kërcitjeje (kërcitje akulli):
• Gjatë shkrirjes automatike.
• Kur pajisja ftohet ose ngrohet (për shkak të ekspansionit të materialit të pajisjes).
Kërcitje të shkurtra:
Dëgjohen kur termostati ndez/fik kompresorin.
Zhurma e kompresorit: Zhurmë normale e motorit.
Kjo zhurmë do të thotë që kompresori
punon normalisht. Kompresori mund të shkaktojë më shumë zhurmë për një kohë të shkurtër
kur aktivizohet.
Zhurmë gurgullimi dhe spërkatjesh:
Kjo zhurmë shkaktohet nga kalimi i lëngut ftohës në
tubat e sistemit.
Zhurma e rrjedhës të ujit:
Rrjedhë normale e ujit që kalon nga ena e avullimit gjatë shkrirjes.
Kjo zhurmë mund të dëgjohet gjatë shkrirjes.
Zhurmë e fryrjes së ajrit:
Zhurmë normale e ventilatorit. Zhurma mund të dëgjohet në frigorifer
gjatë punimit normal të sistemit për shkak të qarkullimit të ajrit.
Nëse anët e kabinetit të frigoriferit ku kontakton dera janë të ngrohta;
Veçanërisht në verë (mot të nxehtë), sipërfaqet e kontakteve të dyerve mund të ngrohen gjatë
punimit të kompresorit, kjo është normale.
Nëse grumbullohet lagështi brenda frigoriferit;
• A janë paketuar mirë të gjitha ushqimet? A janë tharë kontejnerët para se të vendosen
në frigorifer?
• A është hapur shpesh dera e frigoriferit? Lagështia në dhomë hyn në frigorifer kur
hapet dera. Grumbullimi i lagështisë do të jetë më i shpejtë kur hapni derën më
shpesh, sidomos nëse lagështia në dhomë është e lartë.
Содержание RBE 27ETC 1D FV
Страница 111: ...52276912 ...