![background image](http://html1.mh-extra.com/html/makita/dhr243/dhr243_instruction-manual_4005516019.webp)
19
8.
Gjithmonë sigurohuni që të keni mbështetje të
qëndrueshme të këmbëve.
Sigurohuni që të mos ketë njeri poshtë
ndërkohë që e përdorni pajisjen në vende të
larta.
9.
Mbajeni veglën fort me të dyja duart.
10.
Mbajini duart larg pjesëve lëvizëse.
11.
Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
vetëm duke e mbajtur në dorë.
12.
Ndërsa punoni, mos ia drejtoni veglën asnjërit
prej personave në zonë. Puntoja mund të
fluturojë dhe mund të lëndojë rëndë ndonjë
njeri.
13.
Mos e prekni punton ose pjesët afër puntos
menjëherë pas veprimit; ato mund të jenë
shumë të nxehta dhe mund t’ju djegin lëkurën.
14.
Disa materiale përmbajnë kimikate që mund të jenë
toksike. Kini kujdes që të parandaloni thithjen e
pluhurave dhe kontaktin me lëkurën. Ndiqni të
dhënat e sigurisë nga furnizuesi i materialit.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni që njohja ose familjarizimi me produktin (të
fituara nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë për
produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose mosndjekja e
rregullave të sigurisë të dhëna në këtë manual përdorimi
mund të shkaktojnë dëmtime personale serioze.
ENC007-7
UDHËZIME TË RËNDËSISHME
PËR SIGURINË
PËR KUTINË E BATERISË
1.
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni të
gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2.
Mos e hiqni kutinë e baterisë.
3.
Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
4.
Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini sytë
me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë
mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të
rezultojë në humbje të shikimit.
5.
Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e baterisë:
(1)
Mos i prekni polet me materiale të tjera
përcjellëse.
(2)
Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë në
një kuti me objekte të tjera metalike, si
gozhdë, monedha etj.
(3)
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë
ose shi.
Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë
qarkullim të madh të rrymës elektrike,
mbinxehje, djegie të mundshme dhe madje
prishje.
6.
Mos e ruani pajisjen dhe kutinë e baterisë në
vende ku temperatura mund të arrijë ose
tejkalojë 50
゚
C (122
゚
F).
7.
Mos e digjni kutinë e baterisë, edhe nëse
është shumë e dëmtuar ose është konsumuar
plotësisht. Kutia e baterisë mund të
shpërthejë në zjarr.
8.
Bëni kujdes që të mos e rrëzoni ose ta godisni
baterinë.
9.
Mos përdorni bateri të dëmtuar.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
Këshilla për të ruajtur jetëgjatësinë
maksimale të baterisë
1.
Ngarkojeni baterinë përpara se të shkarkohet
plotësisht.
Gjithmonë ndaloni punën me pajisjen dhe
ngarkoni baterinë kur vëreni ulje të fuqisë së
pajisjes.
2.
Asnjëherë mos e ringarkoni baterinë e
ngarkuar plotësisht.
Mbingarkimi shkurton jetëgjatësinë e
shërbimit të baterisë.
3.
Ngarkojeni baterinë në temperaturën e
dhomës në 10
゚
C-40
゚
C (50
゚
F - 104
゚
F).
Lëreni kutinë e nxehtë të baterisë të ftohet
përpara se ta ngarkoni atë.
4.
Ngarkojeni baterinë një herë në gjashtë muaj
nëse nuk e përdorni për një kohë të gjatë.