62
Udhëzime të rëndësishme për sigurinë
Kur përdorni produktin, për të reduktuar rrezikun e zjarrit, goditjes elektrike dhe lëndimeve
ndaj personave duhet të ndiqen gjithmonë masat paraprake bazë të sigurisë, duke përfshirë
si më poshtë:
1. Mos e përdorni këtë produkt pranë ujit, për shembull pranë një vaske, legeni, lavamani
kuzhine ose vaske për larjen e rrobave, në një bodrum të lagur ose pranë një pishine.
2. Mos e përdorni telefonin për të raportuar rrjedhje gazi pranë vetë rrjedhjes së gazit.
3. Përdorni vetëm kabllon e rrymës dhe bateritë e treguara në këtë manual. Mos i hidhni
bateritë në zjarr. Ato mund të shpërthejnë. Kontrolloni kodet lokale për udhëzime të
mundshme t veçanta për hedhjen.
RUAJINI KËTO UDHËZIME
Informacione të tjera
• Vënia e produktit në punë pranë pajisjeve elektrike mund të shkaktojë interferenca.
Largojeni nga pajisjet elektrike.
KUJDES:
Rrezik shpërthimi nëse bateria zëvendësohet me një lloj të pasaktë. Bateritë e
përdorura të hidhen në përputhje me udhëzimet.
Kujdesi i zakontë
• Fshini sipërfaqen e jashtme të produktit me një pëlhurë të butë të njomë.
• Mos përdorni benzinë, hollues ose ndonjë pudër abrazive.
Njoftim për hedhjen e produktit, transferimin ose kthimin e tij
• Ky produkt mund të ruajë informacionin tuaj privat / të fshehtë. Për të mbrojtur privatësinë
/ fshehtësinë tuaj, rekomandojmë të fshini nga memoria informacione të tilla siç është
numëratori ose lista e telefonuesve përpara se ta hidhni, transferoni apo ktheni produktin.
Informacion për përdoruesit mbi grumbullimin dhe hedhjen e aparateve të vjetra dhe
baterive të përdorura
Këto simbole (
1
,
2
,
3
) mbi produkte,
ambalazhe, dhe/ose dokumentet
shoqëruese nënkuptojnë se produktet e
përdorura elektrike dhe elektronike dhe
bateritë nuk duhet të përzihen me
mbeturinat e përgjithshme shtpiake.
Për trajtimin, restaurimin dhe riciklimin e
duhur të produkteve të vjetra dhe baterive të
përdorura, ju lutemi dërgojini ato pranë
pikave përkatëse të grumbullimit, në përputhje me legjislacionin tuaj shtetëror dhe Direktivat
2002/96/EC dhe 2006/66/EC.
Duke i hedhur me rregull këto produkte dhe bateri, ju do të ndihmoni në ruajtjen e burimeve
të vlefshme dhe në parandalimin e efekteve të mundshme negative në shëndetin e njerëzve
dhe në mjedis, të cilat mund të lindin në rast hedhjeje të pasistemuar të këtyre mbetjeve në
mjedis.
1
2
3
TGA681_786FX(fx).book Page 62 Tuesday, February 19, 2013 5:21 PM