Shqip-3
Informacione për sigurinë
2
-1
Informacione për sigurinë
PARALAJMËRIM
• Para se ta vini pajisjen në punë, lexojeni
tërësisht këtë manual dhe ruajeni për
referencë.
PARALAJMËRIM
• Duke qenë se udhëzimet e mëposhtme
të përdorimit mbulojnë modele të
ndryshme, karakteristikat e fshesës suaj
me korrent mund të ndryshojnë disi nga
çfarë përshkruhet në këtë manual.
Simbolet e përdorura të kujdesit/
paralajmërimit
PARALAJMËRIM
Tregon se ka rrezik vdekjeje ose lëndimi të
rëndë.
KUJDES
Tregon se ka rrezik lëndimi personal ose
dëmtimi material.
Simbole të tjera të përdorura
SHËNIM
Tregon se teksti në vijim përmban
informacion të rëndësishëm shtesë.
Udhëzime të rëndësishme sigurie
Kur përdorni pajisje elektrike, duhet
të ndiqni masat paraprake bazë, duke
përfshirë sa vijon:
Lexojini të gjitha udhëzimet përpara se të
përdorni fshesën robotike me korrent.
Hiqeni karikuesin/stacionin nga priza kur
nuk është në përdorim dhe para kryerjes së
mirëmbajtjes.
PARALAJMËRIM
Për të zvogëluar rrezikun e zjarrit, të
goditjeve elektrike ose të lëndimit:
Të përgjithshme
• Përdoreni vetëm siç përshkruhet në këtë
manual.
• Mos e përdorni "POWERbot" apo
karikuesin / stacionin nëse është dëmtuar
në ndonjë mënyrë.
• Nëse fshesa me korrent nuk funksionon
siç duhet, është rrëzuar, është dëmtuar,
është lënë jashtë shtëpisë ose ka rënë në
ujë, kthejeni në qendrën e kujdesit ndaj
klientit.
• Mos e kapni me duar të lagura karikuesin
/ stacionin ose "POWERbot".
• Përdoreni vetëm në sipërfaqe të thata
dhe në ambiente të brendshme.
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë
të moshës 8 vjeç e lart dhe persona
me aftësi të reduktuara fizike, ndijore
ose mendore, ose me mungesë përvoje
dhe njohurish nëse mbikëqyren ose
udhëzohen në lidhje me përdorimin e
sigurt të pajisjes dhe nëse i kuptojnë
rreziqet e mundshme. Fëmijët nuk duhet
të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe
mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet
kryer nga fëmijët pa mbikëqyrje.
• Për të shmangur rreziqet, nëse
kordoni elektrik është i dëmtuar, duhet
zëvendësuar nga prodhuesi ose agjenti
i shërbimit, ose nga një person me
kualifikim të ngjashëm.
VR7200_Q_guide_13ge_00780D-00_GE.indb 3
2019-03-19 오후 5:15:47