![Gardena 5031 D Operating Instructions Manual Download Page 295](http://html1.mh-extra.com/html/gardena/5031-d/5031-d_operating-instructions-manual_3770890295.webp)
Udhëzime të përgjithshme sigurie
Siguria elektrike
• Goditje elektrike!
• Rrezik lëndimi për shkak të goditjes
elektrike.
• Produkti duhet të furnizohet përmes një
pajisjeje rryme mbetëse (RCD), e cila ka
rrymë nominale mbetëse pune jo më të
madhe se 30 mA.
• Goditje elektrike!
• Rrezik lëndimi për shkak të goditjes
elektrike.
• Shkëputni produktin nga rrjeti para se të
kryeni mirëmbajtje ose të ndërroni pjesët.
Si rrjedhojë, priza e shkëputur duhet të
jetë në diapazonin e shikimit.
Kabllot
Nëse përdoren zgjatues, duhet të plotësojnë minimumin e
karakteristikave në tabelën e mëposhtme:
Tensioni
Gjatësia e kabl-
los
Prerja tërthore
220 - 240 V / 50
Hz
Deri në 20 m
1,5 mm
2
220 - 240 V / 50
Hz
20 - 50 m
2,5 mm
2
1. Kabllot e linjës elektrike dhe zgjatuesit disponohen nga
qendra lokale e miratuar e shërbimit.
2. Përdorni vetëm zgjatues të krijuar posaçërisht për
përdorim të jashtëm dhe që pajtohen me një nga
specifikimet e mëposhtme: Gomë e zakonshme
(60245 IEC 53), poliviniklorid i zakonshëm (60227 IEC
53) ose PCP e zakonshme (60245 IEC 57)
3. Nëse dëmtohet përcjellësi i lidhjes së shkurtër, për të
shmangur rreziqet duhet ndërruar nga prodhuesi, nga
agjenti i tij i shërbimit apo nga persona të tjerë me
kualifikim të ngjashëm.
Trajnimi
1. Lexojini udhëzimet me kujdes. Njihuni me komandat
dhe përdorimin e duhur të makinerisë.
2. Mos i lejoni kurrë fëmijët ose personat që nuk i njohin
këto udhëzime të përdorin pajisjen. Rregullat vendore
mund të kufizojnë moshën e përdoruesit.
3. Mos e përdorni kurrë pajisjen nëse ka njerëz pranë,
sidomos fëmijë apo kafshë shtëpiake.
4. Kini parasysh se përdoruesi është përgjegjës për
aksidentet ose rreziqet ndaj të cilave ekspozohen
personat e tjerë ose prona e tyre.
Përgatitja
1. Gjatë përdorimit të makinerisë vishni gjithmonë këpucë
të forta dhe pantallona të gjata. Mos e përdorni
pajisjen kur jeni zbathur apo kur keni veshur sandale të
hapura. Shmangni veshjen e rrobave të gjera ose me
penj ose fije që varen.
2. Inspektojeni me kujdes zonën ku do të përdoret
makineria dhe hiqni të gjitha objektet që mund të
flaken prej saj.
3. Përpara përdorimit, kontrolloni gjithmonë me sy për të
parë nëse tehu, buloni dhe grupi i tij nuk janë
konsumuar ose dëmtuar. Për të ruajtur ekuilibrin,
ndërrojini në grup komponentët e konsumuar ose të
dëmtuar. Ndërroni etiketat e dëmtuara ose të
palexueshme.
4. Përpara përdorimit, kontrolloni kordonin elektrik dhe
zgjatuesin për shenja dëmtimi ose konsumimi. Nëse
kordoni dëmtohet gjatë përdorimit, shkëputeni
menjëherë nga rryma. MOS E PREKNI KORDONIN
PËRPARA SE TA SHKËPUTNI NGA RRYMA. Mos e
përdorni pajisjen nëse kordoni është dëmtuar ose
konsumuar.
Përdorimi
1. Përdoreni makinerinë vetëm gjatë ditës ose në kushte
të mira ndriçimi artificial.
2. Shmangni përdorimin e makinerisë në bar të lagur.
3. Siguroni mbështetje të mirë të këmbëve në zona të
pjerrëta.
