
28
Shqip
Montimi
(shih faqen 34)
Udhëzime sigurie
Duhen mbajtur pajime personale mbrojtëse (PPM) (këpucë sigurie, doreza etj.)
Ndryshimet e mëdha të presionit mes lidhjeve të ujit të ftohtë dhe atij të ngrohtë
duhen ekuilibruar.
Lidhja me rrjetin elektrik
Gjatë instalimit elektrik duhen respektuar normat përkatëse të VDE-së, të shtetit
dhe të EVU-së në verzionin e tyre aktual
Punimet e instalimit dhe të kontrollit duhet të realizohen nga një elektricist i
autorizuar, duke marrë në konsideratë standardin DIN VDE 0100 Pjesa
701 dhe standardin IEC 60364-7-701.
Sigurimi duhet të kryhet nëpërmjet një pajisjeje mbrojtëse kundër rrjedhjes së
rrymës (RCD/ FI) me një vlerësim të rrymës diferenciale ≤ 30mA.
Mbrojtja duhet të kontrollohet në hapësira të rregullta kohore për funksionimin e
tij.
Temperatura e ambientit nuk duhet të jetë më e lartë se 50 ºC.
Udhëzime për montimin
• Përpara montimit duhet që produkti të kontrollohet për dëmtime nga transporti.
Pas instalimit nuk do të njihet asnjë dëmtim nga transporti ose dëmtim i
sipërfaqes.
• Tubacionet dhe rubinetet duhet që të montohen, të shpëlahen dhe të
kontrollohen sipas standardeve në fuqi
• Duhet të respektohen linjat udhëzuese të instalimit, të vlefshme për vendet
respektive.
• Gjatë montimit të produktit nga teknikët e specializuar duhet mbajtur parasysh
që sipërfaqja e montimit gjendet brenda zonës së përgjithshme të planit të
montimit (nuk ka vendbashkime të dala ose mospërputhje të pllakave), që
struktura e murit është e përshtatshme për montimin e produktit dhe që nuk
paraqet asnjë pikë të dobët.
• Të gjitha punët duhet të bëhen vetëm në një gjendje pa ushqim me tension.
• Tërhiqeni kabullin e lëvruar të lidhjes #10504118 me ndihmën e një pajisje për
tërheqjen e kabullit në tubin bosh (EN 20).
• Për montimin lejohet që të përdoret vetëm material i standardizuar.
• Të gjithë komponentët duhet të jenë të arritshëm.
• Në afërsi nuk duhet të ndodhen materiale që ndizen lehtë.
• Vendi i montimit të iBox Control duhet të jetë i arritshëm në çdo kohë dhe jashtë
zonës 0 dhe 1.Rrugëkalimet e ujit deri te instalimet duhet të jenë sa më të
shkurtra (gjatësia e tubit < 7 m).
Trafo
Njësia e ushqimit duhet të instalohet në një kuti shkarkimi > Ø 60 mm (versioni i
thellë).Kjo kuti shkarkimi lidhet me zonën e instalimit për iBox Control përmes
një tubi bosh EN 20.
Furnizimi me tension 12 V DC SELV duhet që të kryhet vetëm nëpërmjet
transformatorit të dërguar të llojit 30335810. Transformatori duhet të instalohet
jashtë zonës 0, 1 dhe 2, në një kuti shpërndarëse, nën murore, të ndërtuar dhe
me mbrojtje kundër goditjes elektrike.
Tensioni i rrjetit prej 100 - 240 V AC 50 - 60 Hz nga ana e montimit duhet që
të kryhet përmes një mekanizmi ndarës (p.sh. një çelës me shumë pole në
përputhje me EN 60335-1 pika 24.3), si dhe përmes një automati diferencial
(RCD / FI) me një rrymë diference të matur ≤ 30 mA.
Të dhëna teknike
Presioni gjatë punës
maks. 1 MPa
Presioni i rekomanduar:
0,13 - 0,5 MPa
Presioni për provë:
1,6 MPa
(1 MPa = 10 bar = 147 PSI)
Temperatura e ujit të ngrohtë
maks. 60°C
Temperatura e rekomanduar e ujit të ngrohtë:
45°C
Lidhjet:
Rp 1/2
Etiketa e modelit:
shih faqen 37
Produkti është projektuar ekskluzivisht për ujë të pijshëm!
Dezinfektim Termik
Dezinfektimi termal në përputhje me fletën e punës DVGW W 551 (≥ 70°C /
> 3 min) mund të kryhet vetëm nga personel i trajnuar.
Montimi Kompleti bazë RainPad
(shih faqen 35)
Fig. 6
Patinoni skeletin kryesor të integruar dhe të provuar ose mbulojeni atë me sisteme
të veshjes së murit gjatë instalimit të murit të përparmë.
Fig. 7
pas tharjes së murit të suvatuar duhen mbyllur me silikon (pa acid uthulle!)
hapësirat me murit dhe kutisë plastike të iBox-it.
Fig. 8
Lyeni murin me PCI-Lagostum ose me ndonjë lëndë të ngjashme izoluese.
Fig. 9
Vini manshetën izoluese mbi kutinë plastike të iBox Control dhe shtypeni në
ngjitësin dhe silikonin.
Mansheta izoluese nuk duhet ngjitur me ngjitës të nxehtë.
Riparimi
Vetëm nga stafi teknik i Hansgrohe ose nga personat ose firmat e autorizuara nga
Hansgrohe.
Hedhja e baterive-mbetje dhe e pajisjeve të
vjetra elektrike dhe elektronike
(gjen zbatim në
Bashkimin Evropian dhe në shtete të tjera evropiane me
sisteme të diferencuara grumbullimi).
Ky simbol mbi bateri, produkt apo paketim tregon se bateria apo produkti nuk
administrohet si mbetje shtëpiake. Duke u siguruar që bateria apo produkti të
hidhen në formën e duhur, ju ndihmoni në parandalimin e pasojave të mundshme
negative ndaj mjedisit dhe shëndetit të njeriut. Riciklimi i materialeve ndihmon në
ruajtjen e burimeve natyrore. Për t'u siguruar që bateria apo produkti të
administrohet siç duhet, dorëzojeni produkti në fund të ciklit jetik në pikën
përkatëse të grumbullimit për riciklimin e baterive dhe të pajisjeve elektrike e
elektronike. Për më shumë informacion të detajuar rreth riciklimit të këtij produkti
apo baterie, jeni të lutur të kontaktoni zyrën tuaj të shërbimit qytetar, shërbimin tuaj
të hedhjes së mbeturinave shtëpiake ose dyqanin ku e keni blerë produktin.
Përshkrimi i simbolit
Mos përdorni silikon që në përbërje ka acid acetik.
Përmasat
(shih faqen 36)
Diagrami i qarkullimit
(shih faqen 33)
Pjesët e servisit
(shih faqen 37)
Shembuj të montimit
(shih faqen 32)
i
Summary of Contents for RainPad iBox Control 15853180
Page 35: ...35 PCI Lastogum max min min 55 max min max 83 r 100 6 7 8 9...
Page 38: ...38...
Page 39: ...39...