![Samsung WW7 TA Series User Manual Download Page 264](http://html.mh-extra.com/html/samsung/ww7-ta-series/ww7-ta-series_user-manual_1198077264.webp)
Shqip
Informacioni i sigurisë
Shqip
8
Pas riparimit nga një servis jo I autorizuar, apo vetë-riparim ose riparim jo-profesional i produktit, Samsung nuk
është përgjegjës për ndonjë dëmtim të produktit, ndonjë dëmtim ose ndonjë çështje tjetër të sigurisë së produktit të
shkaktuar nga ndonjë përpjekje për të riparuar produktin i cili nuk i ndjek me kujdes këto udhëzime të riparimit dhe
mirëmbajtjes. Dëmtim i produktit i shkaktuar nga një përpjekje për të riparuar produktin nga ndonjë person tjetër
përveç Servisit të certifikuar nga Samsung nuk do të mbulohet nga garancia.
Kujdesi në lidhje me instalimin
KUJDES
Kjo pajisje duhet vendosur në një mënyrë të tillë që të jetë e arritshme nga spina e korrentit.
• Në rast të kundërt mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr për shkak të rrjedhjes elektrike.
Instaloni pajisjen në një dysheme të sheshtë dhe të fortë që të mund të mbajë peshën e saj.
• Në rast të kundërt mund të shkaktojë dridhje anormale, lëvizje, zhurmë ose probleme me pajisjen.
Paralajmërime të rëndësishme të përdorimit
VINI RE
Nëse pajisja përmbytet, ndërpritni menjëherë furnizimin me ujë dhe energji elektrike dhe kontaktoni qendrën më të
afërt të shërbimit.
• Mos e prekni spinën e korrentit me duar të lagura.
• Në rast të kundërt, mund të shkaktojë goditje elektrike.
Nëse pajisja bën zhurmë të çuditshme, lëshon erë djegieje ose tym, hiqni menjëherë spinën e korrentit dhe
kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit.
• Në rast të kundërt, mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Në rast rrjedhjeje gazi (si gaz propan, gaz LP etj.), ajrosni menjëherë pa e prekur spinën e korrentit. Mos e prekni
pajisjen apo kordonin elektrik.
• Mos përdorni ventilator.
• Shkëndijat mund të shkaktojnë shpërthim ose zjarr.
Hiqni mbajtësen e derës së lavatriçes përpara se të hidhni pajisjen.
•
Fëmijët mund të mbyten për shkak të asfiksimit nëse bllokohen brenda pajisjes.
Sigurohuni të hiqni paketimin (sfungjerin, bukëpeshkun) që është vendosur në fund të lavatriçes para se ta përdorni
atë.
Mos lani artikuj që janë të ndotur me benzinë, vajguri, gazolinë, hollues boje, alkool ose substanca të tjera të
djegshme ose shpërthyese.
• Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr ose shpërthim.
Mos e hapni me forcë derën e lavatriçes kur është në punë (larje me temperaturë të lartë/tharje/shtrydhje).
• Uji që del nga lavatriçja mund të shkaktojë djegie ose mund ta bëjë dyshemenë të rrëshqitshme. Kjo mund të
shkaktojë lëndim.
Untitled-2 8
2020-09-07 6:10:47
Summary of Contents for WW7 TA Series
Page 1: ...Washing Machine Usermanual WW9 TA WW8 TA WW7 TA Untitled 1 1 2020 08 28 3 41 41 ...
Page 62: ...Memo Untitled 1 62 2020 08 28 3 41 57 ...
Page 63: ...Memo Untitled 1 63 2020 08 28 3 41 57 ...
Page 65: ...Perilicazarublje Korisničkipriručnik WW9 TA WW8 TA WW7 TA Untitled 2 1 2020 09 08 8 53 22 ...
Page 129: ...Машиназаперење Упатствозакористење WW9 TA WW8 TA WW7 TA Untitled 3 1 9 8 2020 3 47 32 PM ...
Page 193: ...Pralnistroj Uporabniškipriročnik WW9 TA WW8 TA WW7 TA Untitled 1 1 9 8 2020 1 54 15 PM ...
Page 255: ...Beležka Untitled 1 63 9 8 2020 1 54 46 PM ...
Page 257: ...Makinalarëse Manualiipërdorimit WW9 TA WW8 TA WW7 TA Untitled 2 1 2020 09 07 6 10 42 ...
Page 321: ...Mašinazapranjeveša Korisničkipriručnik WW9 TA WW8 TA WW7 TA Untitled 3 1 2020 09 07 6 31 31 ...
Page 382: ...Beleška Untitled 3 62 2020 09 07 6 32 24 ...