22
punës, si në prerje për së gjati ose në ato të
tërthorta. KURRË mos përdorni vegla me
mbrojtëse disku me defekt ose ta siguroni
mbrojtësen e diskut me litar apo tel etj. Çdo
veprim i parregullt i mbrojtëses së diskut
duhet të korrigjohet menjëherë.
13.
Rilidhni mbrojtësen dhe thikën ndarëse
menjëherë pas përfundimit të veprimit, i cili
kërkon heqjen e mbrojtëses.
14.
Mos prisni objekte metalike, si gozhdë ose
vida. Kontrolloni dhe hiqni të gjitha gozhdët,
vidat dhe materialet e tjera të huaja nga
materiali i punës përpara përdorimit.
15.
Hiqni nga tavolina çelësat, pjesët prerëse etj.
përpara se të ndizni çelësin.
16.
ASNJËHERË mos mbani doreza gjatë punës.
17.
Mbajini duart jashtë vijës së lëvizjes së diskut
të sharrës.
18.
ASNJËHERË mos qëndroni ose lejoni dikë
tjetër të qëndrojë në drejtimin e lëvizjes së
diskut të sharrës.
19.
Sigurohuni që disku nuk e prek thikën
ndarëse ose materialin e punës përpara se të
ndizet çelësi.
20.
Përpara se të përdorni veglën mbi një material
të vërtetë, lëreni të punojë për pak kohë.
Shikoni për dridhje ose lëkundje që mund të
tregojnë instalim të gabuar ose disk të
pabalancuar mirë.
21.
Vegla nuk duhet të përdoret për hapjen e
kanaleve, thellimeve ose brazdave.
22.
Zëvendësojeni manikotën kur të jetë
konsumuar.
23.
ASNJËHERË mos bëni rregullime kur vegla
është në punë. Shkëputeni veglën përpara se
të bëni ndonjë rregullim.
24.
Përdorni shufër për shtyrje kur të kërkohet.
Shufrat për shtyrje DUHET të përdoren për
hapjen e kanaleve në materiale të ngushta, në
mënyrë që t’i mbani duart dhe gishtat larg
fletës.
25.
Gjithmonë ruajeni shufrën për shtyrje kur nuk
është duke u përdorur.
26.
Kushtojini vëmendje të veçantë udhëzimeve
për të pakësuar rrezikun e ZMBRAPSJEVE.
ZMBRAPSJA është reagim i papritur i një
disku të bllokuar, të ngecur ose që ka ecur
shtrembër. ZMBRAPSJA shkakton daljen e
materialit nga vegla drejt punëtorit.
ZMBRAPSJET MUND TË SHKAKTOJNË
LËNDIM TË RËNDË PERSONAL. Shmangni
ZMBRAPSJET duke e mbajtur diskun të
mprehtë, duke e mbajtur rigën drejtuese
paralele me thikën ndarëse dhe mbrojtësen e
diskut në vend dhe duke funksionuar siç
duhet, duke mos e lëshuar materialin e punës
derisa ta keni shtyrë të gjithin në disk dhe
duke mos hapur kanale në një material të
përdredhur ose të shtrembëruar ose që nuk
ka pjesë anësore të drejtë që të ecë sipas
rigës drejtuese.
27.
Mos bëni veprime me dorë të lirë. Veprimi me
dorë të lirë është përdorimi i duarve për të
mbështetur ose drejtuar materialin e punës,
në vend që të përdorni rigën drejtuese ose
vizore tipografike për këndet.
28.
ASNJËHERË mos u afroni anës ose sipër
diskut. ASNJËHERË mos u afroni te materiali i
punës derisa disku i sharrës të ketë ndaluar
plotësisht.
29.
Shmangni shtyrjen e menjëhershme e të
shpejtë të materialit. Shtyjeni sa më ngadalë
të jetë e mundur kur prisni materiale të forta.
Mos e përthyeni ose përdridhni materialin e
punës ndërkohë që shtyni veglën. Nëse ndalni
ose ngecni diskun në material, fikeni veglën
menjëherë. Hiqni veglën nga priza. Pastaj
pastroni bllokimin.
30.
ASNJËHERË mos hiqni copëza të prera pranë
diskut ose të prekni mbrojtësen e diskut
ndërkohë që fleta është duke punuar.
31.
Hiqni nyjat e lira nga materiali PËRPARA se të
filloni prerjen.
32.
Mos e keqpërdorni kordonin. Asnjëherë mos e
tërhiqni me forcë kordonin për ta hequr nga
priza. Mbajeni kordonin larg nxehtësisë,
lubrifikantit, ujit dhe pjesëve të mprehta.
33.
Disa pluhura të krijuara nga veprimi
përmbajnë kimikate që shkaktojnë kancer,
çrregullime në lindje dhe dëmtime të tjera në
lidhje me riprodhimit. Disa shembuj të këtyre
kimikateteve janë:
−
plumb nga materiali i lyer me produkt me
bazë plumbi dhe
−
arseniku dhe kromi nga materiali prej
druri i trajtuar kimikisht.
−
Rreziku ndaj këtyre ekspozimeve varion
në varësi të shpeshtësisë së kryerjes së
këtij lloji pune. Për të pakësuar
ekspozimin ndaj këtyre kimikateve:
punoni në ambient të ajrosur mirë dhe
punoni me pajisje sigurie të miratuara, siç
janë maskat kundër pluhurit që janë
projektuar enkas për të filtruar pjesëzat
mikroskopike.
34.
Kur e përdorni veglën në ambiente të
brendshme, lidheni gjithmonë veglën me një
sistem të jashtëm për nxjerrjen e pluhurit.
Ndizni sistemin e nxjerrjes së pluhurit përpara
se të nisni veglën.
35.
Mbrojtësja mund të ngrihet gjatë vendosjes së
materialit dhe për lehtësi pastrimi. Sigurohuni
gjithmonë që mbulesa e mbrojtëses të jetë e
ulur dhe rrafsh kundrejt tavolinës së sharrës
përpara se të futni spinën e veglës ne prizë.