28
Shqip
Montimi
(shih faqen 33)
Udhëzime sigurie
Për të evituar lëndimet e pickimeve ose të prerjeve gjatë procesit të montimit
duhet që të vishni doreza.
Produkti duhet të përdoret vetëm qëllimet e banjave, të higjienës dhe të larjes së
trupit.
Mbajtësja e kokës së dushit është projektuar vetëm për mbajtjen e kokës së
dushit dhe nuk duhet që të rëndohet me objekte të tjera!
Fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara fizike, mendore dhe/ose ndijuese nuk
duhet ta përdorin produktin pa qenë nën mbikëqyrje. Personat që janë nën
ndikimin e drogave ose të alkoolit nuk duhet ta përdorin produktin.
Kontakti i valëve të dushit me pjesët e ndjeshme të trupit (p.sh. me sytë) duhet që
të shmanget. Midis dushit dhe trupit duhet që të mbahet një distancë e
mjaftueshme.
Produkti nuk duhet të përdoret si dorëze mbajtëse. Duhet të montohet një dorezë
mbajtëse e veçantë
Ndryshimet e mëdha të presionit mes lidhjeve të ujit të ftohtë dhe atij të ngrohtë
duhen ekuilibruar.
Udhëzime për montimin
• Përpara montimit duhet që produkti të kontrollohet për dëmtime nga transporti.
Pas instalimit nuk do të njihet asnjë dëmtim nga transporti ose dëmtim i
sipërfaqes.
• Tubacionet dhe rubinetet duhet që të montohen, të shpëlahen dhe të
kontrollohen sipas standardeve në fuqi
• Duhet të respektohen linjat udhëzuese të instalimit, të vlefshme për vendet
respektive.
• Përmasat e montimit të cekura në udhëzimin teknik të montimit janë ideale për
persona me gjatësi afro 1800 mm (180 cm) dhe eventualisht duhen përshtatur.
Këtu duhet pasur parasysh që me ndryshimin e lartësisë së montimit, ndryshon
edhe lartësia e cekur minimale si dhe ndryshimi i përmasave të lidhjeve.
• Gjatë montimit të produktit nga teknikët e specializuar duhet mbajtur parasysh
që sipërfaqja e montimit gjendet brenda zonës së përgjithshme të planit të
montimit (nuk ka vendbashkime të dala ose mospërputhje të pllakave), që
struktura e murit është e përshtatshme për montimin e produktit dhe që nuk
paraqet asnjë pikë të dobët.
• Filtri i bashkëngjitur duhet montuar për të evituar thithjen e ndotjeve nga rrjeti i
ujësjellësit. Papastërtitë mund të dëmtojnë pjesë funksionale të dorezës.
Hansgrohe nuk merr përgjegjësinë për dëmet e shkaktuara në këtë mënyrë.
Të dhëna teknike
Presioni gjatë punës
maks. 1 MPa
Presioni i rekomanduar:
0,22 - 0,5 MPa
Presioni për provë:
1,6 MPa
(1 MPa = 10 bar = 147 PSI)
Temperatura e ujit të ngrohtë
maks. 60°C
Përmasat e lidhjeve:
150±12 mm
Lidhjet G 1/2:
i ftohtë djathtas - i ngrohtë majtas
Dezinfektim Termik:
70°C / 4 min
• Siguresa kundër rrjedhjes në drejtim të kundërt
• Produkti është projektuar ekskluzivisht për ujë të pijshëm!
Përshkrimi i simbolit
Mos përdorni silikon që në përbërje ka acid acetik.
Funksionet e sigurisë
(shih faqen 35)
Falë Safety Function mund të përcaktohet temperatura maksimale e dëshiruar, p.sh.
42 ºC.
Justimi
(shih faqen 34)
Pas montimit duhet kontrolluar temperatura në dalje e termostatit. Korrigjimet janë të
nevojshme, nëse temperatura e matur në pikën e rrjedhjes së ujit nuk është e njëjtë
me temperaturën e përcaktuar në termostat.
Mirëmbajtja
(shih faqen 42)
• Penguesit e rrjedhjes në drejtim të kundërt duhen kontrolluar rregullisht në bazë
të normave EN 806-5 konform normave nacionale dhe regjionale (së paku një
herë në vit).
• Për të lehtësuar përdorimin e njësisë rregulluese, termostati do të duhej çuar herë
pas here nga shumë i ngrohtë në shumë të ftohtë.
Përmasat
(shih faqen 38)
Diagrami i qarkullimit
(shih faqen 38)
Spërkatësja e dorës
Spërkatësja për kokën (Rain)
Spërkatësja për kokën (Rainflow)
Pjesët e servisit
(shih faqen 37)
Pajisje të posaçme
(nuk përfshihet në vëllimin e furnizimit)
• Seti i montimit këndor #27999000 (shih faqen 37)
Pastrimi
(shih faqen 40)
Përdorimi
(shih faqen 36)
Shenja e kontrollit
(shih faqen 44)
Summary of Contents for Raindance Lift 27008000
Page 34: ...34 7 8 1 2 SW 10 mm 9 1 2 3 1 2 1 2 1 2...
Page 35: ...35 2 SW 3 mm 1 z B 42 C for example 42 C 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 SW 3 mm 2 Nm 1 2 1 2 12...
Page 36: ...36 40 C 200 mm 40 100 N...
Page 39: ...G 265 420 260 625 1800 2138 330 365 39...
Page 41: ...41 3 4 5 6 1 2 SW 5 mm 3 SW 5 mm 2 Nm...
Page 42: ...2 SW 10 mm 8 1 2 SW 10 mm 7 2 SW 24 mm 5 6 SW 24 mm 3 4 1 1 3 4 42...
Page 43: ...43...