![Samsung WW7 TA Series User Manual Download Page 266](http://html.mh-extra.com/html/samsung/ww7-ta-series/ww7-ta-series_user-manual_1198077266.webp)
Shqip
Informacioni i sigurisë
Shqip
10
Hapni rubinetin e ujit ngadalë pas një periudhe të gjatë të mospërdorimit, mosfunksionimit të furnizimit me ujë ose
kur lidhni përsëri zorrën e furnizimit me ujë.
• Presioni i ajrit në tubin e furnizimit me ujë ose tubacionin e ujit mund të shkaktojë dëmtim të një pjese të
produktit ose të rrjedhjes së ujit.
Nëse ka rrjedhje gjatë një procesi, kontrolloni nëse ka ndonjë problem me shkarkimin.
• Nëse lavatriçja përdoret kur përmbytet për shkak të një problemi me shkarkimin, kjo mund të shkaktojë goditje
elektrike ose zjarr.
Futini rrobat plotësisht në lavatriçe me qëllim që rrobat të mos kapen te dera.
• Nëse rrobat kapen te dera, kjo mund të shkaktojë dëmtim të rrobave ose të lavatriçes ose mund të ketë rrjedhje
uji.
Mbylleni furnizimin me ujë kur lavatriçja nuk është në punë.
• Sigurohuni që vidhat te bashkuesi i tubit të furnizimit me ujë të jenë të shtrënguara siç duhet.
Sigurohuni që gomina dhe xhami i derës së përparme të mos ndoten me substanca të huaja (p.sh. mbetje, fije, flokë
etj.).
• Nëse një substancë e huaj ngec në derë dhe dera nuk mbyllet plotësisht, ajo mund të shkaktojë rrjedhje uji.
Hapni rubinetin dhe kontrolloni nëse bashkuesi i tubit të furnizimit me ujë është shtrënguar fort dhe që nuk ka
rrjedhje uji para se të përdorni këtë pajisje.
• Nëse vidhat ose bashkuesi i tubit të furnizimit me ujë janë të liruar, kjo mund të shkaktojë rrjedhje uji.
Pajisja që keni blerë është parashikuar vetëm për përdorim në shtëpi.
Përdorimi i pajisjes për qëllime biznesi cilësohet si keqpërdorim i pajisjes. Në këtë rast, pajisja nuk do të mbulohet
nga garancia standarde që ofrohet nga Samsung dhe këtij të fundit nuk i atribuohet asnjë përgjegjësi për
keqfunksionim ose dëmtime që shkaktohen nga një keqpërdorim i tillë.
Mos qëndroni mbi pajisje ose të vendosni objekte (si rroba, qirinj të ndezur, cigare të ndezura, enë, kimikate, objekte
metalike etj.) mbi pajisjen.
• Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, probleme me pajisjen ose lëndim.
Mos përhapni materiale të avullueshme si insekticide mbi sipërfaqen e pajisjes.
• Përveçse e dëmshme për njerëzit, kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr ose probleme me pajisjen.
Mos vendosni pranë lavatriçes objekte që krijojnë fusha elektromagnetike.
• Kjo mund të shkaktojë lëndim për shkak të keqfunksionimit.
Uji që shkarkohet gjatë një larjeje në temperaturë të lartë ose cikli tharjeje është i nxehtë. Mos e prekni ujin.
• Kjo mund të shkaktojë djegie ose lëndim.
Koha e shkarkimit mund të ndryshojë në varësi të temperaturës së ujit. Nëse temperatura e ujit është tepër e lartë,
procesi i shkarkimit fillon pasi të ftohet uji.
Mos i lani, shtrydhni ose thani ndenjëset që nuk fusin ujë, qilimat ose rrobat (*) nëse pajisja juaj nuk ka një cikël të
veçantë për larjen e këtyre artikujve.
Untitled-2 10
2020-09-07 6:10:47
Summary of Contents for WW7 TA Series
Page 1: ...Washing Machine Usermanual WW9 TA WW8 TA WW7 TA Untitled 1 1 2020 08 28 3 41 41 ...
Page 62: ...Memo Untitled 1 62 2020 08 28 3 41 57 ...
Page 63: ...Memo Untitled 1 63 2020 08 28 3 41 57 ...
Page 65: ...Perilicazarublje Korisničkipriručnik WW9 TA WW8 TA WW7 TA Untitled 2 1 2020 09 08 8 53 22 ...
Page 129: ...Машиназаперење Упатствозакористење WW9 TA WW8 TA WW7 TA Untitled 3 1 9 8 2020 3 47 32 PM ...
Page 193: ...Pralnistroj Uporabniškipriročnik WW9 TA WW8 TA WW7 TA Untitled 1 1 9 8 2020 1 54 15 PM ...
Page 255: ...Beležka Untitled 1 63 9 8 2020 1 54 46 PM ...
Page 257: ...Makinalarëse Manualiipërdorimit WW9 TA WW8 TA WW7 TA Untitled 2 1 2020 09 07 6 10 42 ...
Page 321: ...Mašinazapranjeveša Korisničkipriručnik WW9 TA WW8 TA WW7 TA Untitled 3 1 2020 09 07 6 31 31 ...
Page 382: ...Beleška Untitled 3 62 2020 09 07 6 32 24 ...