![Makita DOLMAR EV-3213 Original Instruction Manual Download Page 271](http://html.mh-extra.com/html/makita/dolmar-ev-3213/dolmar-ev-3213_original-instruction-manual_228077271.webp)
271
PARALAJMËRIME
SIGURIE
LEXONI ME KUJDES PARA
PËRDORIMIT
TË RUHET MANUALI I
UDHËZIMEVE PËR REFERIM
NË TË ARDHMEN
Mos filloni përdorimin e
makinerisë derisa të keni lexuar
këto udhëzime përdorimi. Zbatoni
të gjitha udhëzimet e dhëna dhe
instalojeni makinerinë sipas
udhëzimeve.
Përdorimi i synuar i
makinerisë
•
Kjo makineri përdoret për
shkrifërimin ose krehjen e
barishteve nëpër kopshte.
•
Shkriftuesi
synohet
vetëm
për përdorim privat dhe jo
për përdorim tregtar. Të mos
përdoret në ambiente publike.
Udhëzime të përgjithshme
•
Të lexohet ky manual udhëzimi
për familjarizimin me përdorimin
e makinerisë. Përdorimi i
makinerisë nga përdoruesit e
painformuar mjaftueshëm rrit
rrezikshmërinë e zjarrndezjes,
goditjes elektrike apo lëndimit të
vetvetes si dhe të tjerëve.
•
Të mos huazohet makineria te
personat që kanë treguar se nuk
kanë eksperiencë.
•
Kur ia huazoni makinerinë
dikujt, gjithmonë jepni edhe këtë
manual udhëzimi.
• Mos i lejoni asnjëherë fëmijët,
personat me aftësi të kufizuara
fizike, ndijore ose mendore,
ose me mungesë përvoje dhe
njohurish, apo njerëzit që nuk
i njohin udhëzimet, të përdorin
makinerinë. Rregulloret lokale
mund të kufizojnë moshën e
operatorit.
• Përdoreni vetëm nëse jeni në
gjendje fizike të mirë. Kryeni
punë në mënyrë të qetë dhe
me kujdes. Përdoruesi është
përgjegjës për sigurinë e
personave dhe dëmtimet në
zonën e përdorimit.
•
Kurrë të mos përdoret kjo
makineri pas konsumit të alkoolit
ose lëndëve narkotike apo nëse
ndiheni të lodhur ose të sëmurë.
• Bëni pushim për të parandaluar
humbjen e kontrollit nga lodhja.
Rekomandohet pushimi nga 10
deri 20 minuta në çdo orë.
•
Të përdoret makineria në
pajtim me këto udhëzime,
duke konsideruar kushtet dhe
zbatimin e punës. Përdorimi i
pasynuar i makinerisë mund të
shkaktojë gjendje të rrezikshme.
•
Rregulloret kombëtare ose
vendore mund të kufizojnë
përdorimin e makinerisë.