26
KUJDES:
•
Mos lini që sipërfaqja e flanxhës të mbledhë
pluhur ose materiale të tjera, kjo mund të
shkaktojë shkarjen e diskut. Sigurohuni që disku të
instalohet në mënyrë të tillë që dhëmbët të jenë të
bashkërenditur nga drejtimi i prerjes (kthimit).
Për ta siguruar diskun në vend, mbajeni flanxhën e
jashtme me çelës, më pas shtrëngoni bulonin
hekzagonal në drejtim kundërorar me çelësin
hekzagonal. SIGUROHUNI QË TA SHTRËNGONI
BULONIN HEKZAGONAL NË MËNYRË TË SIGURT.
Fig.12
KUJDES:
•
Sigurohuni që ta mbani bulonin hekzagonal me
kujdes me anë të çelësit hekzagonal. Nëse ju bie
nga dora, çelësi hekzagonal mund të dalë nga
buloni hekzagonal dhe dora juaj mund të përplaset
me anët e mprehta të diskut.
Instalimi i mbrojtëses së diskut
KUJDES:
•
Përpara se të instaloni mbrojtësen e diskut, rregulloni
thellësinë e prerjes në ngritjen e saj maksimale.
Fig.13
Fig.14
Vendosni mbrojtësen e diskut në kanalin e thikës
ndarëse. Siguroni mbrojtësen e diskut duke rrotulluar
levën në mbrojtësen e diskut.
KUJDES:
•
Nëse disku dhe thika ndarëse nuk janë
bashkërenditur siç duhet, gjatë punës mund të
ndodhë ndonjë pickim i rrezikshëm. Sigurohuni që
të jenë bashkërenditur siç duhet. Mund të pësoni
dëmtime të rënda trupore gjatë përdorimit të
veglës nëse thika ndarëse nuk është
bashkërenditur siç duhet.
•
Nëse, për ndonjë arsye, nuk janë të
bashkërenditura, çojeni për ta riparuar te qendra e
autorizuar e shërbimit e Makita-s.
•
Mos e hiqni thikën ndarëse.
Fig.15
Duhet të ketë një hapësirë prej 4–5 mm ndërmjet thikës
ndarëse dhe dhëmbëve të diskut. Rregullojeni thikën
ndarëse siç duhet dhe shtrëngoni fort dadon
hekzagonale. Montoni manikotën në tavolinë, më pas
kontrolloni nëse mbrojtësja e diskut funksionon pa
probleme përpara se të nisni prerjen.
Instalimi dhe rregullimi i rigës drejtuese
Fig.16
Instaloni rigën drejtuese në tavolinë në mënyrë që mbajtësja
e rigës drejtuese të bllokohet te shina udhëzuese.
Shtrëngoni fort çelësin e rigës drejtuese në drejtim orar.
Fig.17
Për të kontrolluar se riga drejtuese është paralele me
diskun, largoni rigën drejtuese 2-3 mm nga disku.
Ngrijeni diskun lart deri në maksimum. Matni distancën
(A) dhe (B) ndërmjet rigës drejtuese dhe diskut. Këto dy
matje duhet të jenë identike.
Nëse riga drejtuese nuk është paralele me diskun,
kryeni veprimet e mëposhtme;
1.
Lironi çelësin e rigës drejtuese.
2. Rregulloni boshtin lëvizës derisa të jetë paralel
me diskun.
3. Shtrëngoni
çelësin.
KUJDES:
•
Sigurohuni që riga drejtuese të jetë paralele me
diskun, përndryshe mund të ndodhë zmbrapsje e
rrezikshme.
Lidhja me fshesën me korrent
Fig.18
Pastrimi mund të kryhet duke e lidhur veglën me një
fshesë me korrent ose me një thithës pluhuri Makita.
PËRDORIMI
KUJDES:
•
Gjithmonë përdorni “mjete ndihmëse” si shkopinj
shtytës ose copa druri shtytëse nëse ekziston rreziku
që gishtat ose duart tuaja të afrohen me diskun.
•
Mbajeni gjithmonë fort materialin, boshtin lëvizës
ose matësin për prerjen tërthore mbi tavolinë. Mos
e përkulni ose përdridhni atë gjatë kohës që
furnizohet vegla. Nëse materiali është i përkulur
ose i përdredhur mund të ndodhin zmbrapsje të
rrezikshme.
•
Mos e tërhiqni KURRË materialin ndërkohë që
disku është në punë. Nëse duhet ta tërhiqni
materialin para se të përfundojë prerja, në fillim
fikni veglën duke mbajtur fort materialin. Prisni
derisa disku të ketë ndaluar krejtësisht përpara se
ta tërhiqni materialin e punës. Nëse nuk veproni
kështu, mund të ketë zmbrapsje të rrezikshme.
•
Mos e hiqni KURRË materialin e prerë ndërkohë
që disku është në punë.
•
Mos i vendosni KURRË duart ose gishtërinjtë
përpara diskut të sharrës. Tregoni kujdes të
veçantë me prerjet në buzë.
•
Gjithmonë siguroni fort boshtin lëvizës përndryshe
mund të ketë zmbrapsje të rrezikshme.
•
Përdorni gjithmonë “mjete ndihmëse” si shkopinj
shtytës ose copa druri shtytëse kur prisni e prisni
materialin në copa të vogla ose të ngushta.
Mjetet ndihmëse
Shkopinj shtytës ose dërrasa shtytëse ose kufizuesi i
ndihmës janë lloje të “mjeteve ndihmëse”. Përdorini për
të bërë prerje të sigurta pa qenë nevoja që përdoruesi të
bjerë në kontakt me diskun në asnjë pjesë të trupit të tij.