![Samsung WW7 TA Series User Manual Download Page 260](http://html.mh-extra.com/html/samsung/ww7-ta-series/ww7-ta-series_user-manual_1198077260.webp)
Shqip
Shqip
4
Informacioni i sigurisë
E gëzofshi lavatriçen tuaj të re Samsung. Ky manual përmban informacion të rëndësishëm në lidhje me instalimin,
përdorimin dhe kujdesin për pajisjen tuaj. Ju lutemi, kushtojini pak kohë leximit të këtij manuali për të përfituar
plotësisht nga avantazhet dhe veçoritë e shumta të lavatriçes suaj.
Çfarë duhet të dini rreth udhëzimeve për sigurinë
Ju lutemi, lexojeni këtë manual plotësisht për t'u siguruar që të dini sesi të vini në punë në mënyrë të sigurt dhe
me efikasitet veçoritë dhe funksionet shtesë të pajisjes suaj të re. Ju lutemi, mbajeni manualin në një vend të
sigurt afër pajisjes që t’i referoheni më vonë. Përdoreni këtë pajisje vetëm për qëllimin që është projektuar, ashtu si
përshkruhet në këtë manual udhëzimi.
Paralajmërimet dhe udhëzimet e rëndësishme të sigurisë në këtë manual nuk mbulojnë të gjitha kushtet dhe
situatat e mundshme që mund të ndodhin. Është përgjegjësia juaj që të përdorni gjykimin e duhur, kujdesin dhe
vëmendje kur të instaloni, mirëmbani dhe vini në përdorim lavatriçen tuaj.
Meqenëse udhëzimet e mëposhtme të përdorimit mbulojnë disa modele, karakteristikat e lavatriçes tuaj
mund të ndryshojnë pak nga ato që përshkruhen në këtë manual dhe mund të mos aplikohen të gjitha shenjat
paralajmëruese. Nëse keni ndonjë pyetje apo shqetësime, kontaktoni pikën më të afërt të shërbimit ose gjeni
ndihmë dhe informacion në internet në adresën www.samsung.com.
Simbole të rëndësishme sigurie
Çfarë nënkuptojnë ikonat dhe shenjat në këtë manual të përdoruesit:
VINI RE
Rreziqet ose shprehitë e pasigurta të punës mund të shkaktojnë
lëndime të rënda, vdekjen dhe/ose dëmtim të
pronës.
KUJDES
Rreziqet ose shprehitë e pasigurta të punës mund të shkaktojnë
lëndime dhe/ose dëmtim të pronës.
SHËNIM
Tregon që ka rrezik lëndimi të personit ose dëmtimi të pronës.
Këto shenja paralajmëruese janë këtu për të parandaluar lëndimin tuaj dhe të të tjerëve.
Ju lutemi, ndiqini ato me saktësi.
Pasi të keni lexuar këtë manual, ruajeni atë në një vend të sigurt që t’i referoheni më vonë.
Lexoni të gjitha udhëzimet përpara se të përdorni pajisjen.
Ashtu si me çdo pajisje që përdor elektricitet dhe pjesë të lëvizshme, ekzistojnë rreziqe të mundshme. Për ta
përdorur në mënyrë të sigurt këtë pajisje, njihuni me funksionimin e saj dhe bëni kujdes kur ta përdorni atë.
Untitled-2 4
2020-09-07 6:10:47
Summary of Contents for WW7 TA Series
Page 1: ...Washing Machine Usermanual WW9 TA WW8 TA WW7 TA Untitled 1 1 2020 08 28 3 41 41 ...
Page 62: ...Memo Untitled 1 62 2020 08 28 3 41 57 ...
Page 63: ...Memo Untitled 1 63 2020 08 28 3 41 57 ...
Page 65: ...Perilicazarublje Korisničkipriručnik WW9 TA WW8 TA WW7 TA Untitled 2 1 2020 09 08 8 53 22 ...
Page 129: ...Машиназаперење Упатствозакористење WW9 TA WW8 TA WW7 TA Untitled 3 1 9 8 2020 3 47 32 PM ...
Page 193: ...Pralnistroj Uporabniškipriročnik WW9 TA WW8 TA WW7 TA Untitled 1 1 9 8 2020 1 54 15 PM ...
Page 255: ...Beležka Untitled 1 63 9 8 2020 1 54 46 PM ...
Page 257: ...Makinalarëse Manualiipërdorimit WW9 TA WW8 TA WW7 TA Untitled 2 1 2020 09 07 6 10 42 ...
Page 321: ...Mašinazapranjeveša Korisničkipriručnik WW9 TA WW8 TA WW7 TA Untitled 3 1 2020 09 07 6 31 31 ...
Page 382: ...Beleška Untitled 3 62 2020 09 07 6 32 24 ...