27
Llamba sinjalizuese
(për modelin GA7050R/GA9050R)
Fig.3
Llamba sinjalizuese ndizet me ngjyrë të gjelbër kur
pajisja vihet në prizë. Nëse llamba sinjalizuese nuk
ndizet, kablloja kryesore ose kontrolluesi mund të ketë
defekt. Kur llamba sinjalizuese është ndezur por vetë
pajisja nuk niset edhe pse ajo është ndezur, karbonçinat
mund të jenë konsumuar ose kontrolluesi, motori ose
çelësi i ndezjes/fikjes mund të ketë defekt.
Mbrojtja ndaj rindezjes aksidentale
Edhe kur një levë bllokimi që e mban të shtypur çelësin
(në pozicionin e bllokimit) nuk lejon rindezjen
aksidentale të veglës edhe kur ajo është në prizë.
Në këtë kohë llamba sinjalizuese pulson me dritë të
kuqe dhe tregon që mbrojtja ndaj rindezjes aksidentale
të veglës është në funksion.
Për të anuluar mbrojtjen ndaj rindezjes aksidentale,
tërhiqeni çelësin plotësisht mbrapa dhe më pas lëshojeni.
Tipari i ndezjes së ngadaltë
Këto modele nisin punën me ngadalë kur ndizen. Ky
tipar i ndezjes së ngadaltë siguron një funksionim pa
probleme.
MONTIMI
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë
mbi të.
Instalimi i mbajtëses (dorezës) anësore
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithnjë që mbajtësja anësore është
instaluar siç duhet përpara përdorimit.
Fig.4
Vidhoseni mirë mbajtësen anësore në pozicionin e
veglës siç tregohet në figurë.
Instalimi ose heqja e mbrojtëses së diskut
(për disk me qendër të shtypur, multidisk,
disk me furçë teli / disk prerës smeril, disk
diamanti)
PARALAJMËRIM:
•
Kur përdorni disk lëmimi/multidisk me qendër të
shtypur, disk guri fleksibël, disk me furçë teli,
mbrojtësja e diskut duhet të përshtatet në vegël në
mënyrë të tillë që ana e mbyllur e mbrojtëses të
tregojë gjithnjë nga përdoruesi.
•
Kur përdorni disk smeril prerës / diamanti,
sigurohuni të përdorni vetëm mbrojtësen e
posaçme të diskut të projektuar për përdorim me
disqe prerëse. (Në disa shtete evropiane kur
përdoret disku i diamantit mund të përdoret dhe
mbrojtëse e zakonshme.
Për vegla me mbrojtëse disku të llojit me vidë
bllokuese
Fig.5
Montojeni mbrojtësen e diskut me të dalën në shiritin e
mbrojtëses së diskut të rreshtuar në një vijë me
dhëmbin e kutisë mbajtëse. Në vijim, rrotullojeni
mbrojtësen e diskut në drejtim kundërorar me 180°.
Sigurohuni ta shtrëngoni mirë vidën.
Për ta hequr mbrojtësen e diskut, ndiqni procedurën e
anasjellë të instalimit.
Për vegël me mbrojtëse disku të llojit me levë
mbërthyese
Fig.6
Fig.7
Lironi levën në mbrojtësen e diskut. Montojeni
mbrojtësen e diskut me të dalën në shiritin e mbrojtëses
së diskut të rreshtuar në një vijë me dhëmbin e kutisë
mbajtëse. Më pas rrotulloni mbrojtësen e diskut në
pozicionin që tregohet në figurë. Shtrëngoni levën për të
mbërthyer mbrojtësen e diskut. Nëse leva është shumë
e shtrënguar ose shumë e lirë për të mbajtur mbrojtësen
e diskut, lironi ose shtrëngoni dadon për të rregulluar
shtrëngimin e mbrojtëses së diskut.
Për ta hequr mbrojtësen e diskut, ndiqni procedurën e
anasjellë të instalimit.
Instalimi ose heqja e diskut lëmues/
multidiskut me qendër të shtypur
(aksesor opsional)
PARALAJMËRIM:
•
Përdorni gjithmonë mbrojtësen e ofruar kur në
vegël keni vënë diskun lëmues/multidiskun me
qendër të shtypur. Disku mund të thyhet gjatë
përdorimit dhe mbrojtësja ndihmon në uljen e
mundësive për lëndime personale.
Fig.8
Montoni flanxhën e brendshme në bosht. Futni diskun
në flanxhën e brendshme dhe vidhosni dadon bllokuese
te boshti.
PARALAJMËRIM:
•
Mos përdorni kurrë një disk lëmimi më të trashë se
6,5 mm.
Flanxha e sipërme
Modelet me shkronjën F janë pajisur si standard me një
super flanxhë. Krahasuar me llojin tradicional, nevojitet
vetëm 1/3 e forcës për të kthyer mbrapsht dadon e
kyçjes.
SHËNIM:
•
Vetëm për veglat me bosht me filetim M14.
Për Australinë dhe Zelandën e Re
Fig.9
Montoni flanxhën e brendshme në bosht. Përshtatni
diskun në flanxhën e brendshme dhe vidhosni dadon e
Summary of Contents for GA7050
Page 102: ...102 ...
Page 103: ...103 ...