168
SQ
1 E rëndësishme
Siguria
Lexoni me kujdes këtë manual përdorimi përpara se ta vini në punë pajisjen dhe ruajeni për
referencë në të ardhmen�
Për të siguruar performancë optimale, sigurohuni që pastruesi të përditësohet në versionin e
fundit� Këtë përditësim mund ta bëni përmes aplikacionit Clean Home+�
Rrezik
•
Mos e pastroni pajisjen me ujë, me ndonjë lëng apo detergjent tjetër
(që merr flakë) dhe as mos lejoni futjen e tyre brenda pajisjes, në
mënyrë që të shmangni goditjen elektrike dhe/ose ndonjë rrezik për
zjarr�
•
Mos spërkatni përreth pajisjes materiale që marrin flakë, të tilla si
insekticidet apo parfumet�
Paralajmërim
•
Përpara se ta lidhni pajisjen kontrolloni nëse tensioni i treguar në pajisje
përkon me tensionin e rrjetit elektrik lokal�
•
Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, ai duhet ndërruar nga "Philips",
nga një pikë shërbimi e autorizuar nga "Philips" ose nga persona me
kualifikim të ngjashëm, në mënyrë që të shmangni rreziqet
•
Mos e përdorni pajisjen nëse spina, kordoni elektrik ose vetë pajisja
është e dëmtuar�
•
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe
nga persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijuese ose mendore, apo
që kanë mungesë përvoje dhe njohurish vetëm nëse ata mbikëqyren
ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjeve dhe nëse kuptojnë
rreziqet e përfshira�
•
Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen�
•
Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhen kryer nga fëmijët pa qenë të
mbikëqyrur�
•
Mos bllokoni vrimat e hyrjes dhe të daljes së ajrit, p�sh� duke vendosur
objekte mbi vrimën e daljes së ajrit ose përballë vrimës së daljes së
ajrit�
•
Sigurohuni që objektet e huaja të mos bien brenda në pajisje
nëpërmjet vrimave të daljes së ajrit