28 SHQIP
PARALAJMËRIM:
Mbani mbrojtëse për veshët.
PARALAJMËRIM:
Emetimet e zhurmës gjatë
përdorimit aktual të veglës elektrike mund të
ndryshojnë nga vlerat e deklaruara në varësi të
mënyrave sesi përdoret vegla, veçanërisht nga
lloji i materialit të punës që përdoret.
PARALAJMËRIM:
Vërtetoni që masat e
sigurisë për mbrojtjen e përdoruesit bazohen në
vlerësimin e ekspozimit ndaj kushteve aktuale të
përdorimit (duke marrë parasysh të gjitha pjesët e
ciklit të funksionimit si ato kur pajisja është e fikur
dhe punon pa prerë ashtu edhe kohën e përdorimit).
Dridhja
Vlera totale e dridhjeve (shuma e vektorit me tre akse)
përcaktohet sipas EN62841-2-2:
Regjimi i punës: shtrëngimi me goditje i mbërthyesve
me kapacitetin maksimal të pajisjes
Emetimi i dridhjeve (a
h
) : 13,5 m/s
2
Pasiguria (K): 1,5 m/s
2
SHËNIM:
Vlerat e deklaruara totale të dridhjeve janë
matur sipas një metode standarde testimi dhe mund
të përdoren për të krahasuar një vegël me një tjetër.
SHËNIM:
Vlerat e deklaruara totale të dridhjeve mund
të përdoren për një vlerësim paraprak të ekspozimit.
PARALAJMËRIM:
Emetimet e dridhjeve
gjatë përdorimit aktual të veglës elektrike mund
të ndryshojnë nga vlerat e deklaruara në varësi
të mënyrave sesi përdoret vegla, veçanërisht nga
lloji i materialit të punës që përdoret.
PARALAJMËRIM:
Vërtetoni që masat e
sigurisë për mbrojtjen e përdoruesit bazohen në
vlerësimin e ekspozimit ndaj kushteve aktuale të
përdorimit (duke marrë parasysh të gjitha pjesët
e ciklit të funksionimit si ato kur pajisja është
e fikur dhe punon pa prerë ashtu edhe kohën e
përdorimit).
Deklarata e konformitetit me KE-në
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në përfshihet si
Shtojca A në këtë manual përdorimi.
PARALAJMËRIME
SIGURIE
Paralajmërimet e përgjithshme për
sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM:
Lexoni të gjitha
paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet, ilustrimet
dhe specifikimet e dhëna me këtë vegël elektrike.
Mosndjekja e të gjitha udhëzimeve të renditura më
poshtë mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/
ose lëndim të rëndë.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi “vegël elektrike” në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Paralajmërime për sigurinë e
trapanit me goditje me bateri
1.
Mbajeni pajisjen elektrike te sipërfaqet e izoluara
kapëse kur të jeni duke kryer një veprim në të cilin
mbërthyesi mund të kontaktojë me tela të fshehur.
Nëse mbërthyesit prekin një tel me rrymë atëherë
pjesët metalike të pajisjes elektrike elektrizohen dhe
mund t’i japin punëtorit goditje elektrike.
2.
Gjithmonë sigurohuni që të keni bazament të
fortë qëndrimi.
Sigurohuni që të mos ketë njeri poshtë ndërkohë
që e përdorni pajisjen në vende të larta.
3.
Mbajeni veglën fort.
4.
Mbani mbrojtëse për veshët.
5.
Mos e prekni punton apo materialin e punës
menjëherë pas kryerjes së punës. Ato mund të jenë
jashtëzakonisht të nxehta dhe mund t’ju djegin lëkurën.
6.
Mbajini duart larg pjesëve rrotulluese.
7.
Përdorni dorezën(at) ndihmëse nëse jepen
bashkë me pajisjen.
Humbja e kontrollit mund të
shkaktojë dëmtime personale.
8.
Mbajeni pajisjen elektrike te sipërfaqet e izoluara
kur të jeni duke kryer një veprim në të cilin
aksesori prerës mund të kontaktojë me tela të
fshehur.
Nëse aksesori prerës prek një tel me rrymë,
atëherë pjesët metalike të veglës elektrike elektrizohen
dhe mund t‘i shkaktojnë përdoruesit goditje elektrike.
9.
Sigurohuni që të mos ketë kabllo elektrike,
tuba uji, tuba gazi etj. që mund të shkaktojnë
rrezik nëse dëmtohen nga përdorimi i veglës.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni që njohja ose
familjarizimi me produktin (të fituara nga përdorimi i
shpeshtë) të zëvendësojnë zbatimin me përpikëri të
rregullave të sigurisë për produktin në fjalë.
KEQPËRDORIMI ose mosndjekja e rregullave të
sigurisë të dhëna në këtë manual përdorimi mund
të shkaktojnë dëmtime të rënda personale.
Udhëzime të rëndësishme rreth
sigurisë për kutinë e baterisë
1.
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2.
Mos e çmontoni ose dëmtoni kutinë e baterisë.
Kjo
mund të shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose shpërthim.
3.
Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
4.
Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini sytë me ujë
të pastër dhe kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë.
Kjo gjë mund të rezultojë në humbje të shikimit.