Shqip-5
Informacione për sigurinë
2
-3
PARALAJMËRIM
Në lidhje me energjinë
• Parandaloni çdo rrezik goditjeje elektrike
ose zjarri.
– Mos e dëmtoni kordonin elektrik.
– Mos e tërhiqni kordonin elektrik shumë
fort dhe mos e prekni spinën elektrike
me duar të lagura.
– Mos përdorni burim energjie me
tension të ndryshëm nga 100-240 V~
dhe gjithashtu mos përdorni prizë të
shumëfishtë për të furnizuar me energji
disa pajisje në të njëjtën kohë. (Mos e
lini kordonin në mënyrë të shkujdesur
në dysheme.)
– Mos përdorni prizë ose kordon elektrik
të dëmtuar ose spinë elektrike të
lëvizshme.
• Pastroni pluhurin ose lëndët e huaja te
kunji dhe te pjesa e kontaktit e spinës
elektrike.
– Ka rrezik goditjeje elektrike ose avarie.
Përpara përdorimit
• Mos e përdorni "POWERbot" pranë
ngrohëseve apo materialeve të djegshme.
– Mos e përdorni "POWERbot" pranë
zjarrit apo flakëve, si p.sh. ngrohëseve
të lëvizshme, qirinjve, llambave të
tryezës, vatrave etj. apo në vende ku ka
materiale të djegshme si p.sh. benzinë,
alkool, diluent etj.
• Sigurohuni që të mos ketë objekte të
rrezikshme përreth zonës së pastrimit
të "POWERbot", për të parandaluar
përplasjen dhe shkëputni ngrohëset
elektrike apo ventilatorët.
• "POWERbot" synohet për përdorim
shtëpiak, prandaj mos e përdorni në
papafingo, bodrum, magazinë, ndërtesa
industriale, ambiente të jashtme, vende
me lagështirë (si banjë, lavanderi), mbi
tavolina apo rafte.
– "POWERbot"mund të dëmtohet ose të
pësojë avari.
• Sigurohuni që "POWERbot" të mos kalojë
përmes apo të prekë ndonjë lloj lëngu.
– "POWERbot"mund të dëmtohet rëndë
dhe mund të ndotë edhe vende të tjera
nëse rrotat kalojnë nëpër lëngje.
• Për të shmangur dëmtimin e produktit
dhe lëndimet, vendosni shenjat kufizuese
në vendet nga ku "POWERbot" mund të
bjerë, si p.sh. nga lartësia e një shkalle
apo parmakët.
– Për arsye sigurie, mbajini sensorët e
rrëshqitjes të pastër gjatë gjithë kohës.
• Mos derdhni lëngje mbi stacion.
– Ka rrezik zjarri ose goditjeje elektrike.
• Mos e përdorni karikuesin/stacionin për
qëllime të tjera të ndryshme nga ato për
të cilat është synuar.
– Ka rrezik zjarri ose dëmtimi të rëndë të
stacionit.
• Për sigurinë tuaj, mbajeni gjithmonë të
pastër sensorin e rrëshqitjes.
Gjatë përdorimit
• Nëse nga "POWERbot" dalin tinguj
jonormalë, aroma ose tym, fikni
menjëherë çelësin e emergjencës në
pjesën e poshtme të "POWERbot" dhe
kontaktoni qendrën e shërbimit.
Pastrimi dhe mirëmbajtja
• Kur kordoni elektrik dëmtohet, kontaktoni
qendrën e shërbimit për ta ndërruar nga
një riparues i kualifikuar.
– Ka rrezik zjarri ose goditjeje elektrike.
• Kur ndërroni bateritë, kontaktoni qendrën
e shërbimit të "Samsung Electronics".
– Përdorimi i baterive nga produkte të
tjera mund të shkaktojë avari.
KUJDES
Përpara përdorimit
• Vendosni koshin e pluhurit përpara se të
përdorni "POWERbot".
VR7200_Q_guide_13ge_00780D-00_GE.indb 5
2019-03-19 오후 5:15:48