31 SHQIP
PARALAJMËRIME SIGURIE
Paralajmërimet e përgjithshme për
sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM
Lexoni të gjitha paralajmërimet
për sigurinë, udhëzimet, ilustrimet dhe specifikimet
e dhëna me këtë vegël elektrike.
Mosndjekja e të
gjitha udhëzimeve të renditura më poshtë mund të
shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndim të
rëndë.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi “vegël elektrike” në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Paralajmërime të përgjithshme për
sigurinë e sharrës krasitëse
1.
Mbajini të gjitha pjesët e trupit larg zinxhirit të
sharrës ndërkohë që sharra krasitëse është
duke punuar. Përpara se të ndizni sharrën
krasitëse, sigurohuni që zinxhiri i sharrës të
mos ketë prekur asgjë.
Një moment hutimi gjatë
punës me sharrën krasitëse mund të shkaktojë
ngecjen e rrobave ose trupit në zinxhirin e
sharrës.
2.
Gjithmonë mbajeni sharrën krasitëse me
njërën dorë në dorezën e pasme dhe me dorën
tjetër në dorezën ndihmëse.
3.
Mbajeni sharrën krasitëse vetëm nga
sipërfaqet mbajtëse të izoluara sepse zinxhiri
i sharrës mund ketë kontakt me telat elektrikë
të fshehur.
Zinxhiri i sharrës që ka kontakt me një
tel elektrik “të ngarkuar” mund të “ngarkojë” pjesët
metalike të ekspozuara të sharrës krasitëse dhe
mund t’i japë punëtorit goditje elektrike.
4.
Mbani mbrojtëse për sytë. Rekomandohen
pajisje të tjera mbrojtëse për dëgjimin,
kokën, duart, këmbët dhe shputat.
Pajisjet
e përshtatshme mbrojtëse pakësojnë lëndimin
personal nga copëzat fluturuese ose nga kontakti
aksidental me zinxhirin e sharrës.
5.
Mos e përdorni sharrën krasitëse në pemë,
mbi shkallë, nga një çati apo ndonjë vend
mbështetës i paqëndrueshëm.
Përdorimi i
një sharre krasitëse në këtë mënyrë mund të
shkaktojë lëndime personale të rënda.
6.
Mbajini këmbët në mënyrën e duhur dhe
përdoreni sharrën krasitëse vetëm kur
qëndroni në sipërfaqe të palëvizshme, të sigurt
dhe të niveluar.
Sipërfaqet e rrëshqitshme apo
të paqëndrueshme mund shkaktojnë humbjen e
ekuilibrit apo kontrollit të sharrës krasitëse.
7.
Bëni kujdes nga zmbrapsjet kur prisni degë
të tendosura.
Dega e tendosur mund ta godasë
punëtorin dhe/ose ta nxjerrë sharrën krasitëse
jashtë kontrolli kur ndodh lëshimi i fibrave të drurit.
8.
Bëni shumë kujdes kur prisni degë të thata
ose pemë të reja.
Materiali i hollë mund të kapë
zinxhirin e sharrës dhe t’ju godasë ose t’ju rrëzojë.
9.
Transportojeni sharrën krasitëse me sharrën
krasitëse të fikur dhe larg nga trupi. Vendosni
kapakun e shufrës udhëzuese sa herë
që transportoni ose magazinoni sharrën
krasitëse.
Transportimi i duhur i sharrës krasitëse
pakëson mundësinë e kontaktit aksidental me
zinxhirin e sharrës.
10.
Ndiqni udhëzimet për lubrifikimin, tendosjen e
zinxhirit dhe ndërrimin e shufrës dhe zinxhirit.
Zinxhiri i tendosur ose i lubrifikuar në mënyrë
jo të duhur mund të thyhet ose mund të shtojë
mundësinë e forcave zmbrapsëse.
11.
Prisni vetëm dru. Mos e përdorni sharrën
krasitëse për qëllime për të cilat nuk është
prodhuar. Për shembull: mos e përdorni
sharrën krasitëse për prerjen e materialeve
metalike, plastike, materialeve prej tulle ose
materialeve të ndërtimit jo prej druri.
Përdorimi
i sharrës krasitëse për veprime të ndryshme nga
ato për të cilat është prodhuar mund të rezultojë
në situata të rrezikshme.
12.
Kjo sharrë krasitëse nuk është prodhuar
për qëllimin e prerjes së pemëve.
Përdorimi i
sharrës krasitëse për veprime të ndryshme nga
ato për të cilat është prodhuar mund të rezultojë
në lëndime të rënda për përdoruesin dhe personat
afër.
13.
Ndiqni të gjitha udhëzimet kur pastroni
materialet e ngecura, kur magazinoni ose i
kryeni shërbimin sharrës krasitëse. Sigurohuni
që çelësi të jetë i fikur dhe të jetë hequr paketa
e baterisë.
14.
Shkaqet dhe parandalimi i forcave zmbrapsëse
të punëtorit:
Forcat zmbrapsëse mund të ndodhin kur pjesa e
përparme ose maja e shufrës udhëzuese prekin
një objekt ose kur druri afrohet dhe bllokon
zinxhirin e sharrës në pikëprerje.
Në disa raste, kontakti me majën mund të
shkaktojë një reagim të kundërt të papritur, duke e
goditur shufrën udhëzuese lart dhe drejt punëtorit.
Bllokimi i zinxhirit të sharrës përgjatë shufrës
udhëzuese mund ta kthejë shufrën menjëherë
mbrapa drejt punëtorit.
Secili prej këtyre reagimeve mund t’ju shkaktojnë
humbjen e kontrollit të sharrës, gjë e cila mund
të rezultojë në lëndim të rëndë personal. Mos
u mbështetni vetëm në pajisjet mbrojtëse të
integruara në sharrë. Si përdorues i sharrës
krasitëse, duhet të ndërmerrni disa hapa që të
shmangni aksidente ose lëndime gjatë prerjeve.
Zmbrapsja është rezultat i keqpërdorimit dhe/
ose procedurave ose kushteve të pasakta të
përdorimit të sharrës krasitëse dhe mund të
shmanget duke marrë masat e mëposhtme
parandaluese:
•
Mbajeni sharrën krasitëse të shtrënguar,
duke i vendosur gishtat rreth dorezave
të saj dhe të dyja duart mbi sharrë,
dhe poziciononi trupin dhe krahun në
mënyrë që të mund t’u rezistoni forcave
zmbrapsëse.
Nëse merren masat e duhura
parandaluese, punëtori mund t’i kontrollojë
forcat zmbrapsëse. Mos e lëshoni sharrën
krasitëse.
►
Fig.1
Summary of Contents for UC100DWA
Page 2: ...2 Fig 1 1 2 3 4 5 8 10 9 6 12 7 11 Fig 2 3 1 2 Fig 3 1 2 Fig 4 ...
Page 3: ...3 1 2 Fig 5 1 Fig 6 2 1 Fig 7 1 Fig 8 1 2 Fig 9 1 3 2 Fig 10 ...
Page 4: ...4 1 2 Fig 11 1 Fig 12 1 Fig 13 1 2 3 Fig 14 3 2 1 Fig 15 1 2 Fig 16 1 Fig 17 2 1 Fig 18 ...
Page 5: ...5 1 2 Fig 19 1 2 Fig 20 1 2 3 Fig 21 2 1 Fig 22 Fig 23 Fig 24 ...
Page 7: ...7 2 1 Fig 33 1 2 Fig 34 2 1 Fig 35 ...
Page 121: ...121 ...
Page 122: ...122 ...
Page 123: ...123 ...