![Samsung WW7 TA Series User Manual Download Page 263](http://html.mh-extra.com/html/samsung/ww7-ta-series/ww7-ta-series_user-manual_1198077263.webp)
Shqip
Shqip
7
Hiqni të gjitha substancat e huaja si pluhur ose ujë nga terminalet e spinës së korrentit dhe pikave të kontaktit, duke
përdorur rregullisht një leckë të thatë.
• Hiqni spinën e korrentit dhe pastrojeni me një leckë të thatë.
• Në rast të kundërt, mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Futeni spinën e korrentit te priza në mur në mënyrë që kordoni të shtrihet përgjatë dyshemesë.
• Nëse e fusni spinën e korrentit në prizë në drejtimin e kundërt, telat elektrikë brenda kabllos mund të dëmtohen
dhe kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg nga fëmijët sepse mund të jenë të rrezikshme.
• Nëse një fëmijë vendos një qese mbi kokën e tij, kjo mund të shkaktojë mbytje.
Kur pajisja, spina e korrentit ose kordoni elektrik dëmtohen, kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit.
Kjo pajisje duhet të tokëzohet siç duhet.
Mos e tokëzoni pajisjen me një tub gazi, tub plastik uji apo linjë telefoni.
• Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, shpërthim ose probleme me pajisjen.
• Mos e futni kurrë kordonin elektrik në një prizë që nuk është e tokëzuar si duhet dhe sigurohuni që ajo të jetë në
përputhje me rregulloret lokale dhe kombëtare.
Mos e instaloni këtë pajisje pranë një ngrohësi ose ndonjë materiali të ndezshëm.
Mos e instaloni këtë pajisje në një vend me lagështi, me vaj ose me pluhur ose në dritën e drejtpërdrejtë të diellit ose
në ujë (pika shiu).
Mos e instaloni këtë pajisje në një vend me temperaturë të ulët.
• Ngrica mund t'i bëjë tubat të shpërthejnë.
Mos e instaloni këtë pajisje në një vend ku ka rrjedhje gazi.
• Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Mos përdorni një transformator elektrik.
• Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Mos përdorni spinë korrenti të dëmtuar, kordon elektrik të dëmtuar apo prizë muri të liruar.
• Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Mos e tërhiqni ose mos e përkulni shumë kordonin elektrik.
Mos e përdridhni ose mos e lidhni kordonin elektrik.
Mos e varni kordonin elektrik mbi një objekt metalik, të vendosni një objekt të rëndë mbi kordonin elektrik, ta fusni
kordonin elektrik mes objekteve ose ta shtyni atë në hapësirën pas pajisjes.
• Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Mos e tërhiqni kordonin elektrik kur hiqni spinën e korrentit.
• Hiqni spinën e korrentit duke e mbajtur spinën.
• Në rast të kundërt, mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Kjo pajisje duhet të vendoset pranë një prize korrenti, rubineteve të furnizimit me ujë dhe tubave të shkarkimit.
Untitled-2 7
2020-09-07 6:10:47
Summary of Contents for WW7 TA Series
Page 1: ...Washing Machine Usermanual WW9 TA WW8 TA WW7 TA Untitled 1 1 2020 08 28 3 41 41 ...
Page 62: ...Memo Untitled 1 62 2020 08 28 3 41 57 ...
Page 63: ...Memo Untitled 1 63 2020 08 28 3 41 57 ...
Page 65: ...Perilicazarublje Korisničkipriručnik WW9 TA WW8 TA WW7 TA Untitled 2 1 2020 09 08 8 53 22 ...
Page 129: ...Машиназаперење Упатствозакористење WW9 TA WW8 TA WW7 TA Untitled 3 1 9 8 2020 3 47 32 PM ...
Page 193: ...Pralnistroj Uporabniškipriročnik WW9 TA WW8 TA WW7 TA Untitled 1 1 9 8 2020 1 54 15 PM ...
Page 255: ...Beležka Untitled 1 63 9 8 2020 1 54 46 PM ...
Page 257: ...Makinalarëse Manualiipërdorimit WW9 TA WW8 TA WW7 TA Untitled 2 1 2020 09 07 6 10 42 ...
Page 321: ...Mašinazapranjeveša Korisničkipriručnik WW9 TA WW8 TA WW7 TA Untitled 3 1 2020 09 07 6 31 31 ...
Page 382: ...Beleška Untitled 3 62 2020 09 07 6 32 24 ...