Shqip - 27
02 Larj
a e një ngarkese rrobash
larja e rrobave me dorë
Ju mund të lani rrobat me dorë pa përdorur Zgjedhësin e Ciklit.
1.
Hapni furnizimin me ujë.
2.
Shtypni butonin
power (energjia)
në makinën larëse.
3.
Hapni derën.
4.
Vendosni artikujt lirshëm në centrifugë një nga një, pa e ngarkuar atë tepër.
5.
Mbyllni derën.
6.
Shtoni detergjentin dhe, nëse është e nevojshme, zbutësin ose detergjentin e larjes paraprake
në ndarjet e duhura.
7.
Shtypni butonin
temp. (temperatura)
për të zgjedhur temperaturën. (Ujë i ftohtë, 20 ˚C,
30 ˚C, 40 ˚C, 60 ˚C, 95 ˚C)
8.
Shtypni butonin
rinse (Shpëlarja)
për të zgjedhur numrin e kërkuar të cikleve të
shpëlarjes.
Numri maksimal i cikleve të shpëlarjes është pesë.
Kohëzgjatja e larjes rritet siç duhet.
9.
Shtypni
Spin (Shtrydhja)
për të zgjedhur shpejtësinë e shtrydhjes. ( : No Spin (Pa
shtrydhje)
10.
Shtypni
delay end (përfundimi i vonuar)
në mënyrë të përsëritur për të kaluar përmes
opsioneve në dispozicion për Delay End (Përfundimi i Vonuar) (nga 3 orë në 19 orë me rritje
prej një ore.) Ora në ekran tregon kohën në të cilën cikli i larjes do të përfundojë.
11.
Shtypni butonin
Start/pause (fillo/ndalo)
dhe makina do të fillojë ciklin.
Udhëzimet për rrobAt
Ndiqni këto udhëzime të thjeshta për rrobat më të pastra dhe larjen më të efektshme.
Gjithnjë kontrolloni etiketën e Kujdesit të rrobave përpara larjes.
Klasifikoni rrobat sipas kritereve të mëposhtme:
•
Etiketa e Kujdesit: Ndajini rrobat në të pambukta, fibra të përziera, sintetike, mëndafsh, të
leshta dhe mëndafshe artificiale.
•
Ngjyra: Ndani rrobat e bardha nga ato me ngjyra. Lani artikujt e rinj dhe me ngjyra veçmas.
•
Madhësia: Vendosja e artikujve të madhësive të ndryshme në të njëjtën ngarkesë do të
përmirësojë veprimin e larjes.
•
Ndjeshmëria: Lani artikujt delikatë veçmas, duke përdorur ciklin e larjes Delicate (Delikate) për
të leshtat e reja të pastra, perdet dhe artikujt prej mëndafshi. Kontrolloni etiketat e artikujve që
lani ose referojuni skemës së kujdesit për materialet në shtojcën.
zbrazni xhepat
Përpara çdo larje, zbrazni të gjithë xhepat e rrobave tuaja. Objektet e vogla, të forta dhe me
forma të parregullta, të tillë si monedha, thika, karfica dhe kapëse mund të dëmtojnë makinën
tuaj larëse. Mos i lani rrobat me tokëza ose kopsa të mëdha ose metale të tjera të rënda.
Metali në rroba mund të dëmtojë rrobat tuaja, si dhe kazanin. Kthejini rrobat me kopsa dhe ato të
qëndisura mbrapsht përpara larjes së tyre. Nëse zinxhirët e pantallonave ose xhaketave janë të
hapura gjatë larjes, centrifuga mund të dëmtohet. Zinxhirët duhet të mbyllen dhe të fiksohen me
një lidhëse përpara larjes.
Rrobat me lidhëse të gjata mund të përzihen me rroba të tjera duke i dëmtuar ato. Sigurohuni që
t'i fiksoni lidhëset përpara fillimit të larjes.
larja paraprake e të pambuktave
Makina juaj e re larëse, së bashku me detergjentet moderne, do të japë rezultate të përsosura të
larjes, duke ju kursyer energji, kohë, ujë dhe detergjent. Megjithatë, nëse të pambuktat tuaja janë
veçanërisht të pista, bëni një larje paraprake me një detergjent me bazë proteine.
WF906U4SA-03147S-02_SQ.indd 27
2014/12/24 15:33:28