41 SHQIP
3.
Mos ia jepni hua veglën një personi, i cili nuk
ka përvojën ose njohuritë e mjaftueshme
për përdorimin e prerësve të shkurreve dhe
prerësve me fije.
4.
Kur ta jepni hua veglën, bashkë me të jepni
gjithmonë këtë manual përdorimi.
5.
Përdoreni veglën me kujdesin dhe vëmendjen
maksimale.
6.
Mos e përdorni asnjëherë pajisjen pas
konsumimit të alkoolit ose drogave, ose nëse
ndjeheni të lodhur ose të sëmurë.
7.
Mos u përpiqni kurrë ta modifikoni veglën.
8.
Ndiqni rregulloret e vendit tuaj për përdorimin
e prerësit të shkurreve dhe prerësit me fije.
Pajisjet mbrojtëse personale
►
Fig.1
1.
Mbani helmetë sigurie, syze mbrojtëse
dhe doreza mbrojtëse që të mbroheni nga
mbeturinat që fluturojnë ose objektet që bien.
2.
Mbani mbrojtëse për veshët si p.sh. kufje
mbrojtëse për të parandaluar humbjen e
dëgjimit.
3.
Vishni rroba dhe këpucë të përshtatshme për
një përdorim të sigurt, si p.sh. kominoshe
pune dhe këpucë të forta që nuk rrëshqasin.
Mos vishni rroba të lirshme dhe mos mbani
bizhuteri.
Rrobat e gjera, bizhuteritë ose flokët e
gjatë mund të kapen në pjesët lëvizëse.
4.
Mbani doreza mbrojtëse kur prekni diskun
prerës.
Disqet prerëse mund të shkaktojë prerje
të thella në duar.
Siguria në zonën e punës
1.
Përdoreni veglën vetëm kur keni shikueshmëri
dhe kushte të mira drite. Mos e përdorni veglën
kur është errësirë ose kur ka mjegull.
2.
Mos e përdorni veglën në atmosfera
shpërthyese, si p.sh. në praninë e lëngjeve,
gazeve ose pluhurave të ndezshme.
Vegla
krijon shkëndija që mund të ndezin pluhurin ose
avujt.
3.
Gjatë përdorimit mos qëndroni kurrë në
një sipërfaqe të paqëndrueshme ose të
rrëshqitshme, ose në një vend të pjerrët. Gjatë
dimrit bëni kujdes nga akulli dhe bora dhe
gjithmonë sigurohuni që të mbështetni këmbët
mirë.
4.
Gjatë përdorimit, mbajini personat e
pranishëm ose kafshët të paktën 15 m larg nga
vegla. Fikeni veglën sapo të afrohet dikush.
5.
Mos e përdorni kurrë veglën nëse ka njerëz
pranë, sidomos fëmijë, apo kafshë shtëpiake.
6.
Përpara përdorimit, kontrolloni zonën e punës
për gurë ose objekte të tjera të forta.
Ato mund
të fluturojnë tutje ose të shkaktojnë zmbrapsje të
rrezikshme dhe të rezultojnë në lëndim të rëndë
dhe/ose dëmtim të pronës.
7.
PARALAJMËRIM: Përdorimi i këtij produkti
mund të krijojë pluhur me përmbajtje
kimikatesh që mund të shkaktojnë sëmundje
të frymëmarrjes ose sëmundje të tjera. Disa
shembuj të këtyre kimikateve janë përbërësit
që gjenden në pesticide, insekticide,
fertilizues dhe herbicide. Rreziku ndaj këtyre
ekspozimeve varion në varësi të shpeshtësisë
së kryerjes së kësaj lloj pune. Për të pakësuar
ekspozimin ndaj këtyre kimikateve: punoni në
ambient të ajrosur mirë dhe punoni me pajisje
sigurie të miratuara, siç janë maskat kundër
pluhurit që janë projektuar posaçërisht për të
filtruar grimcat mikroskopike.
Siguria elektrike dhe e baterisë
1.
Mos e ekspozoni veglën në shi ose në kushte
me lagështirë.
Uji që hyn në vegël mund të rrisë
rrezikun e goditjeve elektrike.
2.
Mos e përdorni veglën nëse çelësi nuk e ndez
apo e fik atë.
Veglat që nuk mund të kontrollohen
me anë të çelësit janë të rrezikshme dhe duhet të
riparohen.
3.
Parandaloni ndezjen e paqëllimshme.
Sigurohuni që çelësi të jetë në pozicionin
e fikjes përpara se të instaloni paketën e
baterisë, ta ngrini ose ta mbani veglën.
Mbajtja
e veglës me gishtin mbi çelës ose furnizimi me
energji i veglës që e ka çelësin e ndezur bëhen
shkak për aksidente.
4.
Mos e hidhni baterinë(të) në zjarr.
Ajo mund
të shpërthejë. Kontrolloni kodet vendore për
udhëzime të mundshme të veçanta të hedhjes.
5.
Mos e hapni dhe mos e shformoni baterinë(të).
Elektroliti i çliruar është gërryes dhe mund të
dëmtojë sytë ose lëkurën. Ai mund të jetë toksik
nëse gëlltitet.
6.
Mos e karikoni baterinë në shi ose në vende të
lagura.
Vënia në funksionim
1.
Përpara se të montoni ose rregulloni veglën,
hiqni kutinë e baterisë.
2.
Mbani doreza mbrojtëse përpara se të përdorni
diskun e prerësit.
3.
Përpara se të instaloni kutinë e baterisë,
kontrolloni veglën për dëmtime, vida/dado
të liruara ose për ndonjë montim jo të saktë.
Mprihni disqet e prerësit që janë çmprehur.
Zëvendësoni diskun e prerësit nëse ai është
përkulur ose dëmtuar. Kontrolloni të gjitha
levat e komandave dhe çelësat për një punë
më të thjeshtë. Pastroni dhe thani dorezat.
4.
Mos u përpiqni kurrë ta ndizni veglën nëse ajo
është e dëmtuar ose jo e montuar plotësisht.
Përndryshe mund të shkaktohen lëndime të rënda.
5.
Rregulloni rripin e krahut dhe dorezën sipas
përmasave trupore të përdoruesit.
6.
Kur fusni kutinë e baterisë, pajisjen prerëse
mbajeni larg trupit tuaj dhe larg çdo objekti
tjetër, përfshirë token.
Ajo mund të rrotullohet
gjatë ndezjes dhe mund të shkaktojë lëndim ose
të dëmtojë veglën dhe/ose pronën.
7.
Përpara se të ndizni veglën, hiqni çdo çelës
rregullues ose çelës për dado ose kapak të
diskut.
Një aksesor i lënë i bashkuar me një pjesë
rrotulluese të veglës mund të shkaktojë lëndim
personal.
Summary of Contents for DUR190L
Page 2: ...Fig 1 Fig 2 12 1 2 3 4 5 11 10 9 8 Fig 3 2 ...
Page 5: ...1 Fig 15 2 1 3 Fig 16 1 Fig 17 1 2 3 Fig 18 1 2 3 Fig 19 1 2 3 4 5 6 7 Fig 20 1 1 Fig 21 5 ...
Page 7: ...1 2 Fig 29 1 2 Fig 30 1 Fig 31 1 2 Fig 32 1 2 Fig 33 1 2 Fig 34 1 Fig 35 1 Fig 36 7 ...
Page 8: ...Fig 37 Fig 38 1 Fig 39 8 ...
Page 9: ...3 m 80 mm 100 mm Fig 40 9 ...
Page 10: ...Fig 41 1 2 Fig 42 10 ...