Aspirator sobe / Manuali i përdorimit
107 / SQ
1
Udhëzime të rëndësishme për sigurinë
dhe mjedisin
•
Nëse kordoni i energjisë dëmtohet,
duhet të ndërrohet nga prodhuesi,
përfaqësuesi servisit teknik
ose personeli me kualifikime
të ngjashme për të shmangur
çfarëdo rreziku.
•
Në rast zjarri, shkëputeni
aspiratorin dhe pajisjet e gatimit
dhe mbuloni flakën. Asnjëherë
mos përdorni ujë për të fikur
zjarrin.
•
Kur pajisjet e gatimit janë në
punë, pjesët e tyre mund të jenë
të nxehta.
•
Kjo pajisje nuk duhet të përdoret
nga njerëz me aftësi të kufizuara
fizike, ndjesore ose mendore
(përfshirë fëmijët) ose nga njerëz
pa eksperiencë dhe njohuri të
përshtatshme për përdorimin e
saj përveç nëse mbikëqyren nga
një person përgjegjës për sigurinë
e pajisjes.
•
Pasi të keni instaluar aspiratorin,
distanca minimale duhet të jetë
65 cm midis produkti dhe çdo
sobe elektrike dhe 75 cm midis
produktit dhe sobave me gaz ose
pajisjeve të gatimit që përdorin
karburante të tjera.
•
Tubi i daljes së aspiratorit nuk
duhet të lidhet me tubacione të
nxjerrjes së tymit nga pajisje të
tjera.
•
Duhet të tregohet kujdes ku
pajisja përdoret njëkohësisht
me pajisje të tjera që përdorin të
njëjtin ajër në të njëjtin ambient
(p.sh. gaz, naftë, qymyr, dru,
bojler, etj.). Kjo është për shkak
të faktit se aspiratori mund të
pakësojë djegien pasi lëshon ajër
në atmosferën e dhomës.
•
Ky paralajmërim nuk zbatohet në
rast të përdorimit të pajisjes pa
tubacion evakuimi.
•
Kur aspiratori përdoret
njëkohësisht me pajisje me gaz
ose karburante të tjera, dhoma
duhet të ajroset mjaftueshëm
(kjo mund të mos zbatohet për
pajisjet që evakuojnë ajrin përsëri
në dhomë).