4. Ecni, mos vraponi asnjëherë.
5. Kositni përmes faqeve të pjerrinave, asnjëherë lart e
poshtë.
6. Bëni kujdes të veçantë kur ndryshoni drejtimin në
zonat e pjerrëta.
7. Mos kositni në zona me pjerrësi shumë të madhe.
8. Tregoni shumë kujdes kur ndryshoni drejtimin e
makinerisë ose kur e tërhiqni drejt vetes.
9. Ndaloni tehet nëse makineria duhet anuar për
transportim, kur kaloni në sipërfaqe ku nuk ka bar dhe
kur e transportoni nga zona apo për në zonën e
përdorimit.
10. Mos e përdorni kurrë makinerinë me mbrojtëse
defektive ose pa montuar në vendin e duhur pajisje
sigurie, për shembull pajisjet shmangëse dhe/ose
mbledhësen e barit.
11. Ndizeni motorin me kujdes sipas udhëzimeve dhe me
këmbët larg teheve.
12. Mos e anoni makinerinë kur ndizni motorin, përveçse
kur makineria duhet të anohet për t’u ndezur. Në këtë
rast mos e anoni më shumë nga sa është e patjetër
nevojshme dhe ngrini vetëm pjesën që është larg
përdoruesit.
32 - 001 -
295
Summary of Contents for 5031 D
Page 181: ...8 16 GARDENA 20 32 001 181...
Page 183: ...1 2 3 4 1 2 3 4 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 1 2 32 001 183...
Page 184: ...3 4 5 6 7 EN60335 polybag 184 32 001...
Page 185: ...2 2 1 1 1 2 2 3 2 1 5 5 6 4 3 1 15 4 S 2 4 1 3 5 4 3 6 5 5 6 32 001 185...
Page 188: ...9 11 22 1 22 2 9 11 3 4 9 5 22 6 9 11 7 1 m 23 1 2 23 1 2 188 32 001...
Page 194: ...8 16 GARDENA 20 194 32 001...
Page 196: ...1 2 3 4 1 2 3 4 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 1 196 32 001...
Page 197: ...2 3 4 5 6 7 EN60335 32 001 197...
Page 198: ...2 2 1 1 1 2 2 3 2 1 5 5 6 4 3 1 15 4 S 2 4 1 3 5 4 3 6 5 5 6 198 32 001...
Page 201: ...1 22 2 9 11 3 4 9 5 22 6 9 11 7 1 23 1 2 23 1 2 32 001 201...
Page 243: ...8 16 GARDENA 20 32 001 243...
Page 245: ...10 11 12 13 14 15 16 1 2 3 4 5 6 7 32 001 245...
Page 246: ...EN60335 2 2 1 1 1 2 2 3 2 246 32 001...
Page 247: ...1 5 5 6 4 3 1 15 4 S 2 4 1 3 5 4 3 6 5 5 6 7 8 1 7 8 2 7 9 10 11 C 1 2 10 9 3 11 10 32 001 247...
Page 250: ...23 1 2 23 1 2 1 2 3 4 RL2012 19 EC 250 32 001...
Page 254: ...GARDENA Manufacturing GmbH 2 GARDENA Manufacturing GmbH GARDENA GARDENA 254 32 001...
Page 280: ...8 16 GARDENA 20 280 32 001...
Page 282: ...1 2 3 4 1 2 3 4 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 1 2 3 4 282 32 001...
Page 283: ...5 6 7 EN60335 32 001 283...
Page 284: ...2 2 1 1 1 2 2 3 2 1 5 5 6 4 3 1 15 4 S 2 4 1 3 5 4 3 6 5 5 6 284 32 001...
Page 287: ...9 11 22 1 22 2 9 11 3 4 9 5 22 6 9 11 7 1 23 1 2 23 1 2 32 001 287...
Page 289: ...GARDENA GARDENA GARDENA GARDENA GARDENA GARDENA GARDENA 5031 W 1100 V 230 Hz 50 32 001 289...
Page 292: ...GARDENA GARDENA 292 32 001...
Page 341: ...32 001 341...
Page 342: ...342 32 001...
Page 343: ...32 001 343...