91
PJESËT E PRODUKTIT
(a)
Vendi për ruajtjen e manualit
(b)
Mbështetësja e shpinës
(c)
Mbështetësja këndore e kokës
(d)
Rregulluesi i lartësisë së
mbështetëses së kokës
(e)
Përforcuesi
(f)
Mbrojtësja nga goditjet
(g)
Unaza e rripit grupi 1
(h)
Unaza e rripit të prehrit,
grupi 2/3
(i)
Unaza e rripit të supeve
(j)
Mbrojtësja lineare për goditjet
anësore (L.S.P)
(k)
Krahët e kyçjes ISOFIX-Connect
(l)
Rregullimi i ISOFIX-Connect
Doreza
(m)
Butoni i lëshimit ISOFIX-Connect
(n)
Treguesi i sigurisë ISOFIX-
Connect
(o)
Pikat e kapjes ISOFIX
MONTIMI FILLESTAR
Lidheni mbështetësen
(b)
me përforcuesin
(e)
duke e fiksuar kunjën te aksi i
përforcuesit. Më pas mbështetësja e shpinës
(b)
paloset përpara. Vendoseni
mbrojtësen nga goditjet
(f)
mbi përforcues
(e)
. Kapeni L.S.P.
(j)
te vendi i
shënuar anash sexholinos. Shtyjeni derisa të klikojë te vendet në automjet.
POZICIONI I SAKTË NË AUTOMJET
Sexholinoja me krahë kyçjeje ISOFIXConnect të tërhequr
(k)
mund të përdoret
në të gjitha sediljet e automjeteve me rripa sigurimi automatikë në tre pika, të
cilët janë aprovuar te manuali i automjetit për përdorim "universal".
Certifikimi "gjysmë universal" u jepet sistemeve të sigurimit që lidhen me
makinën përmes krahëve të kyçjes ISOFIX
(k)
. Prandaj, ISOFIX-Connect
mund të përdoret vetëm në disa automjete të caktuara. Shikoni listën e
bashkëngjitur të llojeve të automjeteve për të parë automjetet e miratuara.
Mund ta merrni versionin më të fundit nga
www.cybex-online.com
.
Në raste të veçanta, sexholinoja mund të përdoret edhe në sediljen e
pasagjerit përpara. Zbatoni gjithnjë rekomandimet e prodhuesit të automjetit.
INSTALIMI I SEXHOLINOS NË AUTOMJET
1. Sigurohuni gjithmonë që...
•
mbështetëset e shpinës në mjet të jenë të fiksuara në pozicion vertikal.
•kur instaloni sexholinon në sediljen e pasagjerit përpara, shtyjeni sediljen e
makinës sa më mbrapa që është e mundur pa ndikuar te kalimi i rripit.
2. Përdorni dorezën e rregullimit ISOFIX-Connect
(l)
poshtë përforcuesit
(e)
dhe tërhiqini dy krahët e kyçjes ISOFIX-Connect
(k)
deri në maksimum.
3. Tani rrotulloni krahët e kyçjes ISOFIX-Connect
(k)
180° në mënyrë që të
jenë përballë drejtimit të pikave të kapjes ISOFIX
(o)
.
4. Vendoseni sexholinon në sediljen e përshtatshme në makinë.
5. Shtyjini dy krahët e kyçjes
(k)
në pikat e kapjes ISOFIX
(o)
derisa të
fiksohen duke bërë një zhurmë "KLIKIMI.
6. Përdorni dorezën e rregullimit ISOFIX-Connect
(l)
dhe shtyjeni sexholinon
kundrejt sediljes së automjetit.
7. Sigurohuni që e gjithë sipërfaqja e mbështetëses
(b)
së sexholinos të jetë e
mbështetur në mbështetësen e sediljes së automjetit.
💡
Nëse mbështetësja e kokës së sediljes së automjetit është pengesë,
tërhiqeni lart deri në maksimum ose hiqeni komplet (përveç në rastin e
sediljeve të automjeteve të kthyera mbrapa).
8. Sigurohuni që sexholinoja të jetë e fiksuar duke e tërhequr nga pikat e
kapjes ISOFIX
(o)
. Treguesit jeshil të sigurisë
(n)
duhet të jenë të dukshëm
qartë në të dyja anët e sexholinos.
9. Në rast se sexholinoja përdoret pa ISOFIX-Connect, ajo mund të mbahet
poshtë sexholinos.
💡
Duke përdorur ISOFIX-Connect, krijohet një lidhje me automjetin, e cila rrit
sigurinë për fëmijën tuaj. Fëmija duhet të jetë gjithsesi i siguruar me rripin
me tre pika në automjet dhe mbrojtësen nga goditjet për grupin 1.
💡
Nëse "Mbrojtësja lineare për goditjet anësore" (L.S.P.) pengohet nga dera
e automjetit ose nëse ngushton hapësirën e sediljes së pasagjerit, mund
ta shkëputni duke e shtypur pjesën e sipërme dhe të poshtme të elementit
dhe duke e tërhequr për ta nxjerrë nga vendi. Për ta vendosur përsëri
L.S.P. në sexholino, kapeni te vendi i shënuar anash sexholinos dhe
shtyjeni derisa të klikojë.
HEQJA E SEXHOLINOS NGA AUTOMJETI
Bëni në radhë të kundërt hapat e instalimit.
1. Zhbllokoni krahët e kyçjes ISOFIX-Connect
(k)
në të dyja anët duke i shtyrë
butonat e lëshimit
(m)
dhe duke i tërhequr ato njëkohësisht.
2. Tërhiqeni sexholinon nga pikat e kapjes ISOFIX
(o)
.
3. Hiqeni sexholinon dhe vendoseni ISOFIX-Connect sipas radhës së kundërt
të instalimit.
SQ