PIKA TË RËNDËSISHME SIGURIE
• Lexojini me kujdes të gjitha udhëzimet. Para se ta ndizni, sigurohuni që tensioni i rrymës
elektrike të jetë i njëjtë me atë që tregohet në etiketën metalike që ndodhet në pjesën e
poshtme të fshesës.
• PARALAJMËRIM: Mos e përdorni fshesën me korrent kur rrugica ose dyshemeja është
e lagur.
Mos e përdorni për të thithur ujin.
• Nevojitet mbikëqyrje e plotë kur pajisja përdoret nga fëmijët ose kur përdoret pranë
tyre. Mos lejoni që fshesa me korrent të përdoret si lodër. Mos lejoni në asnjë çast që
fshesa me korrent të funksionojë e pakomanduar. Përdoreni fshesën me korrent vetëm
për qëllimet e përdorimit të përshkruara në këto udhëzime.
• Mos e përdorni fshesën me korrent pa qesen e pluhurave.
Për efi kasitet më të mirë ndërrojeni qesen e pluhurave para se të mbushet.
• Mos e përdorni fshesën me korrent për të pastruar shkrepëset, hirin ose bishtat e
cigareve. Mbajeni fshesën me korrent larg sobave ose burimeve të tjera të nxehtësisë.
Nxehtësia mund të deformojë dhe të çngjyrosë pjesët plastike të pajisjes.
• Shmangni mbledhjen e objekteve të forta dhe të mprehta nëpërmjet fshesës me
korrent, pasi mund të dëmtoni pjesët e saj. Mos u mbështetni te paneli i tubave. Mos
vendosni ngarkesë mbi tub. Mos e bllokoni portën thithëse dhe atë shkarkuese.
• Fikeni fshesën me korrent duke shtypur më parë butonin në trupin e pajisjes, para se
ta hiqni nga priza elektrike. Shkëputeni spinën nga priza elektrike para se të ndërroni
qesen e pluhurave ose enën e pluhurave. Për të shmangur dëmtimet, hiqeni nga priza
duke e kapur te spina dhe jo duke tërhequr kordonin.
• Kjo pajisje nuk duhet përdorur nga persona (përfshirë fëmijët) me aftësi të kufi zuara
fi zike, shqisore apo mendore, ose nga persona që nuk kanë përvojë dhe njohuri,
përveç rastit kur mbikëqyren ose nëse janë udhëzuar për ta përdorur pajisjen nga një
person përgjegjës për sigurinë e tyre. Fëmijët duhet të mbikëqyren për të siguruar që të
mos luajnë me këtë pajisje.
• Hiqeni nga priza para se të merreni me pastrimin apo me mirëmbajtjen e pajisjes.
• Nuk rekomandohet përdorimi i kordonëve zgjatues.
• Nëse fshesa me korrent nuk funksionon siç duhet, fi keni dhe konsultohuni me agjentin
e shërbimit të autorizuar.
• Për të shmangur rrezikun, nëse kordoni elektrik është dëmtuar, zëvendësimi i tij duhet
të bëhet nga prodhuesi ose nga agjenti i shërbimit ose nga një person i kualifi kuar.
• Mos e lëvizni fshesën me korrent duke e kapur nga tubi.
Përdorni dorezën e fshesës me korrent.
• Hiqeni fshesën nga priza kur nuk e përdorni. Fikeni çelësin elektrik para se ta hiqni nga
priza.
informacioni për sigurinë
informacioni për sigurinë
_3
DJ68-00452J (0.6).indb 3
DJ68-00452J (0.6).indb 3
2012.1.2 3:57:46 PM
2012.1.2 3:57:46 PM