Shqip - 34
pastrimi dhe mirëmbajtja e
makinës tuaj larëse
ripArimi i një mAKinë lArëSe të ngrirë
Nëse temperatura ulet nën pikën e ngrirjes dhe makina juaj larëse ka ngrirë:
1.
Shkëputeni nga priza makinën larëse
2.
Hidhni ujë të ngrohtë mbi rubinetin për të liruar tubin e furnizimit me ujë.
3.
Hiqeni tubin e furnizimit me ujë dhe zhyteni në ujë të ngrohtë.
4.
Hidhni ujë të ngrohtë në centrifugën e makinës larëse dhe lëreni të qëndrojë aty për 10
minuta.
5.
Lidheni tubin e furnizimit me ujë në rubinetin e ujit dhe kontrolloni që furnizimi me ujë dhe
shkarkimi janë duke funksionuar normalisht.
rUAjtjA e mAKinëS tUAj lArëSe për një Kohë të gjAtë
Nëse keni nevojë ta ruani makinën tuaj larëse për një kohë të gjatë, është më mirë që ta shkarkoni dhe
shkëpusni atë. Makinat larëse mund të dëmtohen nëse uji mbetet në tuba dhe pjesët e brendshme përpara
ruajtjes.
1.
Zgjidhni ciklin
cotton (pambuk)
dhe shtypni butonin
Quick Wash (larja e shpejtë)
dhe vëreni në punë makinën tuaj larëse përmes ciklit pa ngarkesë.
2.
Mbyllni rubinetet e ujit dhe shkëpusni tubat e futjes së ujit.
3.
Hiqeni makinën larëse nga priza elektrike dhe lëreni hapur derën e makinës tuaj larëse për të
lejuar që ajri të qarkullojë brenda në kazan.
Nëse makina juaj është ruajtur në temperatura nën ngrirje, lejoni një farë kohë që ndonjë ujë
i mbetur në makinën tuaj të shkrijë përpara përdorimit të saj.
WF906U4SA-03147S-02_SQ.indd 34
2014/12/24 15:33:31