![Makita 9046 Instruction Manual Download Page 11](http://html.mh-extra.com/html/makita/9046/9046_instruction-manual_231350011.webp)
11
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo t'i
kontrolloni funksionet.
Veprimi i ndërrimit
Fig.1
KUJDES:
•
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
Për përdorim të vazhdueshëm, tërhiqni çelësin dhe më
pas shtypni butonin e bllokimit.
Për ta ndaluar veglën nga pozicioni i bllokimit, tërhiqni
plotësisht çelësin dhe më pas lëshojeni.
Mbajtësja e përparme
Fig.2
Pozicioni i mbajtëses së përparme mund të ndryshohet
me 90°. Tërhiqeni mbajtësen e përparme dhe kthejeni
në pozicionin e dëshiruar.
MONTIMI
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë
mbi të.
Instalimi ose heqja e letrës abrazive.
Për letër abrazive të tipit konvencional me vrima të
shpuara paraprakisht (pajisje standarde):
Rrotullojeni levën shtrënguese në drejtim kundërorar.
Futeni skajin fundor të letrës në morsë duke i radhitur
vrimat e letrës me ato që ndodhen në pllakë. Më pas
rikthejeni levën shtrënguese në pozicionin fillestar për të
fiksuar letrën. Përsërisni të njëjtin proces për skajin
tjetër të veglës duke ruajtur tendosjen e duhur të letrës.
Hapja
1
2
3
003307
Fig.3
Mbi përdorimin e letrës abrazive të llojit Vecro
(aksesor)
Fig.4
Hiqni gjithë pluhurin ose materialet e huaja nga pllaka.
Vendosni letrën në pllakë duke bashkërenditur vrimat në
letër me ato në pllakë.
KUJDES:
•
Përdorni gjithmonë letra abrazive të llojit Vecro. Mos
përdorni letra abrazive të ndjeshme ndaj trysnisë.
Qese e pluhurit
Fig.5
Për të vendosur qesen e pluhurit vendoseni shenjën
në portën hyrëse të qeses drejt shenjës
në
hundëzën e pluhurit të veglës dhe përshtateni portën
hyrëse në hundëzën e pluhurit. Më pas kthejeni qesen e
letrës në drejtim orar për ta fiksuar në vend.
Për rezultate më të mira, boshatisni qesen e pluhurit kur
ajo është gjysmë e mbushur, duke e goditur lehtësisht
për të derdhur sa më shumë pluhur të jetë e mundur.
Për të hequr qesen e pluhurit ndiqni procedurën e
kundërt të vendosjes së saj.
Vendosja e qeses së pluhurit prej letre
(aksesor opsional)
Fig.6
Vendosni qesen prej letre të pluhurit në mbajtësen e
qeses së pluhurit me pjesën e përparme të drejtuar nga
lart. Vendosni kartonin fiksues të qeses prej letre të
pluhurit në kanalin e mbajtëses së qeses prej letre të
pluhurit.
Më pas shtypni pjesën e sipërme të kartonit fiksues në
drejtim të shigjetës për ta futur në kapëse.
Fig.7
Vendosni gjuhëzën e qeses prej letre të pluhurit në
udhëzuesin e mbajtëses së qeses prej letre të pluhurit.
Më pas instaloni grupin e mbajtëses së qeses prej letre
të pluhurit në vegël.
Fig.8
Fig.9
SHËNIM:
•
Nëse në këtë vegël lidhni një fshesë me korrent
Makita, puna e kryer mund të rezultojë më efikase
dhe më e pastër.
PËRDORIMI
Punime smerilimi
Fig.10
KUJDES:
•
Asnjëherë mos e vini veglën në punë pa letrën
abrazive. Kështu mund të dëmtoni seriozisht
pllakën.
•
Mos e bllokoni ajrosësin e motorit duke vendosur
gishtin apo dorën.
1. Lloji tradicional i
letrës abrazive
2. Leva
mbërthyese
3. Bllok