12
•
Asnjëherë mos ushtroni forcë të tepërt në vegël.
Presioni i tepërt mund të ulë efikasitetin e
smerilimit, mund të dëmtojë letrën abrazive ose të
shkurtojë jetëgjatësinë e veglës.
Kur të përdorni veglën, mbajeni fort me njërën dorë te
doreza e çelësit dhe me dorën tjetër te mbajtësja e
përparme. Ndizni veglën dhe prisni derisa ajo të marrë
shpejtësinë e plotë. Më pas vendoseni veglën me
ngadalë në sipërfaqen e materialit. Mbajeni pllakën
ngjitur me materialin dhe ushtroni presion të lehtë mbi
vegël.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe të jetë
hequr nga korrenti përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
•
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe BESUESHMËRINË,
riparimet, inspektimet dhe zëvendësimet e
karbonçinave dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër
duhen kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të
Makita-s, duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të
Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
•
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen për
përdorim me veglën Makita të përcaktuar në këtë
manual. Përdorimi i aksesorëve apo shtojcave të
tjera ndryshe nga këto mund të përbëjë rrezik
lëndimi. Aksesorët ose shtojcat përdorini vetëm
për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me
aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
•
Letër abrazive (me vrima të shpuara paraprakisht)
•
Letër abrazive e llojit Vecro (me vrima të bëra
paraprakisht me presë)
•
Bashkuesja 25 (për të lidhur fshesën me korrent)
•
Qese pluhuri prej letre
•
Mbajtësi i qeses së pluhurit prej letre
SHËNIM:
•
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund
të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.