![background image](http://html.mh-extra.com/html/makita/dtw450/dtw450_instruction-manual_230526015.webp)
15
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur dhe
kutia e baterisë të jetë hequr përpara se ta
rregulloni apo t'i kontrolloni funksionet e veglës.
Instalimi ose heqja e kutisë së baterisë
Fig.1
•
Fikeni gjithmonë veglën përpara se të instaloni
ose hiqni kutinë e baterisë.
•
Për të hequr kutinë e baterisë, tërhiqeni atë nga
vegla ndërsa rrëshqisni butonin në pjesën e
përparme të kutisë së baterisë.
•
Për të vendosur kutinë e baterisë bashkoni
gjuhëzën e kutisë së baterisë me kanalin e folesë
dhe rrëshqiteni për ta futur. Futeni gjithmonë deri
në fund, derisa të kërcasë dhe të bllokohet në
vend. Nëse shikoni treguesin e kuq në anën e
sipërme të butonit, ajo nuk është bllokuar
plotësisht. Instalojeni plotësisht derisa pjesa e
kuqe të mos shihet. Nëse jo, ajo mund të bjerë
aksidentalisht nga vegla duke ju lënduar ju ose
personat pranë.
•
Mos përdorni forcë gjatë instalimit të kutisë së
baterisë. Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni
siç duhet.
Veprimi i ndërrimit
Fig.2
KUJDES:
•
Përpara se ta vendosni kutinë e baterisë në vegël,
kontrolloni gjithmonë për të parë nëse çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "OFF" (fikur) kur lëshohet.
•
Ndryshoni drejtimin e rrotullimit vetëm pasi vegla
të ketë ndaluar plotësisht. Ndryshimi përpara se
vegla të ndalojë mund ta dëmtojë veglën.
Çelësi është i kthyeshëm, duke siguruar rrotullim në
drejtimin orar dhe kundërorar. Për të ndezur veglën,
thjesht tërhiqni pjesën e poshtme (A) të çelësit në
drejtimin orar ose pjesën e sipërme (B) në drejtimin
kundërorar. Lëshoni çelësin për ta ndaluar.
Ndezja e llambës së përparme
Fig.3
KUJDES:
•
Mos e shikoni direkt dritën ose burimin e dritës.
Shtypni pozicionin e sipërm të çelësit të llambës për
ndezjen e dritës dhe pozicionin e poshtëm për ta fikur
llambën.
SHËNIM:
•
Përdorni një leckë të thatë për të fshirë
papastërtitë nga lentet e llambës. Bëni kujdes të
mos gërvishtni lentet e llambës, ose ajo do të ulë
ndriçimin.
•
Drita pajiset me një qark shkarkimi kundër
mbingarkesës. Nëse llamba nuk ndizet edhe pas
hapjes së çelësit, ka mundësi që të ketë rënë
bateria. Përpiquni të ngarkoni baterinë.
•
Mbajeni çelësin e llambës në pozicionin “off” (fikur)
nëse nuk ju duhet drita.
MONTIMI
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur dhe
kutia e baterisë të jetë hequr përpara se të kryeni
ndonjë punë në vegël.
Zgjidhni çelësin e duhur
Përdorni gjithmonë çelësa të përmasave të duhura për
bulonat dhe dadot. Çelësat e përmasave të gabuara do
rezultojë në shtrëngim të gabuar dhe jo të rregullt
dhe/ose dëmtimin e bulonit ose dados.
Instalimi ose heqja e çelësit
Fig.4
1.
Për çelësa pa unazë hermetizuese dhe kunj
Për të vendosur çelësin, shtyjeni atë në dhëmbët
mbërthyes në formë kudhre derisa të bllokohet në
vend.
Për të hequr çelësin, thjesht tërhiqeni.
2.
Për çelësa me unazë hermetizuese dhe kunj
Fig.5
Lëvizni unazën hermetizuese nga vrima në çelës
dhe hiqni kunjin nga çelësi. Futeni çelësin në
dhëmbët mbërthyes në formë kudhre që vrima në
çelës të bashkërenditet me vrimën në dhëmbët
mbërthyes në formë kudhre. Futni kunjin përmes
vrimës në çelës dhe dhëmbëve mbërthyes në
formë kudhre. Më pas ktheni unazën
hermetizuese në pozicionin fillestar në çelës për të
mbajtur kunjin. Për ta hequr çelësin, ndiqni
procedurën e kundërt të instalimit.
Bashkërenditni vrimën në anën e çelësit me një kunj
ndalues në dhëmbët mbërthyes në formë kudhre dhe
shtyjeni në dhëmbët mbërthyes në formë kudhre deri sa
të vihet në vend. Goditeni lehtë nëse është e nevojshme.
Për të hequr çelësin, thjesht hiqeni.
Grepi
KUJDES:
Pas instalimit të grepit, sigurohuni që është vidhosur fort.
Fig.6
Grepi shërben për ta varur veglën përkohësisht. Grepi
mund të montohet në cilëndo anë të veglës.
Për të instaluar grepin, futeni në një kanal në folenë e
veglës në njërën anë dhe më pas sigurojeni atë me një
vidë. Për ta hequr, lirojeni vidën dhe më pas nxirreni.