![Makita UV3600 Original Instruction Manual Download Page 260](http://html.mh-extra.com/html/makita/uv3600/uv3600_original-instruction-manual_228255260.webp)
260
Mos filloni përdorimin e
makinerisë derisa të keni lexuar
këto udhëzime përdorimi. Zbatoni
të gjitha udhëzimet e dhëna dhe
instalojeni makinerinë sipas
udhëzimeve.
Përdorimi i synuar i
makinerisë
•
Kjo makineri përdoret për
shkrifërimin ose krehjen e
barishteve nëpër kopshte.
• Shkriftuesi synohet vetëm
për përdorim privat dhe jo
për përdorim tregtar. Të mos
përdoret në ambiente publike.
Për sisteme publike me
tension të ulët ndërmjet
220 V dhe 250 V.
Ndërrimi i përdorimit të aparateve
elektrike shkakton luhatje tensioni.
Përdorimi i kësaj pajisjeje në
kushte të pafavorshme të rrymës
elektrike nga rrjeti mund të ketë
efekte negative për funksionimin
e pajisjeve të tjera. Me një
rezistencë të plotë nga rrjeti të
barabartë ose më të ulët se 0,412
Ohms mund të supozohet se nuk
do të ketë efekte negative. Priza
e rrjetit elektrik të pajisjes duhet
të mbrohet me siguresë ose me
çelës mbrojtës me karakteristika
të ulëta për qark të shkurtër.
Udhëzime të përgjithshme
• Të lexohet ky manual udhëzimi
për familjarizimin me përdorimin
e makinerisë. Përdorimi i
makinerisë nga përdoruesit e
painformuar mjaftueshëm rrit
rrezikshmërinë e zjarrndezjes,
goditjes elektrike apo lëndimit të
vetvetes si dhe të tjerëve.
• Të mos huazohet makineria te
personat që kanë treguar se nuk
kanë eksperiencë.
• Kur ia huazoni makinerinë
dikujt, gjithmonë jepni edhe këtë
manual udhëzimi.
•
Mos i lejoni asnjëherë fëmijët,
personat me aftësi të kufizuara
fizike, ndijore ose mendore,
ose me mungesë përvoje dhe
njohurish, apo njerëzit që nuk
i njohin udhëzimet, të përdorin
makinerinë. Rregulloret lokale
mund të kufizojnë moshën e
operatorit.
•
Përdoreni vetëm nëse jeni në
gjendje fizike të mirë. Kryeni
punë në mënyrë të qetë dhe
me kujdes. Përdoruesi është
përgjegjës për sigurinë e
personave dhe dëmtimet në
zonën e përdorimit.
•
Kurrë të mos përdoret kjo
makineri pas konsumit të
alkoolit ose lëndëve narkotike
apo nëse ndiheni të lodhur ose
të sëmurë.
• Bëni pushim për të parandaluar
humbjen e kontrollit nga lodhja.
Rekomandohet pushimi nga 10
deri 20 minuta në çdo orë.
Summary of Contents for UV3600
Page 2: ...2 1 2 5 6 7 8 9 10 11 12 3 4 13 16 15 14 1 ...
Page 3: ...3 2 3 4 ...
Page 359: ...359 ...